Barbarët janë rehat.
Prishin me lehtësi dhe kënaqësi të pamasë çdo shenjë që ka mbetur nga e kaluara. Shkollat, librat edhe vetë historia janë të padobishme për barbarinë, ndaj dhe shkatërrohen me qejf të madh. Ata djegin pyje e presin pemë pa e vrarë mendjen fare për ligjet e robit në tokë e të Zotit të qiell. Gërryejnë lumenj e shkatërrojnë territorin e përbashkët me beton e hekur, pa e vrarë mendjen fare se çfarë mjedisi po ndërtojnë për veten dhe fëmijët e tyre.
Pallatet ku jetojnë, ashensorët dhe mjediset e përbashkëta janë shndërruar në pështymore dhe qendra grumbullimi plehrash, edhe kur ai pak qytetërim që ka mbetur përpiqet t’i pastrojë me nismën e vet. Parqet, sheshet, lulishtet, veprat e kulturës (ato që kanë mbetur) sulmohen barbarisht nga ndërtues (shkatërrues), duke siguruar leje ndërtimi me bakshishe të majme për pushtetin kompetent që i lëshon.
Bashkia, komuna, kryetari, këshilltari, zyrtari, gjykatësi, polici, politikani, deputeti, ministri e kryeministri jetojnë pa asnjë problem në këtë mjedis. Të gjithë i shohin këto gjëra po nuk u bën më përshtypje. Parfumi luksoz që hedhin mëngjes për mëngjes arrin t’u izolojë hundën, ndërsa sytë i veshin me xhama të errët. Disave që jua do puna të pastrojnë plehra e të ruajnë territorin e natyrën kanë herë hallin e bakshisheve në përqindje të lejeve të ndërtimit e herë hallin e kutive të votimit. Ligjërisht qeveria është përgjegjëse për të ruajtur territorin, kurse bashkia (opozita) të pastrojë plehrat. Meqenëse ligji në këtë vend nuk zbatohet, as territori u ruajt e as plehrat u pastruan.
Arsye ka shumë, po më kryesoret janë hallet politike të mëdha si hapja e kutive, apo lufta për të mbrojtur kompetencat e decentralizuara. E rëndësishme është që kompetencat të mos preken, të tjerat nuk kanë shumë rëndësi.
Në këtë sanduiç politik, qytetarët e këtij vendi sa vijnë e rrudhen sepse askush nuk i mbron nga pështyma e përditshme e barbarisë kaotike nëpër rrugët e këtij vendi.
Pushteti qendror dhe ai vendor, për shkak se janë të ndërtuara mbi parimet e “sajdisjes së elektoratit” në dëm të zbatimit të ligjit, janë të detyruar t’u shërbejnë ekskluzivisht zbatuesve të territorit, ndotësve të mjedisit, shkatërruesve të lumenjve, ndërtuesve pa leje, shkatërruesve të veprave të artit dhe të trashëgimisë kulturore, prerësve të pyjeve, shkelësve të rregullave, dembelëve dhe parazitëve që jetojnë me asistencë sociale. Kështu që logjikisht ky lloj pushteti, që mbijeton me votat e shumta të këtyre grupeve, ka në fokus vetëm këto interesa. Qytetaria dhe interesat e saj për jetesë më të mirë, natyrë të pastër e territor të jetueshëm përdoret nga pushteti vetëm nëpër konferenca shtypi dhe gjithmonë si alibi për të sharë kundërshtarin politik. Ky i fundit bën të njëjtën gjë në përpjekje për t’i shërbyer barbarisë së vet.
Nuk kam sesi ta shpjegoj ndryshe shkatërrimin masiv të territorit të këtij vendi dhe në mënyrë të veçantë veprat e trashëgimisë kulturore dhe bregun e detit.
Sasia e jashtëzakonshme e pisllëkut me të cilin jemi të detyruar të bashkëjetojmë ne dhe ata mjeranë turistë (aq më keq nëse janë më shumë sesa një vit më parë) është dështimi më spektakolar i pushtetit politik të pozitës e opozitës në këtë vend. Numri tepër i lartë (300,000) i ndërtimeve pa leje, kur në hapësirën gjeografike të Europës (ku duam të hyjmë) nga Uralet në Atlantik, zor se gjendet 30 të tilla, shkatërrimi i natyrës së maleve, pyjeve e lumenjve tregon se ka dështuar jo më thjesht pushteti, por edhe vetë qytetërimi.
Pushteti politik (qendror dhe vendor) është pushteti i shumicës, interesat e së cilës, për fat të keq, fillojnë nga një thes mielli elektoral dhe mbarojnë te legalizimi i një shkelje të ligjit. Ky është thelbi i korrupsionit në këtë vend. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse pushteti i korruptuar vazhdon të votohet e të jetojë për bukuri. Modelet e zhvillimit që u imponon politika njerëzve, bazohen në radhë të parë në respekt të plotë të interesave të paligjshme të grupimeve masive elektorale.
Pak ditë më parë, protestuam për një shatërvan që u ndërtuar para gati 90 viteve bashkë me lulishten para Parlamentit. Që nga ajo ditë, dëgjoj vetëm kërkesa qytetarësh nga çdo cep i vendit për të ruajtur qendra qytetesh e vepra të trashëgimisë kulturore nga sulmi më barbar që po i bën pushteti (veçanërisht ai lokal) në këtë vit zgjedhor. Kjo është një dëshmi e pastër e faktit se ky pushtet nuk i shërben dot kulturës dhe qytetërimit, por barbarisë dhe shkatërrimit. Ky pushtet është vetë barbaria.
Nga ana tjetër, gjyqi, ligji, polici apo institucioni janë instrumente tërësisht politikë, që përdoren vetëm kur urdhërohen nga kjo e fundit. Nuk është rastësi që në të shumtën e rasteve, ligji i vërvitet turinjve qytetarëve, njerëzve që besojnë te rregulli, edhe kur ai nuk është i mirë. Rasti më tipik është ai i kohëve të fundit kur Policia Bashkiake e Edi Ramës rri nëpër parkimet që janë shpallur me pagesë (arbitrarisht) dhe në vend të informojë qytetarët se si duhet të sillen në këto parkingje, i lënë ata të gabojnë që më pas t’i gjobisin me vlera marramendëse. Të gjithë këtë veprimtari banditesk, e bëjnë duke iu thënë njerëzve se “bashkia na i paska sqaruar këto rregulla në televizor”. Në fakt, ne në televizor, e shohim shpesh Edi Ramën, por duke folur për kutitë dhe jo për parkimet. Ky është modeli që i imponohet qytetarisë nga banditët e Tiranës që mbështesin Edi Ramën, model i cili po përhapet si model suksesi në bashkitë e tjera. Ndaj dhe nuk është më e çuditshme se përse shkulen shatrivanë e buste, prishen sheshe e parqe në të gjitha qytetet e Shqipërisë nën parullën “ta bëjmë Shqipërinë si Edi Rama Tiranën”.
Ka ardhur një pikë që të vjen turp të thuash nëse kemi det dhe plazhe. Pas betonizimit të plazheve, po vijnë edhe pasojat e kontaminimit me baktere e parazitë rezistentë edhe ndaj antibiotikëve, për shkak se ujërat e zeza janë në rërë, det e madje edhe në shtëpitë e ndërtuara pa plan e studim. Nëse kjo quhet sukses apo bum turistik, atëherë do të na duhet një kohë shumë e gjatë për të kuptuar se ç’është TURIZMI.
Në këto kushte, qytetaria ka dy rrugë; ose të protestojë deri sa t’i plasë xhani, duke shkatërruar jetën e vet, ose të ndryshojë qasje dhe të fillojë të mendojë si të gjithë barbarët e këtij vendi në pushtet dhe të vërë shpirtin jo në paqe, po mbi plehra e ujëra të zeza.
Rruga e tretë që na kanë mësuar deri më sot “hapi rrugën budallait”, nuk na çon askund, sepse duke i hapur rrugën “budallait”, ai është gjithmonë në krye dhe fundi i të gjithëve ne është ky që po na shohin sytë.
Qytetarët janë pak në numër, por shumë në mendje, prandaj nuk duhet lënë asnjë instrument në dispozicion të barbarisë politike në këtë vend.
Ylli Manjani, G. Shqip

No comments:
Post a Comment