Disa
vjet më parë, shqiptarët erdhën për të punuar dhe për të ndërtuar një
jetë më të mirë në disa qytete të ndryshme të Greqisë. Sot, qytetarë të
papunë të Volosit dhe qyteteve të tjera greke, emigrojnë në Shqipëri,
për të punuar atje, madje me një pagë mujore 400 deri në 500 euro.
Kështu shkruan në një reportazh të një ditë më parë revista “Tahidromos”
Shumica prej tyre janë të papunë prej kohësh dhe në Shqipëri punojnë në ndërtim dhe si teknikë të ndryshëm. Tani, ata kanë zgjedhur të kalojnë kufirin dhe të punojnë për 7 deri në 20 euro në ditë. Megjithatë, ka edhe zgjedhje më të mirë, siç është të punosh kamarier, ku pagesa shkon deri në 40 euro në ditë në rajonet e Vlorës dhe Durrësit gjatë sezonit të verës. Në vendin fqinj turizmi është industri në zhvillim, shkruan revista.
Presidenti i Shoqatës së Shqiptarevë ” Iliria “, Eduard Tafa ka konfirmuar në një intervistë për revistën “Tahidromos”, se numri i emigrantëve nga vendi fqinj është rritur gjatë muajve të verës. Ai gjithashtu ka pohuar se shumë shqiptarë po kthehen në shtëpitë e tyre, por jo përgjithmonë. Shumë shpejt, sipas tij, ata pritet të kthehen, me të dalë Greqi nga kriza.
Revista tregon rastin e një banori nga Nea Ionia, i cili për tri vitesh kishte qenë i papunë, ndërsa muajin e kaluar ai erdhi në Shqipëri, dhe filloi punë në tavernën e një shoku.
Atje, ai punon si kamarier dhe fiton deri në 35 euro në ditë, dhe akomodimin falas. Sipas familjarëve të tij, mjedisi ishte më të vërtetë i mirë në Shqipëri, për shkak se kultura e shqiptarë ka shumë ngjashmëri me atë greke.
Revista citon po ashtu edhe statistika zyrtare të ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shansave të Barabarta që konfirmojnë se Shqipëria po bëhet një destinacion tërheqës për punësimin e të huajve në qytete të mëdha. (Panorama)

No comments:
Post a Comment