Monday, September 13, 2010

Zot

Ndalu pak, të lutem,i kam dy fjalë me Ty
dhe, tri pyetje të pakëndshme,
që të zënë ngushtë,
nëse je ashtu si besohet 

Pse përmbyte Pakistanin e lodhur?
Dhe, Pse nuk kurseve xhamitë e reja krenare?
Pse mu ata që të përkulen shumë
Ata që edhe bombën atomike,
vrastare pagëzuan "Islamic Bomb"?

Zemërimi jot la pa frymë edhe fëmijët,
edhe foshnjat
Kufomat e vockla notuan mbi ujin e turbullt,
që dërgove Ti

Pse te drejtohem Ty ?
Kur dërgove dallgët për ta mbytur New Orelans-in e mjerë
Një koleg arab vikati i ngazëllyer:"Allahu po dënon Amerikën!"

Të lutem, vëre gishtin pak në kokë
Dhe mos u mburr me vrasje dhe shkatërrime:
Me ujë të pistë apo pa të
Me dridhje toke apo pa to
Me bomba apo pa to
Me avion apo pa ta
Ne do të vijmë Atje
Ne pyetje janë vetëm disa mikrosekonda hyjnor
Dhe, disa vite tokësor
Jo me shumë!
Prandaj, pak durim të lutem,
dhe, na lerë rehat,
se mjaft vrave!

Naser Aliu

1 comment:

junera said...

Eshte kollaj t'ia vesh fajin Zotit per c'ka bejne njerezit. Por sic themi ne, s'ka c'i ben gomarit, i bie samarit.
Me duket sikur jemi kthyer ne antikitet: kur njerezit e lashte nuk kuptonin psh nje fenomen natyror, thonin se ishte prej perendive te ndryshme. Me nje ndryshim vec: ketu s'flitet per fenomene natyrore, por per njerezit dhe veprimet e tyre. Njeriu, ka dicka shume te cmuar: logjiken. Ne baze te saj, vendos te veproje mire, ose keq. Eshte njeriu qe zgjedh, eshte njeriu qe vepron. Eshte njeriu qe e ka ndertuar kete bote ku per te ndihmuar njerezit qe vuajne nga uria, nga semundjet etj etj, s'ka leke. Ama per te ndihmuar bankat nga falimentimi per shkak te krizes ekonomike, levizen toke e qiell bashke. Jemi ne 2010. Tashme dihet e mira, dihet e keqja. Ta ngresh zerin kunder kujt duhet te ngresh vertet, eshte e kote. Se s'te degjon njeri. E atehere c'i ngelet robit te shkrete? Te inatoset me Zotin. Dhe te mendosh qe jemi ne 2010, ne epoken post moderne. Por c'ka jemi ne te vertete, jemi moderne te lashte.