Pasi është shpallur votimi, dhe pasi është votuar nga deputetët e shumicës, kryetarja e kuvendit, ka vërejtur se nuk kishte votat e mjaftueshme për rrëzimin e dekretit, dhe shmang deklarimin e rezultatit të votimit.
Duket se dy deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, nuk kishin votuar pro rrëzimit të dekretit.Thuajse në të njëjtën kohë, zyra e shtypit të PDU, shpërndan një njoftim, sipas të cilit thuhej se deputetët e PDU, votouan kundër rrëzimit të dekretit të Presidentit në Kuvend.
Pas disa minutash, kryetarja Topalli, shpall sërish hapjen e votimit, për rrëzimin e dekretit, dukshëm, pas një telefonate të Kryeminstrit Berisha. Pas këtij votimi të dytë, dekreti është rrëzuar.
Kështu, shumica ka shkelur nenin 85 te Kushtetutes, ku shkruhet se dekreti i presidentit per rishqyrtimin e nje ligji e humbet fuqine kur kunder tij votojne shumica e te gjithe anetareve te kuvendit. Vec ketij neni ka edhe pika te tjera te rregullores qe tregojne shkeljen flagrante te kryetares se kuvendit. Rastii djeshem eshte ne vazhden e shkeljeve kushtetuese te mazhorances aktuale.
Mospasja e numrit të duhur për të kaluar një ligj a për të rrëzuar një dekret të presidentit, do të konsiderohej në çdo vend demokratik, si rënia e shumicës parlamentare e qeverisëse. Votimi i dyfishtë në rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi është anti-kushtetues dhe në kundërshtim të plotë me rregulloren e kuvendit. Votimi i mbrëmshëm është një atentat ndaj parlamentarizimt shqiptar , votës së lirë, dhe një atentat ndaj ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës.
No comments:
Post a Comment