Friday, January 24, 2014

Itali: Tashmë prostitutat janë edhe meshkuj me taka

Policia në Rimini të Italisë ka shoqëruar 33 meshkuj, mes të cilëve edhe djem të rinj të veshur me taka e geta, që dilnin në rrugë për të ofruar marrëdhënie homoseksuale në këmbim të parave.

Sipas mediave italiane, prej gati një viti, nga rruga “Fantoni” deri në parkimin e Gjykatës në Rimini, djem të rinj kryesisht rumunë, prostituohen për pak para.



Tarifat që ata u vendosin klientëve i përshtaten kohës së krizës, nga 20 deri në 30 euro maksimumi dhe pranojnë të kryejnë gjithçka në makinë, madje edhe në rrugë.

Sipas policisë, të rinjtë që dalin në rrugë për tu ofruar meshkujve raporte seksuale janë kryesisht rumunë të pastrehë, ose të dënuar më parë për vjedhje. Nëse i pyet përse shesin veten për 20 euro, ata shprehen: “Nuk gjejmë dot punë dhe nuk kemi me çfarë të ushqehemi”. (er.nu/BalkanWeb)

Burimi: http://www.ilrestodelcarlino.it/rimini/cronaca/2013/11/11/980130-prostituzione-gay-clienti-tacchi.shtml

No comments: