TIRANE- “Vendi që njëzet vjet më parë ngjallte dëshpërim, sot pret emigrantë italianë.
Janë “të përjashtuarit” e sistemit produktiv italian, të shtresave të
ndryshme sociale. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah pune
kosto të ulët, sot janë edhe punëtorë, artizanë, elektricistë,
hidraulikë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë,
mjekë, arkitektë, studentë...”
Kështu shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica” që i dedikon dukurisë së migrimit italian në Shqipëri një shkrim të të dërguarit të saj në Tiranë, Paolo Berizzi, në të cilin theksohet se Shqipëria është kthyer sot në tokën e premtuar të italianëve.
Shkrimi i plotë në “La Repubblica”
Roberto është kuzhinier e pronar restoranti. Vjen nga Viterbo dhe thotë se me një orë fluturim rilind. “Rrija në kuzhinë 16 orë në ditë për pak gjë. I mbytur nga taksat, i zhgënjyer. Atje isha një mes të shumtëve, këtu, një ndër të paktit”. Roberto Cannata, 49 vjeç, nga Torino, për njëzet vjet në Lazio deri në “zbarkimin në tokën që prodhonte dëshpërim e eksode masive”. Tani Roberto ka 40 vende në restorantin e tij “Basilico”, në mes të Tiranës, vetëm pesë minuta larg Bllokut. Klientë italianë dhe shqiptarë. Një fytyrë një racë? “Ndoshta po. Jemi dy popuj përballë njëri tjetrit”. Një hije mosbesimi, kryesisht nga pala italiane që shpërbëhet deri në ndëshkimin e drejtë më të pabesueshëm: shkëmbimin e migrimit. Ja migrantët në të kundërt. Njëzet vjet më pas. Janë italianët e Shqipërisë.
Ata për të cilët “në Itali, shpresa ka vdekur”. Të shtyrë përtej Adriatikut nga kriza e pamëshirshme, lëvizin drejt bregut tjetër në kërkim të një rroge. Të tjerët, shqiptarët e Italisë, ata të Amerikës së viteve ’90, udhëtojnë në të njëjtat rrugë (me anije apo avion). Por këta kthehen për pushime. Sjellin para e dhurata për të afërmit. I kanë fituar me thuajse një çerekshekulli pune rëndë.
Kush është italiani që emigron në Shqipëri? Mashkull, 25-50 vjeç, më shpesh nga veriu. Nga shtresat sociale më të ndryshme. “Të dëbuar” nga sistemi produktiv që marrin rrugët, e nuk e bëjnë për pushime. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah pune me kosto të ulët.
Sot i ndjekin punëtorë, artizanë, elektricistë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë. Edhe operatorë të call center-ave. Një sektor më vete, me një pluton shoqërish që kanë transferuar në Shqipëri bateritë e personave që përgjigjen me pagesë (Gruppo Abramo, Teleperformance, Infocall, Teletu, Transcom, Grid di Marina Salamon, sa për të përmendur disa). Edhe e folura e telefonistëve vendas është italiane. Ngatërrohet me atë të studentëve tanë. Për të mbajtur veten në një prej pesëdhjetë universitetet private shqiptare, nuk lënë t’u shpëtojnë nga duart 200-300 euro në muaj. Është rroga mesatare. Por edhe jetesa këtu kushton sa një e katërta e asaj në Itali. “Më mirë pak se hiçgjë”. Është motoja e imigrantit të ri.
Dy vjet më parë, me të mbushur 26 vjeç, Davide Barzani bëri valixhet dhe nga Brescia, atdheu i hekurit të rrumbullakët për betonarme, ka eksportuar zanatin e tij në Tiranë. Saldator. E meqë gjërat i shkonin mirë nisi të jepte mësim. “Gjashtë nxënës, një tavolinë, një saldatriçe”, tregon në laboratorin “Mondo saldatura”.
“Tregu po zgjerohet e ka goxha punë. Si arrita këtu? Falë një miku. Shqiptar”. Lidhja me Shqipërinë, më klasikja. Me anë të mikut, kolegut, krushkut shqiptar. “Italianët ia ndiejnë erën Shqipërisë që para se të nisen”, është i mendimit Carlo.
Alberto Rossi, konsulent për një klinikë private të Romës. “Ka nga ata që vijnë këtu prej dëshpërimit, të tjerë për të marrë veten nga një falimentim. Të tjerë akoma sepse nuhasin mundësitë”. Burokraci e zhdërvjelltë, 10% taksa kundrejt 70 të Italisë; sektorë ku hapen fusha pa mbarim sepse niveli i specializimit është ai që është. “Dukuria e migrimit në të kundërt është e destinuar të dyfishohet në dy-tre vjetët e ardhshëm”.
Sa janë sot italianët e Shqipërisë? Ta nisim nga ndërmarrjet. Të dhënat e Dhomës së Tregtisë të çojnë në një kërkim Istat të vitit 2012 që regjistron 1.460 shoqëri me të paktën një ortak italian. Numri zvogëlohet në 600 po të merren në konsideratë vetëm shoqëritë me punë. Të shohim tani popullsinë. Janë 500 rezdentët italianë, 1.800 lejet e qëndrimit të vlefshme (në një popullsi prej 2,8 milionë banorësh). E së fundi, rreth 1.000 janë të rinjtë italianë që studiojnë mjekësi në universitetin e Zojës së Këshillit të Mirë, e binjakëzuar me Tor Vergata të Romës (por kronikat kujtojnë gjithnjë e vetëm rastin e “Troftës” Renzo Bossi dhe të diplomave me pagesë).
Po të bëjmë shumat: 3 mijë është shifra e komunitetit italian në hyrje të Ballkanit. Pak a shumë. “Asnjë nuk di me saktësi sa i madh është komuniteti italian” shpjegon Luigi Nidito, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë. “Shumë lëvizin për llogari të vet e u drejtohen institucioneve vetëm kur ndeshin probleme. Italiani parapëlqen të jetë i pakapshëm...”. përflitet një batutë. Është e një politikani shqiptar të rangu të lartë. “Italianët? Janë shqiptarë të veshur me Versace”. Janë edhe elektricistë me tuta. Si Oscar Cappelletti, nga Bergamo. Pas një shërbimi e kuptoi që, të lidhësh telat elektrikë në Shqipëri, është me leverdi. “Nuk ekzistojnë shtrëngimet që kemi nga anët tona. Punohet më mirë, e më shumë”. Arrijnë me anije nga Ankona e Bari dhe me avion me 20 fluturimet e përditshme, 4 të Alitalia-s dhe 15 të Belle Air-it. Thuajse gjithnjë plot. Nga Bergamo, Pisa, Roma. Në çdo avion gjen mesatarisht 15 italianë. Michela Marucci, avokate praktikante nga Benevento. “Kam klientelë italiane. Sipërmarrësit tanë ose mbyllin ose vetëvriten, ose shkojnë jashtë. Shqipëria po kthehet në krahinën e njëzetenjëtë të Italisë”. Në vitin 1939 ishin trupat e ushtrisë sonë që e pushtuan. Sot e kanë radhën “valixhet e reja të kartonit”. Histori si ajo e Antonio Pane-s, emigranti i interpretuar nga Antonio Albanese në “L’Intrepido” të Gianni Amelios (19 vjet pas Lamerica). E shumë vetë ia dalin mbanë.
Emilio Garlatti është 60 vjeç e bën makarona të freskëta. “Në të katër anët dëgjon italisht. Këtu ndihesh vërtet në shtëpi”. Fluturimi Alitalia Pisa-Tirana, para një muaji. Një nënë italiane shkon të takojë të birin. “Ka ngritur një fermë për rritjen e kërmijve. E shoh të realizuar e jam e lumtur”. Ndal. Kthim mbrapsht. 8 gusht 1991. Vlora, një bizon i detit i mbingarkuar me 20 mijë shqiptarë, hyn në portin e Barit. Do të mbetet imazhi simbol i eksodeve të mëdha. Imigrantët mbyllen në stadiumin e Barit. Në fund, pjesa më e madhe e tyre do të riatdhesohen me mashtrimin e një transferimi në qytete të tjera italiane.
Aldo asokohe ishte dhjetë vjeç e luante në breg të liqenit të Shkodrës. 18 vjeç është në Anzio e lan pjatat në një restorant të famshëm. Kamarier, ndihmës kuzhinier e së fundi shef kuzhine. Sot është kthyer në atdhe ku ka hapur “Delicatezze di mare”, në Tiranë. “Të prodhosh vetëm një orë larg nga Italia, në një vend ku gjuha e dytë është italishtja e ku një punëtor kushton 200 euro, është një mundësi shumë tërheqëse”, thotë Massimo Gaiani, ambasadori italian në Shqipëri.
Tirana, shansi i dytë apo i tretë. Ose jeta e dytë. Edhe në futboll. Pas Torinos dhe Udinese-s, Gianni De Biasi ishte parkuar në Mediaset në rolin e komentuesit. Nga viti 2011 Federata shqiptare i ka besuar kombëtaren kuqezi, kontratë që ka përtërirë edhe për dy vjet të tjerë. E di që i takon një “kategorie të privilegjuarish”. “Gomonet që shqiptarët kanë lënë brigjeve të Italisë – bën shaka trajneri i kuqezinjve – i përdorin italianët për të ardhur këtu. E di sa nisen nga Veneto, nga vij edhe unë? Deri dje ajo krahinë ishte Eldorado. Punësonin shqiptarët. Sot janë ata që emigrojnë”. Na ishte njëherë Amerika. (marre nga ShqiptariItalise)
(er.nu/BalkanWeb)
Burimi : http://www.repubblica.it/cronaca/2013/11/01/news/italiani_d_albania_i_migranti_ora_siamo_noi-70018678/

No comments:
Post a Comment