Wednesday, March 5, 2014

14 shkurti

14 shkurti është dita kur shumë adoleshentë bëjnë propozimin e parë të tyre. Shumë prej tyre marrin puthjen e parë e të tjerë, atë refuzimin e madh shkatërrues.
14 shkurti është dita kur zakonisht adoleshentët zgjedhin të humbasin virgjërinë.
14 shkurti është dita kur ndahen ato dhurata të përgatitura e mirëmenduara, prej shumë kohësh më parë.
14 shkurti është dita e luleve, jo më kot pikërisht atë ditë trefishohet çmimi i një trëndafili.
Por 14 shkurti gjithashtu është dita kur parukeritë nuk kanë orare të lira, dita kur restorantet janë të gjitha të prenotuara.
14 shkurti është dita më e trishtuar për ata që edhe ky vit i gjeti beqarë. 14 shkurti i vetmisë së madhe...
14 shkurti është dita edhe e atyre njerëz që nuk e kanë mundësinë ta shëtisin dhe argëtojnë partneren e tyre çdo ditë. Dita kur ata sakrifikojnë dhe qoftë për një ditë, i përkushtohen njeriut të tyre të jetës.
14 shkurti është dita e vetme kur dashuria trajtohet si virtyt rural. E megjithatë duken shumë më bukur ata njerëz që festojnë qoftë me një shëtitje nga liqeni, sesa këta tallësit bashkëkohor që si çdo ditë, sot i gjen përsëri të ulur aty tavolina e lotos.
14 shkurti është dita që shqiptarët pas viteve 90' e kanë festuar gjithmonë me të njëjtin intensitet, prandaj edhe të ashtëquajturit muslimanë shqiptarë të sapozgjuarkanë filluar aksionin e gjithanshëm propogandistik kundra kësaj feste që gabimisht ende trajtohet si ritual i krishterë. Por kjo është qesharake po aq sa e rrezikshme, pasi shqiptarët kanë festuar çdo festë bashkë, fetare apo jo fetare qoftë. Sepse ajo që vetëm shqipja sot e shpjegon, fjala "festë", nuk tregon asgjë tjetër që vetë festa është fe (fe+este), sepse feja dikur shërbente për të festuar dhe jo për të ndarë.
14 shkurti është një ditë e dedikuar dashurisë, të dashuruarëve.

Shkroi: Stop Injorancës !


P.s Fotoja vjen nga nxënës të Indisë Hindu, si thirrje për më tepër dashuri.

No comments: