Për
herë të parë në Shqipëri proteston shoqëria civile. Për herë të parë
dalin në protesta fëmijë e nxënës. Për herë të parë shoqëria civile
zmbraps tentativat për ta politizuar kauzën e saj. Për herë të parë
qeveria, dëgjon zërin e shoqërisë civile.
Po, po, duhet thënë gjithashtu se kjo shoqëri nuk i meritonte lëndët kimike.
Qeveria u detyrua ta meritonte popullin e saj, por fatkeqësisht për herë të parë ishte shoqëria që nuk e meritoi dot, qeverinë e vet.
Disinformimi shkoi në një vijë të drejtë me panikun e histerinë. U krijua dhe u jetësua ideja se disa njerëz në Shqipëri janë pro vdekjes së tyre, ndërsa disa të tjerë pro jetës.
Madje u desh edhe bindja e nxënësve të tregonin se ata e donin jetën.
Jam prekur realisht prej intervistave të sinqertave të protestuesve që mbushën sheshet e të gjitha qyteteve shqiptare, apo kudo shqiptarët sot jetojnë. Por në çastin kur kryeministri i Shqipërisë pas një fjalimi të gjatë e dukshëm emocional, që përmes aq shumë argumentash, shpeshherë edhe më të shkoqitura se duhet, u duk se do ta mbyllte duke deklaruar që Shqipëria do ta ndërmerrte nismën e shkatërrimit të këtyre lëndëve kimike, ai me kokë ulur deklaroi të kundërtën duke u larguar me shpejtësi, ndjeva trishtim.
Ndjeva trishtim, një trishtim që nuk ma shuajtën dot as ulërimat e brohoritjet e gëzuara mes fishekzjarresh të mijërave protestuesve. Ndjeva trishtim për herë të parë, me gëzimin e popullit ku jam pjesë. http://youtu.be/ D4BuUql1JSU
Për herë të parë në historinë e shqiptarëve, shqiptarët zgjodhën të tregohen egoistë. I treguam botës se nuk jemi të vegjël, vetëm gjeografikisht. Mosmirënjohës, madje edhe karshi një shteti të fuqishëm si SHBA-të që kanë qenë ambasadorët e krijimit të shtetit shqiptar. Për herë të parë në historinë tonë ne treguam se jemi bërë si e gjithë bota. Ne, ai popull që kurrë nuk e kemi goditur armikun pas shpine. Ai popull që kurrë nuk e ka lënë agresorin të tretet mbi dhe. Ne që ndryshe nga gjithë bota strehuam çifutët kur Vatikani i shiste, ne që strehuam ushtarët italianë që na kishin pushtuar. Ne që iu hapëm dyert vëllezërve tanë të Kosovës në pastrimin etnik që po kryhej ndaj tyre. Ne, nuk jemi sot, po ata.
Nuk jemi po ata para atij shteti të madh e të fuqishëm që ndërmerr misione fisnike e humanitare anembanë botës. Atij shteti falë së cilit Kosova prej 1 shekulli e pushtuar, fitoi pavarësinë.
Dhe duke nisur nga nesër të fillojmë të merremi me 31 zonat e helmosura me radioaktivitet, brenda vendit për të cilat as nuk flitet dhe as nuk protestohet nga askush. Pastaj të fillojmë të pastrojmë plazhet, qendrat kulturore nga plehrat, lagjet, rrugët se për këto nuk kemi cilit populli tjetër t'ia lëmë fajin. Mos ndalemi me kaq, por të fillojmë të mos hedhim më plehrat ku të mundemi dhe ti denoncojmë këto akte, pa kaluar indiferente si deri më sot.
Por sot le të gëzojmë.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se cila do të jetë toka që do të mbjellë "vdekjen" e saj, për të marrë pjesë në misionin humanitar të shpërbërjes së këtyre lëndëve të vdekjes.
Shkroi: Stop Injorancës !
Po, po, duhet thënë gjithashtu se kjo shoqëri nuk i meritonte lëndët kimike.
Qeveria u detyrua ta meritonte popullin e saj, por fatkeqësisht për herë të parë ishte shoqëria që nuk e meritoi dot, qeverinë e vet.
Disinformimi shkoi në një vijë të drejtë me panikun e histerinë. U krijua dhe u jetësua ideja se disa njerëz në Shqipëri janë pro vdekjes së tyre, ndërsa disa të tjerë pro jetës.
Madje u desh edhe bindja e nxënësve të tregonin se ata e donin jetën.
Jam prekur realisht prej intervistave të sinqertave të protestuesve që mbushën sheshet e të gjitha qyteteve shqiptare, apo kudo shqiptarët sot jetojnë. Por në çastin kur kryeministri i Shqipërisë pas një fjalimi të gjatë e dukshëm emocional, që përmes aq shumë argumentash, shpeshherë edhe më të shkoqitura se duhet, u duk se do ta mbyllte duke deklaruar që Shqipëria do ta ndërmerrte nismën e shkatërrimit të këtyre lëndëve kimike, ai me kokë ulur deklaroi të kundërtën duke u larguar me shpejtësi, ndjeva trishtim.
Ndjeva trishtim, një trishtim që nuk ma shuajtën dot as ulërimat e brohoritjet e gëzuara mes fishekzjarresh të mijërave protestuesve. Ndjeva trishtim për herë të parë, me gëzimin e popullit ku jam pjesë. http://youtu.be/
Për herë të parë në historinë e shqiptarëve, shqiptarët zgjodhën të tregohen egoistë. I treguam botës se nuk jemi të vegjël, vetëm gjeografikisht. Mosmirënjohës, madje edhe karshi një shteti të fuqishëm si SHBA-të që kanë qenë ambasadorët e krijimit të shtetit shqiptar. Për herë të parë në historinë tonë ne treguam se jemi bërë si e gjithë bota. Ne, ai popull që kurrë nuk e kemi goditur armikun pas shpine. Ai popull që kurrë nuk e ka lënë agresorin të tretet mbi dhe. Ne që ndryshe nga gjithë bota strehuam çifutët kur Vatikani i shiste, ne që strehuam ushtarët italianë që na kishin pushtuar. Ne që iu hapëm dyert vëllezërve tanë të Kosovës në pastrimin etnik që po kryhej ndaj tyre. Ne, nuk jemi sot, po ata.
Nuk jemi po ata para atij shteti të madh e të fuqishëm që ndërmerr misione fisnike e humanitare anembanë botës. Atij shteti falë së cilit Kosova prej 1 shekulli e pushtuar, fitoi pavarësinë.
Dhe duke nisur nga nesër të fillojmë të merremi me 31 zonat e helmosura me radioaktivitet, brenda vendit për të cilat as nuk flitet dhe as nuk protestohet nga askush. Pastaj të fillojmë të pastrojmë plazhet, qendrat kulturore nga plehrat, lagjet, rrugët se për këto nuk kemi cilit populli tjetër t'ia lëmë fajin. Mos ndalemi me kaq, por të fillojmë të mos hedhim më plehrat ku të mundemi dhe ti denoncojmë këto akte, pa kaluar indiferente si deri më sot.
Por sot le të gëzojmë.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se cila do të jetë toka që do të mbjellë "vdekjen" e saj, për të marrë pjesë në misionin humanitar të shpërbërjes së këtyre lëndëve të vdekjes.
Shkroi: Stop Injorancës !
No comments:
Post a Comment