Të duash mirë!
nga Stop Injorances ! më 2010-09-14 në orën 6:35.MD
Çdo të thotë: -Të duash shume dhe të duash mirë?
Të duash shumë, do të thotë: të tundohesh nga dashuria, shpesh të çmendesh, të rrëmbehesh nga marrëzia, të humbësh qetësinë, të marrësh vendime të nxituara, të paarsyetuara, që mund të kushtojnë shtrenjtë për të trija përmasat, dimensionet e jetës, të kaluarëtn, të sotmen dhe të ardhmën.
Në raste të tilla njeriu mund të jetë edhe egoist, i pakontrolluar apo spekullon me madhësinë e ndjenjës në fjalë, për ti shkruar te vetja dhe për të realizuar qëllimin.
Shembuj të tillë ka shumë në jetë, në letërsi apo në arte të tjera. Ekstremi është tragjedia e Uilliam Shekspir “Otello”. Ai e mbyt Desdemonën ngaqë e donte shumë! Troja, u shkatërrua dhe u shua një komb, nga dashuria për Helenën. Konti i Monte Kristos u dënua, vetëm nga dashuria, e shumë të tjera, që të bëjnë të mendohesh mirë, kur thua –“Të dua shumë”
-Por ç’është të duash mirë?
Të duash mirë, do të thotë:
-Të zotërosh, ose të sundosh dashurinë!
-Ti lejosh vetes të çmendesh (sepse pa çmendje nuk ka dashuri) por jo të rrëmbehesh.
-Të dish të njohësh pikat e dobëta të partnerit, të dish ta falësh, dhe të kesh fisnikërinë të tërhiqesh, kur e ke shkelur atë.
-Të jesh një mik a mikeshë e mirë, që dëgjon me vëmëndje dhe i jep të kuptojë partnerit se e beson dhe e mbështet.
-Të mos e lesh vetëm në rast nevoje për praninë tënde.
-Të duash mirë, do të thotë: Të mbash anët e mira që jep kjo ndjesi; të ndihesh i ri, edhe kur s’je, të ndihesh i vlerësuar, të mos ndihesh i vetmuar, të mos kesh frikë nga vdekja sa kohë ke në krahë atë, të injorosh rutinën dhe përditshmërinë e bezdisur...
Të duash mirë, do të thotë:
-Të respektosh lirinë e partnerit dh të kujdesesh për lirinë tënde, pa xhelozi, pa zili. Të pyesësh pak dhe të dëgjosh ato përgjigje që thotë partneri. Por ti nuk je e detyruar të thuash ato gjëra që nuk do! Mund të jesh i hapur, por jo i çiltër, dhe mund të jesh i çiltër por jo e hapur.
Të duash mirë, do të thotë:
Të jesh fisnik dhe gati-gati njeri i madh. Sepse të duash mirë, do të thotë, të vish kur s’ke mundësi, dhe të ikësh kur nuk ke fare dëshirë për të ikur.
Njerëz! Të duash mirë, do të thotë, të përpiqet të mos vuash! Të duash mirë, është më mirë se të duash shumë, ndoshta më e mira është të mos duash fare, por ç’ti bësh ndjenjës...
-E besoni ju këtë teori?
Në fakt ka rrezik të mos e besojë as ai që e ka shpikur, por gjithsesi është mjaft mirë të edukohemi me një ndjenjë të tillë. :)
No comments:
Post a Comment