Në
një kohë kur edhe pse përballë një presioni të madh ndërkombëtar,
Qeveria nuk është shprehur në asnjë rast PRO shkatërrimit të armëve
kimike siriane në Shqipëri, shoqëria civile është ngritur e
ndërgjegjësuar duke u angazhuar në rrjetet socialet e në grupe të cilat
po bashkohen dhe po bashkërendojnë veprimet e tyre të protestës
qytetare, madje edhe duke kërcënuar Qeverinë, me të ardhmen e saj.
Eshtë vërtetë një kthesë e paimagjinueshme po të mendosh se jo më larg se para 2 vitesh, Kryeministri i Shqipërisë i cilësoi si Aleanca e Plehut, (AKIP) ambjentalistët dhe qytetarët që u ngritën Kundër Importit të Plehrave dhe madje u nëpërkëmb peticioni i tyre duke bërë që importi e përpunimi i plehrave të sjella nga jashtë, të fillonte aktivitetin e tij, normalisht.
Mirë kjo, po nëpër ekrane u shfaqën ministra të qeverisë dhe anal-istë të Pavarur, të cilët deklaronin me forcë se Importi i Plehrave nga jashtë ishte një shanc për të mos u humbur, për përfitimet ekonomike që do të sillte. Madje u tha edhe se ishte kusht për t'u pranuar në BE. Pas kësaj edhe njerëzit u ndanë në dy kampe, në qytetarë Pro dhe Kundra plehrave.
Prandaj është për t'u duartrokitur, madje edhe duke ngritur supet lart, i gjithë ky reagim qytetar sot, kur Qeveria ende nuk ka shprehur Gadishmëri për Importin e Shkatërrimit të këtyre armëve Kimike në Shqipëri.
Shkroi: Stop Injorancës

No comments:
Post a Comment