Fjala "të tjerët" , ka të bëjë me shkencëtarë, publicistë, diplomatë, gazetarë dhe autorë të profesioneve të tjera dhe etnikumeve të ndryshme nga mbarë bota, të cilët, kanë shkruar ose deklaruar për origjinën, etnokulturën, virtytet e shqiptarëve etj.
Numri i tyre është i madh, prandaj, fokusohem në disa më të rëndësishmit, pa ndërhyrë në saktësinë e vlerësimeve të tyre, që do të thotë, pa ndonjë elaborim shkencor, prandaj edhe këtë shkrim e konsideroj më tepër si publicistik, qëllimi i së cilës është që të nxisë krijuesit e rinj, t'i demantojnë ose t'i mbështesin tezat ose hipotezat e autorëve të ndryshëm, të evidentuara nga ana ime në këtë shkrim.
Por, ajo që më motivoj më tepër të merem me këtë temë është mbyllja e gojës të atyre të cilët shqiptarët i paraqesin si ardhacakë, kurse veten për zotër të këtij vendi.
Përndryshe, për të evidentuar sa më tepër personalitete, nuk zë ngoje vendlindjen, profesionin as edhe përkatësinë e tyre etnike, por vetëm thelbin e konkluzimeve, me përjashtime të vogla, ku tekstet janë më të gjata, ndërsa për të mos i mbetur hatri askujt, emrat e tyre prezentohen sipas rrendit alfabetik, poashtu me përjashtime të vogla, mvarësisht nga përmbajtja e cila ka këta nëntituj:
1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për origjinën e shqiptarëve,
2. Të huaj që shkruajnë ose flasin për gjuhën shqipe,
3. Të huaj që shkruajnë ose flasin për virtytet e larta të shqiptarëve, etnokulturën, etj.
4. Të huaj që shkruajnë ose flasin për personalitetet puro shqiptare,
5. Të tjerët që shkruajnë ose flasin për figura historike të huaja me origjinë shqiptare,
6. Të huaj që shkruajnë ose flasin në favor të shqiptarëve,
7. Të huaj që shkruajnë ose flasin në dëm të popullit shqiptar, për sakrificat ndaj tij, etj.,
8. Të huaj që shkruajnë ose flasin për kufijtë e trojeve shqiptare.
1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për origjinën e shqiptarëve
A. Milladinov. "Emri i Strugës del nga ilirishtja", ndërsa Ami Bue ishte i mendimit se emri sllav Bitolla vjen nga emri i vjetër ilir Butelion (i butë – R.N), gjë që e vërteton origjinën ilire të këtij qyteti, kurse M. Pavlloviq, emrin e lumit Dragor të Manastirit e nxjerr nga fjala shqipe dragua, figurë mitologjike shqiptare, emrin e fshatit Gopesh, rreth i Manastirit e lidh me fjalët shqipe rap "dru i fortë shekullor", duke u bazuar në emrin e mëparshëm të Gopeshit – Rapesh. Ky autor, me rrënjë shqipe i nxjerr edhe emrat e dy çezmeve të Prilepit – Ruklec (rrugë) dhe Zhurka (zhur, rërë)
Prof. Dr. Agostino Ribeco: "Të drejtat mijëvjeçare etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve shtrihen prej kohërave të vjetëra në Iliri, Maqedoni dhe në Thesali".
Barbara Jelaviç. "Rrënjët etnike të maqedonasve të lashtë janë sipas të gjitha gjasave ilire, megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke".
Braisfold. "Nga rasat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë".
Branisllav Nushiq: "Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjët". Përndryshe, Nushiqi gjyshin e ka patur shqiptar me emrin Belo.
Dimçe Kocev. Ky historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas, ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për Kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohrit pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të principatës së arbërit – Progonit.
Dimitar Gërdanov: Skirtonët ilirë e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjet. (Ata siç duket e kanë themeluar edhe Resnjën e Prespës, gjë të cilën e dëshmon edhe një qytet i vjetër me emrin Skitrina, që është ngritur në të njëjtin vend).
Dr. Dushko Hr. Konstantinov: Ky historian maqedonas nga Manastiri, në një shkrim të tij, botuar në Muzeun Popullor të Manastirit, nr.1, mars 1966, shkruan se: "Shqiptarët janë banorë më të vjetër në Gadishullin Ballkanik dhe "pasardhës të drejtpërsëdrejtë të ilirëve të vjetër", të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan". Pas ngjarjeve të v.1981, ky studiues i Manastirit me dy tituj shkencor – dr-dr, nën ndikimin edhe të vëllaut të vet, Millosh Konstantinov, ndryshoi qendrimin ndaj historisë të popullit shqiptar, duke e quajtur bile edhe Kongresin e Manastirit si një mbledhje e rastësishme e disa intelektualëve shqiptar. Autori i këtij shkrimi polemizoi ashpër me të në shtypin maqedonas.
Edvin Jasques: "Ilirët dhe shqiptarët këta bijë të paepur ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit...".
Edvin Pears: "Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arijane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy shprehjet shqipe- ar dhe anë, që do të thotë njerëz të arit, të pastër". Mitologu gjerman Maks Myle, shkruan se emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala hqipe ar. (kjo vlen edhe për mjaft vende të botës-R.N.) Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës-R.N.
Fanulla Papazogllu: "Dardania është një nga krahinat antike të Ballkanit, ku popullata autoktone është ruajtur më së miri". Ajo pranon origjinën ilire të shqiptarëve.
Gabriell Hanoto : "Ky popull gjithmonë i ri, është një popull shumë i lashtë".
Gos Xhen, ambasador i njohur anglez: "Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene".
Gustav Majer: "Shqiptarët janë ilirë të rinj".
Gjorgj Hahni: "Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të Pellazgëve... Shqiptarët janë stërnipërit e pellazgëve".
Gjusepe Catapango: "Atlantinda, e cila është e zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e ilirëve, të cilët shpëtun nga përmbullja e Atlantidës dhë filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të Vogël". Përndryshe, Atllantida quhej edhe borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala shqipe dëborë. Në literaturën historike, përmendet edhe emri Xhuzepe Katapanos, me siguri i njëjti person? Ky, në v.1984, në Romë botoi librin me titull "Thoti fliste shqip". Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6.000 vjet ka krijuar sistemin e hieroglifëve, në bazë të ilirishtes – shqipes që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve – thuhet në literaturën historike.
H. Tunman: "Shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të ilirëve, e cila nuk u romanizua as nuk u zavendësua në viset e veta nga ndonjë popullsi e mëvonshme e dyndur këtu".
Haki Pasha: "Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi". Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe.
Harold Whitehal: "Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe".
Henri Braisford: "Në Maqedoni vetëm shqiptarët janë popull autokton".Hitleri. Shqiptarët i konsideronte për racë të pastër arijane, kurse Shqipërinë "për vend të vogël romantik të Ballkanit". Në shërbimin të tij ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizionet ka patur 7 mijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se "kryqi i thyer ishte simbol i Hitlerit në Iliri" dhe se paskësh përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi, e, ky, siç dihet ishte perëndi ilire.Hristo Andonov-Poljanski. "Sendet e gjetura në verginë (Kutlesh) të Greqisë, janë ilire". Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli, me të cilën mburet VMRO-ja – R.N..
Ivan Mikulqiq. Ky arkeolog, në dorëshkrimin e tij gati për botim, kushtuar Heraklesë, ka theksuar se aty "kanë jetuar desaretët, një fis ilir" dhe shton se ministri i Kulturës (nga Manastiri – R.N.), pikërisht për këtë konstatim, "as që ka shprehur vullnet të më dëgjojë 2 minuta".
J. Pokornu. Ky filolog austriak, emrin ilir e lidh me emrin e lumit Iller që buron në Gjermaninë jugore.Johan Fon Han: "Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja".
Dr. Josip Korosheci: "Varret në Trebenishtë janë ilire". Të njëjtën e pohon edhe Vasil Llahtov arkeolog i shquar, i cili ka shkruar: "Bartës dominant i kulturës së Trebenishtes kaqnë qenë ilirët".
Jovan Cvijiq: "Sllavët e Jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët të cilët nën trysninë e tyre (të sllavëve) u tërhoqën nga jugu ku i hasim edhe sot". I njëjti autor ka shkruar se shqiptarët që u tërhoqën drejt bregdetit Adriatik, më vonë kthehen në vendlindjen prej ku kishin ikur. Ai, në një rast tjeter shkruan se shqiptarët janë raca më e bukur në Ballkan dhe se janë pasardhës të drejtpërsëdrejtë të ilirëve.
Koce Stojmenov. Krijues bullgar, i cili ka thënë se ilirët janë paraardhës të shqiptarëve dhe se këta të fundit, pra shqiptarët e sotëm në Maqedoni duhet të jenë ose plotësisht të barabartë me maqedonasit, ose të kenë të drejtë për autonomi në suazat e këtij shteti.
Konstantin Jireçek: "Shqiptarët e Shkupit sfiduan me suksese të gjitha stuhitë e shekujve që nga Dardania e lashtë dhe ia dolën të rruajnë formën e vjetër të emrit të Shkupit".
Konstantin Paparigopulos: "Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire".
L. S. Stavrinos. Ky shkencëtar grek, në f.8 të studimit të tij "Ballkani prej 1453...", thekson se "ilirët kanë qenë banorë të pjesës më të madhe të Jugosllavisë (së atëhershme), por më pas u shtynë drejt jugut prej pushtuesve sllavë". Pra, sllavët ishin pushtues, kurse ilirët autoktonë.
Louis Schneider. Ky konsull i francës në Shkodër, në një vepër të tij, kushtuar Shqipërisë, sqaron se termi gegë rrënjët i ka te fjala shqipe gjigant (i madh – R.N.), ndërsa fjala toskë, sipas tij, vjen nga toxon, hark, duke e arsyetaur këtë me faktin se ilirët e parë të Jugut kanë qenë më të shkathët për të qëlluar me hark. Konsulli në fjalë, në një rast tjetër ka shkruar se elementi shqiptar është auktohton dhe më i vjetër nga tërë popujt e Ballkanit.
Dr. M. Panov: "Banorët vendas para ardhjes së sllavëve në Ballkan janë ilirët... Një pjesë e popullsisë vendase u vranë, të tjerët u shpërngulën dhe disa u përzien me sllavët".
M. E. Pittard: "Shqiptari i përket një grupi etnik të karakterizuar nga hyperbrahy-cefalia dhe nga shtati i hedhur, racë shumë e bukur malësorësh, me flokë dhe sy të zinj, me hundë pak të hedhur si të shkabës... raca shqiptare është ilire ose dinarike... Shqiptarët, si racë dhe si ushtarë janë më të mirit në Evropë".
Mathieu Aref. (studiues i shquar nga Egjipti, me origjinë të largët shqiptare, por në histori i njohur si egjiptian). Në librin e tij "Shqipëria", konstaton se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe për të argumentuar këtë prezenton plot emra të krijesave mitologjike, herojëve të Luftës së Trojës,me emra shqipe, ose me origjinë të kësaj gjuhe. Zeusi, "mbreti i perëndive", fjala vjen, e nxjer nga fjala shqipe zë, zëri dhe zot, siç i themi ne shqiptarët, sepse, ishte perëndi ilire. Lidhur me Zeusin shkuran se "një nga shqiponjat e tij do të kenë qenë bijtë e Zeusit", pra, sipas tij "bijtë e shqiponjës" dhe këtë e lidh me flamurin shqiptar, kur thotë "duhet shënuar se flamuri në fjalë (emblema e Skënderbeut në shek. XV) kishte një shqiponjë dykrerëshe të zezë ( e zeza simbolizon hidhërimin, fatkeqësitë dhe vuajtjet e popullit shqiptar); dykrerëshe sepse simbolizon gegët e Veriut dhe toskët e Jugut; në sfond është ngjyra e kuqe (e kuqe që simbolizon gjakun e derdhur nga shqiptarët gjatë shekujve për të mbrojtur atdheun e tyre). Sipas tij, me rrënjë shqipe janë edhe shumë emra të tjerë, për të cilët flitet edhe në rezimen e këtij fejtoni. Ai, bile edhe emrin e rrugës të njohur romake "Via Egnacia" e nxjerr nga fjala shqipe, e gjatë.
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: "Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se historia dhe se gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili".
Miklosiç: "Në të gjithë Ballkanin janë shqiptarët që kanë ruajtur elementet glotologjike vendore".
Millutin Garashanin: "Dardanët (Ilirët-R.N) janë popullatë autoktone në pjesën qëndrore të hapësirës ballkanike që mund të përcillet që nga periudha e zhvilluar e bronzit... shqiptarët janë pasradhës të drejtpërdrejtë të ilirëve... varret në Trebenishtë janë ilire".
Mirko Petro. Princ i Malit të Zi: "Shqiptarët janë nipër të Lekës dhe Skënderbeut".
Moris Dryon: "Gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në Luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili".
P. B. Bertius: Hartograf i Luigjit III të Francës: "Pirustët, lart mbi Drin, janë shqiptarë".
Nikolla Jorga: "Populli shqiptar së bashku me baskët është më i vjetri në Evropë".
Qiro Truhelka: Emri Ilir ka të bëjë me fjalën shqipe i lirë, në kuptim i pamposhtur.
Pizani, shkencëtar italian: "Nuk kemi asnjë fakt se shqiptarët kanë erdhur prej dikund" – që do të thotë që janë autoktonë (R.N.).
Peter Bartl: "Romakët e as turqit e sllavët nuk patën mundësi që të thejnë unitetin dhe kontinuitetin etnokulturor të ilirëve apo shqiptarëve. Historia nuk na jep asnjë shembull që ndonjë rajon i veçantë të ketë humbur identitetin kulturor ilir apo shqiptar duke e zavendësuar me atë të sunduesit. Bishofet romak, bizantine e më vonë turke e sllave nuk kanë pasur asnjë autoritet tek popullata. Shumica e autorëve, madje vërtetojnë se qytetet, përkundër ashpërsisë së regjimeve të sunduesve kanë mbetur si qendra kulturore të iliro-shqiptarëve. Mbi të gjitha veshja dhe punimet në keramikë demonstrojnë qartas kontinuitetin në mes të ilirëve dhe shqiptarëve".Seignabos, profesor i shquar: "Shqiptarët janë raca më superiore në Ballkan... Në të arrdhmen ata do të luajnë në këtë vënd rolin që luajnë skocezët në Angli".
Stefan Verkoviq: "Maqedonët e Maqedonisë jugperëndimore ishin të mendimit se janë pasardhës të maqedonëve të vjetër". Me siguri e ka fjalën për torbeshët. Në lidhje me këtë, në gazetën "Hëna e re"të datës 15 tetor 1994, f. 6, thuhet: "Torbeshët të Miakës janë pasardhës të Lekës së Madh... janë popullsi autoktone ballkanike iliro-maqedonee thrakase". Në gazetën "Dnevnik" të 6 marsit, 1997, thuhet: "Kisha ortodokse pravoslave maqedone nuk i pranon maqedonët islamizuar si etnikum të vet".Stojan Novakoviq: "Shqiptarët janë ilirë".
Sulejman Kulçe: "Nga pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët".
Shatobriani: "Athina është vend shqiptar".
Thomopulos: "Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të pellazgëve".
Ugo Foskoli: "Bijtë e atyre guximtarëve të vjetër (të shqipëtarëvet) i gjejmë në sulmet e Trojës, nën ushtrarinë e Aqiletit edhe nën Piron: ata iu derdhën mbretërisë së Romakëvet". Po ata, shqiptarët, nën Filipin rrëmbyen lirinë e Greqisë: dhe nën Aleksandrin, zaptuan pjesën më të madhe të botës".
Vasko Kostiq: "Trojanët dhe ilirët ishin popull i i njëjtë... Troja njihej edhe me emrin Ilij dhe ka të bëjë me ilirët".Virçov. Profesor dhe antropoll i njohur sllav: "Shqiptarët janë raca më superiore nga tërë popujt e Ballkanit. Në kabinetin e tij, më 1878, gjatë zhvillimit të Kongresit të Berlinit, duke folruar për racat e ndryshme të Ballkanit, kishte marrë tri kafka prej njeriu dhe para të pranishmëve, tha: "Janë kafka shqiptarësh të vrarë prej turqve... a nuk janë të bukura? A nuk janë madhështore? Ja pra, raca superiore mbi të gjitha të tjerat!", dhe, siç thuhet në literaturën historike, e përkëdhelte me një ëmbëlsi entuziste kafkën që mbante ndër gjunj. Ai, pastaj tregonte modele kafkash malazez, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, turke, hungareze etj. Këto të fundit ai i tregonte me majën e këmbës, kurse ato të shqiptarëve me kujdes të madh.
Zhivojan Vinçiq. Në broshurën "Kështjella e Shkupit – Kalaja", 1966, shkruan: "Në atë kohë në kalanë e Shkupit ka ekzistuar një lagje e vogël e dardanëve që në atë kohë ka qenë e mundur të jetë Skupi, i cili emër është i pastër me preardhje ilire. Ilirët janë një popull punëtor, kanë ndërtuar një kështjellë të lartë... Ne sot nuk kemi të dhëna shumë për ata (Ilirët) në Kala, mirëpo ato mund të fshihen në themelet e saj dhe bademet. Për këtë arsye këto mbesin si shumë të rëndësishme për vërtetimin e kësaj hipoteze" – thekson Vinçiq.

No comments:
Post a Comment