Më kujtohet sesi kur vinin miq në shtëpi atyre
iu gatuheshin gjërat më të mira dhe ne fëmijëve që na lëngonte goja, na
ndalohej të silleshin aty vërdallë tryezës, por jo veç kaq.
Nuk na linin as të luanim apo të bënim zhurmë e madje mund të na mbyllnin në një dhomë tjetër duke na injoruar plotësisht.
Ndërsa sot që jam bërë vetë prind, me gjithë respektin ndaj miqve, duket se askush nuk ma tërheq dot vëmendjen më tepër se fëmija im.
Dhe mjafton të shikosh prindërit e sotëm (qoftë edhe në këtë rrjet social) se si i gëzohen ardhjes së një fëmije në jetën e tyre, duke iu përkushtuar në të gjitha format.
Jo rrallë ndodh që njerëzit në moshë të thyer të shohin me habi sesi babai del e shëtit fëmijën, e ushqen dhe e ndërron. Një grua plakë një ditë më thotë "Ah more qyq, ju kanë vënë brirët këto gratë e sotme që ju kanë vajtur 2 dynym vithet".
Sepse i tillë ka qenë mentaliteti, burri nuk duhej ti përkëdhelte fëmijët. Madje një shitëse këtu poshtë punës time më tregonte sesi djali i vogël i afrohej burrit të saj dhe ai i vënë në siklet, e shtynte atë me këmbë. Sigurisht, panorama nuk ka qenë e tillë kudo, por ky mentalitet ka ekzistuar.
Nisur nga konstatimi i mësipërm, besoj se gjenerata e re do të krijojë breza gjithmonë e më të denjë për këtë vend, të edukuar e arsimuar që para të gjithave të vlerësojnë si pasuri njeriun dhe jetën!
Dhe mjafton ti shikosh fëmijët e sotëm sa të dashur e të zgjuar janë, për të ndjerë në vetvete, shpresë!
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment