Friday, January 24, 2014

2013-a po shkon

Edhe pothuajse dy ditë të plota i mbeten 2013-ës.

I keni ende urimet në mesazhet e vjetshme në celularë, të gatshëm për ti ridërguar gjatë ndërrimit të festave?
I keni mbushur frigoriferët plot, apo e keni lënë për nesër pazarin?
Po ju meshkujt, po ndihmoni ndopak në pastrimin gjeneral të shtëpive këto ditë?
Thonë se shtëpitë pastrohen që Viti i Ri të fillojë me mbarësi. Gjithashtu, kush ka borxhe bën mirë t'i lajë për të mos ia përcjellë 2014-ës.


Po fishekzjarret i keni blerë, apo keni ndonjë kallashnikov për kësi rasti?
Sa prej jush e kanë vendosur që fill pas vitit të Ri do të lenë duhanin, apo ndonjë huq tjetër?
Ndonjë shpërblim morët, po dhurata do dërgoni apo do merrni?
Apo do jeni në punë deri në 31 dhe të nesërmen gjithashtu?
Si ka qenë ky vit për ju?
Ju ka mbetur ndonjë gjë peng që do donit t'ua plotësonte 2014-a?
Ku do ta kaloni natën e Vitit të Ri? Apo si gjithmonë në shtëpi me prindërit ku pjatat pastrohen pa shkuar ora 10 dhe aty para mesnate të gjithë janë rrokullisur nëpër divanë duke përpëlitur sytë.
Keni prenotuar gjëkundi, apo do shkoni rastësisht t'iu peshkojë ndonjë lokal mbushur plot me të dëshpëruar?
Jemi mësuar që netët e vitit të Ri ti ndanim me humorin shqiptar nga të gjitha sofrat shqiptare, po tani ç'të shohësh në Tv?!

E keni vënë re sikur kjo festa e Vitit të Ri nuk e ka më atë magjinë e dikurshme?
Epo atëherë jeni rritur... (S.I)

P.s Dini gjë deri në ç'datë mbahet ajo pema e Vitit të Ri, se njëherë mbaj mend që e mbajta deri në fund të shkurtit?!

Shkroi: Stop Injorancës

No comments: