“Strukturat e policisë së Maqedonisë këtë herë kanë vendosur ti mos i japin lejen e qëndrimit të përhershme historianin dhe publicistit nga Elbasani edhe pse ai është i martuar prej 7 vitesh dhe plotëson të gjitha kushtet dhe ligjet Kushtetuese”.
Urim GJATA
Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë pasi disa herë i ka refuzuar të drejtën e shtetësisë me bazë të martesës, duke e shpallur historianin dhe publicistin Arben Llallën person të rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe qytetarët e Maqedonisë.
Këtë herë, MPB i ka refuzuar lejen e qëndrimit të përhershëm publicisti Arben Llalla edhe pse i plotëson të gjitha kushtet. MPB duke i refuzuar të drejtën e lejes së qëndrimit ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së R. Maqedonisë dhe Ligjeve Ndërkombëtare të OKB, BE. Janë të njohura botërisht ligjet për bashkimin familjarë, ndërsa MPB po nxit dhe punon për shkatërrimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare. Sipas Arben Llallës ky refuzim ka prapavija politike pasi ai ka refuzuar me neveri propozimet e MPB që të jetë “lojal”. MBP po punon që të ketë që sa më pak shqiptar të paraqiten pa të drejtën e shtetësisë dhe lejeve të qëndrimit duke ju refuzuar të drejtën e qëndrimit dhe për ti depërtuar në shtetin amë, në Shqipëri apo Kosovë. Partitë politike shqiptare në këtë drejtim janë shterp ashtu si në shumë probleme që kanë shqiptarët e Maqedonisë. Thjeshtë politikanët shqiptarë e kanë mendjen të pasurohen në rrugë jo ligjore sa më shumë dhe për të qenë në qeveri duke harruar premtimet e votuesve të tyre. Muaj prill 2011 Në Maqedoni do të filloj regjistri i banorëve të kategorive të ndryshme si qytetar me shtetësi, qytetar me leje qëndrimi, qytetar ilegal. Strukturat shtetërore të Maqedonisë po punojnë që numri i shqiptarëve të bjer dhe një pjesë e tyre të deklarohen emigrant ekonomik që jetojnë ilegalisht edhe pse kategori e qytetarëve ekonomik dhe ilegale nuk ekzistojnë në këtë shtet.
Kushtet që duhet të plotësoj i huaji për leje të qëndrimit të përhershëm
Të ketë kurore martese me shtetase të R.M mbi 5 vjet
Të ketë vazhdimësi të lejes një vjeçare mbi 5 vite
Të ketë strehim banimi të tijën (vërtetim të pronësisë së banimit që disponon)
Të ketë të ardhura jetese të sigurta (vërtetim ku punon)
Të ketë figuracion shëndetësor (librezë shëndeti)
Të mos jetë i dënuar asnjëherë (vërtetim nga gjykata e qytetit ku jeton)
Kush është Arben Llalla
Arben Llalla ka lindur më 17 janar 1972 në qytetin e Elbasanit. Mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Nga të dy linjat familjare rrjedh nga familje të shëndosha kombëtare që i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Është i diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën Histori. Nga viti 1992 e deri 2004 ka jetuar dhe punuar në Greqi. Që nga viti 1997 ka punuar gazetar duke bashkëpunuar dhe shumë gazeta dhe revista shqiptare në botë. Në 1998 ka filluar të bashkëpunojë me Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë për studime historike dhe ka patur një bashkëpunim të ngushtë me studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Aristidh Kola. Në vitin 2000 filloi të botonte studimet e para për jetën dhe kulturën e arvanitasve të Greqisë. Deri më sot ka botuar në disa revista dhe gazeta shqiptare mbi 70 punime shkencore historike që kanë të bëjnë në veçanti me arvanitasit që nga themelimi i shtetit grek. Në dhjetor të viti 1998 është themelues i “Forumit të Emigrantëve shqiptar”- dega Selanik, dhe deri më tetor 1999 ishte kryetar i saj. Në shkurt të vitit 2000 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”, ishte në këtë post deri më shtator 2000. Më 2004 ishte përfaqësues i Ekzekutiv në Maqedoni i Lobit shqiptaro-amerikan në fushatën “PAVARËSIA E KOSOVËS TANI”, në mbështetje rezolutës së Kongresit amerikan.
Autor i dy librave:
a) “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, 2006, Tetovë. b) “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”, 2007, Tetovë.
Pjesëmarrës në disa Simpoziume Ndërkombëtare për Historinë dhe të drejtat e njeriut.
VLERËSIME
1). Në tetor të vitit 2007 dega e PD në Selanik i jep mirënjohje me motivacionin; “Për kontributin tuaj në ndihmë dhe në mbrojtje të emigrantëve shqiptar në Selanik. Si kontributor në ngritje të imazhit shqiptar dhe të gjithë kombit. Për rolin në të mirë të paqes, prosperitetit dhe ardhmërisë”.
2). Në 28 nëntor 2008 Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi i jep mirënjohje me motivacionin: “Për kontributin që ka dhënë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve shqiptar në Greqi (1998-2004). Dhe për ndihmat humanitare që ka mbledhur dhe dërguar për refugjatët shqiptar të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999”
3). Më 28 nëntor 2008, revista shqiptare “ALBANEZUL” që botohet në Bukuresht të Rumanisë që nga viti 1888 e shpall Arben Llallën “ANËTARË NDERI për kontributin e tij permament në pasurimin e kulturës shqiptare”.
4) Më 13 mars të vitit 2009, u nderua me çmimin “AMBASADOR PAQE” nga organizata ndërkombëtare UPF që gëzon statut të veçantë nga OKB.
5) Më 7 mars 2010, me rastin e 123- vjetorin e Ditës së Arsimit Shqip, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Kumanovë-Likovë i ndan Mirënjohje për kontributin në fushën e Historisë dhe Pulicistikës.
HESHTJA E INSTITUCIONEVE TË SHQIPËRISË
Ka më se një vit që Arben Llalla me anë të postës elektronike ka vënë në dijeni zëvendësministren jashtme z.Edit Harxhi dhe më vonë ish-ministrin e jashtëm Ilir Metën për këtë problem, por edhe për rreth 100 mijë shqiptar që pa të drejtë Republika e Maqedonisë u mohon të drejtën e shtetësisë dhe të lejeve të qëndrimit. Dijeni për këtë problem delikat kanë edhe këshilltarët e Kryetarit të Republikës z.Topi. Pasi vetë ka kontaktuar me ta. Ai ka bërë denoncim për këtë problem disa herë në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup që në vitin 2006 e deri më 2010, por siç deklaron: “Shqipëria ka diplomatë shterpë që shohin vetëm interesat e tyre familjare. Këtë e them me dhimbje sepse kam njohur rreth 30 diplomatë shqiptar. Shumë diplomatë i kam edhe miq të ngushtë, por mendimi im është se janë të dobët në detyrën që u është ngarkuar. Ajo ministri më ngjan më shumë si qendër për dhënie të bursave për fëmijët e të punësuar në këtë ministri.
Faktet janë para syve tanë, por mungon guximi i atyre që duhet ti thonë”. U shpreh publicisti Arben Llalla i cili njihet për studimet shkencore për arvanitasit dhe Çamërinë. Për çështjen e shpalljes së Arben Llallës person i rrezikshëm dhe së fundi refuzimi nga MPB e lejes së qëndrimit të përhershme ka reaguar Komiteti i Helsinkit dega Maqedoni, ndërsa Avokati i Popullit në Maqedoni nga presionet e ndryshme politike dhe nga MPB që ka patur e ka braktisur zyrtarisht këtë çështje pa koment.
Shqip Media.com
No comments:
Post a Comment