Nga
kamerier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, në milioner me pasuri
përrallore, me vilë në Holandë, ndërtim pallatesh në Vlorë, me disa
apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, me kredi
qindra mijëra euro, me unaza diamanti, me orë sheikësh, me piktura prej
mijëra eurosh, servise porcelani, aksione në NASDAQ, disa depozita
bankare, makina luksoze etj.
Gazeta “Sot” bën sot një përshkrim të trajektores së pasurimit të shpejtë të Lulzim Bashës. Duket se pasurimi i shpejtë i Bashës (një ngritje për të cilën njerëz të thjeshtë mund të punojnë gjithë jetën dhe nuk e arrijnë) ka një sekret: bashkëpunimi me vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Argita. Basha është kthyer në milioner që kur punoi bashkë me vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën në shërbim të UNMIK-ut në Kosovë. Njohja me të i garantoi Bashës një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer në qeverisje, ndërsa i hapi edhe rrugën për t’u katapultuar në krye të PD si i besuar i familjes.
“Kur shumica e moshatarëve të tij nuk e shihnin as në ëndërr Holandën, Lulzim Basha arrin të marrë një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për të blerë shtëpi në Holandë, pa asnjë të ardhur të deklaruar. Në një hark relativisht të shkurtër kohor, deklaron depozita të majme bankare, Mercedes Benz 72 mijë euro, pikturë 6500 euro, orë dore 5200 euro, ore dore 4500 euro, unazë diamanti 11.500 euro, servis porcelani 6800 euro.
Ndërsa një familje e thjeshtë duhet të punojë gjithë jetën për të siguruar një apartament në Tiranë, Basha befas deklaron shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro, apartament ne Tiranë 205 mijë USD, apartament në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament tjetër në Tiranë 62 mijë USD/52 mijë euro etj.
Dhe kjo është vetëm pasuria e deklaruar e Lulzim Bashës.
Basha, sot kryetar i opozitës shqiptare dhe pretendent për kryeministër pas disa vitesh, është modeli i njeriut të pasuruar në mënyrë të dyshimtë.
Ka pasur disa tentativa për të hetuar pasurinë e Bashës dhe transaksionet e tij bankare, por gjithçka ka dështuar”.
Gazeta SOT

No comments:
Post a Comment