Sunday, August 29, 2010

Zhbërja e propagandës antishqiptare, detyra kryesore.

Propaganda antishqiptare, është pjesë e programit të punës të një aparati shtetëror dhe jo-shtetëror në vendet fqinje me Shqipërinë, në kombet/shtetet që kanë traditë antishqiptare dhe që kanë siguruar krijimin dhe ekzistencën e tyre në kurriz të kombit shqiptar dhe hapësirës së tij jetike.              

Në krye të këtyre shteteve qëndrojnë vendet ultraortodokse Serbia dhe Greqia, por mbas nuk mbetet as IRFJ e Maqedonisë, Mal i Zi dhe në mënyrë më sporadike, Rumania dhe Bullgaria, Italia e ndonjë shtet tjetër.

Per fat te keq makineria e propagandes sllave ka punuar me efektivitet dhe per nje kohe shume me te gjate se dhe vet egzistenca e shtetit shqiptar. Propaganda antishqiptare që buron nga Beogradi, Athina dhe Roma ndjek një model të caktuar të degradimit të figurës së shqiptarit. Ky degradim bëhet me shënjestër publikun perëndimor dhe shfrytëzon konstruktet dhe veçantitë e tij kulturore. Propaganda që të jetë efikase synon në krijimin e përshtypjes, dhe nuk është e rëndësishme që të jetë gjithnjë e mbështetur në fakt, madje në pjesën më të madhe të kohës spekulon në mënyrë të pandërprerë, krijon përshtypjen e parë me spekulimet fillestare dhe ndërton spekulime të tjera mbi këto, duke hyrë në një proces të mirëfilltë spekulimi që siç e dimë në rastin e Serbisë dhe Greqisë ka arritur në nivel patologjik dhe akademik. Rëndom punohet mbi një fakt të pamjaftueshëm origjinar, ose mbi një fakt të shtrembëruar ose dhe pa kurrfarë fakti (megjithëse për të rritur besueshmërinë është e nevojshme që propaganda të përdorë pjeserisht fakte reale). Tezat me te parapelqyera per ta jane:

1- Shqiptaret nuk jane autoktone, ata jane te ardhur(parapelqehet ardhja prej Kaukazit), ata jetojne ne hapesiren jetike dikur te serbeve dhe grekeve.
2- Shqiptarët janë nje bashkesi myslimane pa identitet racor dhe avangardi i muslymanizmit ne Europë
3- Shqiptarët janë shpirterisht te lidhur me terrorismin per arsye te pikes 2.
4- shqiptarët nuk respektojnë ligjet, nuk njohin civilizimin dhe per me teper ne kete kuader nuk respektojne të drejtat e njeriut.
5- Shqiptaret jane te sjelle me qellim prej turkut në Ballkan per te infektuar Europen me fene aziatike dhe terrorizem, ne "mbreterine e krishterimit", pra Europen.
6- Shqiptaret nuk dine te bejne shtet, nuk dine te ngrene institucione, shqiptarët nuk kanë pasë ndonjëherë shtet para 1912-s, bile kjo date shenon dhe fillimin e formimit te vertete te kombit shqiptar.
7- Shqiptarët janë popullsi joeuropiane ne fizionomi dhe ne brendine gjenetike, ata jane popullsi gjysem aziatike, pa kurfare lidhje historike me Europen.
8- Ne jeten e perditshme sociale, shqiptarët kanë prirje kriminale te lindura, që ka ardhur si pasoje e nje deformimi gjenetik, ose si rezultat i habitatit te ndryshem natyror nga ai origjinali i shqiptareve, qe eshte Azia.

Per te gjitha keto shpifje te uleta, qe burojne nga mendje te semura shoviniste, ne duhet te nxjerrim argumentat tane te pakundershtueshem, qe ne mungese te punes te institucioneve dhe shkencetareve me grada, duhet bere prej nesh duke sakrifikuar kohen tone, financat tona, dhe interesat tona personale.Kjo ne emer te atij Atdheu qe dikur qendronte ne kerthizen e civilizimit europian, dhe tani i grabitur prej pjelles se vete europiane-fetare-ideologjike.

Erjon. H, arberiaonline.com

No comments: