Duke nënvizuar seriozitetin e rritjes së rasteve të cilat kanë lidhje me përdorimin e aparaturave teknologjike gjatë tre viteve të fundit, Prof.Dr. Mansur Beyazyurek nga spitali Rum u shpreh me këta fjalë: "përhapja e kësaj vartësie veçanërisht tek të rinjtë përbën një problem tepër serioz për shoqërinë’.
Duke pohuar se viteve të fundit fjalët më të përdorura nga familjarët e të sëmurëve janë ‘ulet para televizorit apo kompjuterit dhe nuk di të ngrihet’ Beyazyurek u shpreh kështu : "numri i personave të cilët nuk ngrihen për orë të tëra nga kompjuteri apo tv dhe që e harxhojnë kohen në këtë mënyrë sa vjen e rritet me kalimin e kohës. Lidhen shumë me kompjuterin apo televizorin. Ndërsa ato që nuk e lëshojnë telefonin nga dora , bëjnë fotografi apo hyjnë në internet shfaqin vartësi në lëvizje.
"Shumicën e rasteve e përbëjnë vartësia ndaj lojërave të kompjuterit dhe internetit. Duke theksuar se shoqëria jonë është e prirur dhe e hapur ndaj ndryshimeve teknologjike prof. Dr. Beyazyurek pohoi se pajisjet teknologjike përdoren shpejt dhe pa informacion. ‘
P.sh të gjithë kanë televizor në shtëpi. Televizorin mund ta gjeni edhe në shtëpinë e atyre personave me probleme ekonomike dhe të shtresave të varfra. Nuk mund të mendohet një shtëpi pa televizor. Unë kam jetuar ca kohë në Paris dhe kam parë profesorë që nuk kishin tv në shtëpinë e tyre. Persona të tillë nuk kanë nevojë për tv. Ato e kalojnë jetën me gjëra të tjera dhe TV i duket i panevojshëm dhe i tepërt’ – u shpreh Beyazyurek.
Beyazyurek nënvizon rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve , brezit të ardhshëm sa më larg aparaturave teknologjike si kompjuteri, PlayStation, telefoni celular . Ai theksoi se vartësia ndaj produkteve teknologjike lidhet me edukimin dhe ndikon negativisht tek ai dhe përveç kësaj i pengon të jenë persona të lumtur kur të rriten.
Beyazyurek pohoi se terapia që aplikohet për përdoruesit e tepërt të teknologjisë është e ngjashme me terapinë e aplikuar tek përdoruesit e drogës.
aa/ZAMAN - G. Start
No comments:
Post a Comment