Thursday, September 30, 2010

"Të digjesh për të vërtetën - një trashëgimi historike"

"Ju ndoshta keni më shumë frikë të më shqiptoni dënimin, se sa unë ta pranoj atë", - u tha Giordano Bruno inkuizitorëve, i gjunjëzuar dhe gërmuq, duke i parë në sy njërin pas tjetrit.
Megjithatë, e dogjën në "Campo dei Fiori" (në "Fushën e Luleve"). Pak më vonë turma e pagojë iku në shtëpi, erdhën pastruesit me fshesa e lopata për ta fshirë atë që kishte mbetur nga Giordano Bruno. Shumë grimca të hirit të tij i fërfëlloi era, fluturuan të harlisura në ajër. Krishtin e patën gozhduar të gjallë, kurse zëvendësi i Krishtit në Tokë, poqi të gjallë Giordano Brunon...

Ashtu dhe Galileo Galilei e të tjerë...

Që nga kryqi ku u vranë njësoj deshën të klithnin: "Oh Atë, falja gabimin, nuk din ç'po bëjnë! Por ata ua patën lidhur gojën...
Se ndryshe mund t'u flisnin turmës... Lidhja e gojës, ishte parandalim... Si edhe në komunizëm... Si edhe në pseudodemokracitë e imituara... Si në shumë vende të botës... Si dje, edhe sot... i lidhet goja "Njeriut" (atij të vërtetit në minorancë) nga frika e vetëdijesimit të turmës...

Diku për shembull vetëm grave... Diku tjetër krejt popullit... Sepse mbyllja e gojës si prevencion u siguron rehati gjatë masturbacionit...

Dëmtuesit më të mëdhenj të Krishterimit ishin pasuesit e tij, që në vend të dashurisë, predikuan vdekjen... Rrënuesit më të mëdhenj të komunizmit ishin ndërtuesit e tij, që në vend të komunizmit rindërtuan diktatura të reja. Dëmtuesit më të mëdhenj të Islamit janë ithtarët e tij, që në vend të dashurisë predikojnë vdekjen.
Nuk mund të bëhet ndryshe: Dogmat dhe idetë kanë afat skadimi...


Naser Aliu

No comments: