Banoret e lagjes Bershi të bashkisë Klos në rrethin e Burrelit kanë improvizuar një ceremoni mortore duke varrosur një depozitë, si shenjë proteste ndaj pushtetit lokal për mungesën e ujit të pijshëm.Ata thone se në qershor të 2009 u perurua nisja e punimeve per ndertimin e ujesjellesit te bashkise Klos. Ujesjellesi duhet te mbaronte ne Qershor te 2010, por punimet jane lene pergjysme dhe 50 familjet e kesaj lagjeje vazhdojne te vuajne per uje te pijshem.
Banoret thone sa ata vete ka kryer pune vullnetare per per hapjen e kanalit si dhe me blerje e tubacionit kryesor, por ende sot pas dy vjetesh nuk kane uje te pijshem. Ndaj ata sot jane bashkuar qe punimet e lena pergjysme dhe depoziten e boshatisur ta quajne 'varrin masiv te premtimeve te pambajtura qe sipas tyre mos u kujtofshin kurre'.
18/08/2010
Burimi: TCH
No comments:
Post a Comment