Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet
me ditët e caktuara të vitit a të motmoteve, apo me fillimin e hënëzës
së plotë e atë të mangët, deri në atë të ndikimeve të planetëve. Ndaj
dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën,
muajt, javën, ditën etj., ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë
diellor dhe jo vetëm për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por
ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jotokësorë për
ata që besojnë te UFO-t.Rezultantja ishte se njeriu qysh në vitet
6000-5000 para Krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të saktë,
i quajtur ndryshe kalendar (me anë të shqipes shpjegohet edhe
etimologjia e saj, si kohë e lindur), ku viti ndahej në 12 muaj, muaji
në javë me 7 ditë 24-orëshe, ku gjithçka përcaktohej perfekt në kohë e
në hapësirë dhe në emërtime, sikundër pothuaj ashtu si thirren edhe sot.
Kësisoj, u përcaktuan planetët dhe jo pak, 11 prej tyre, dhe të 12-tin e
kanë lënë të nënkuptohej (ylli Sirius), ku shkenca po rreket aq shumë
sot.
Pse 12 planetë shëtitës rreth diellit ose anëtarë të sistemit tonë diellor, pse 12 muaj, pse 12 orë, pse 12 shenja të zodiakut, pse 12 anëtarë të familjes magjike të Krishtit, pse 12 dishepuj të Muhamedit, pse duzinë kompletesh, pse ky numër 12 magjik dhe 13-ta numër ters?
Kjo kërkon shpjegimin e saj sa mistik, sa shkencor, sa fetar, por, mbi të gjitha, kërkon një nge tjetër. Sikundër dhe shtata, që përbën një numër tjetër magjik, si shtatë mrekulli, çerek cikli hënor, 7 ditë jave, ku njeriu i atëhershëm iu gjeti edhe emrat përkatës për nder të planetëve, që ndikonin në jetën e përditshme, si dhe në shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor. Si për çudi, ky dokumentim i parë, na vjen sot sipas dy mënyrave. Ose nga ndërtimi i shkallëve dhe hieroglifëve nëpër piramida, ose sipas shkrimeve të tipit kuiniform nëpër gurët e lënë si testament nga S(h)umerët e Babilonisë, ose sipas gjuhës së kënduar e të përcjellë në mijëvjeçarë të shqipes.
Dihet se ditët e javës kanë pas filluar me atë të më të madhit të të mëdhenjve, pra ati i tyre, ose Shën ati – Saturni – e shtuna, për të kaluar te mishërimi i planetit qendër, i Diellit – e diela, (që lidhet me shqipen dije, dritë, djalë, ditë, del), kollaj fare i lihet vendi planetit satelit që ndikon më shumë në jetën në Tokë, kuptohet Hana-e han, e hëna (që lidhet me shqipen si diçka që hahet), për të vajtur te planeti pas saj Mars-e marta (që lidhet me shqipen si një planet me shtrëngata, si i marrë), për të kaluar te planeti tjetër Mërkuri–e mërkurë. Deri këtu kalendarët pellazgë, ilir apo shqiptarë ranë dakord ose dhanë e morën me kalendarët e shoqërive të civilizuara, duke mbajtur emra të përbashkët për pesë ditët e sipërpërmendura të javës. Ndërkohë, si mësuesi me nxënësin spurdhjak që pas disa mësimeve i duket vetja i ditur, mbajti për vete, me emrat e parahistorisë njerëzore dy ditë të javës, si ditën e zjarrit, e anjit-e entur, e enjte, dhe ditën e premte, venera për vendra (e bukur si venera, shën e vertë) më vonë e premta. Pra, është i vetmi popull që i thërret ata, një pas një, si 6500 vjet më parë, kur kombet e tjera përreth e anembanë i thërrasin ditët e javës sipas numrave rreshtorë.
Por jo vetëm kaq. Edhe muajt ky popull i ka pas thirr me emër, sikundër edhe sot, si p.sh. mars, me të cilin fillonte viti i pellazgëve, ilirëve apo shqiptarëve për të uruar mbarësi (të qoftë udha e m(b)ar-mar); prill – që viti të prij-ë me ushure, sepse hapet dita; maj – sepse është muaj i madh ditë dritë; qershor – sepse lidhet me vjeljen e qershisë ose kur bie shi; korrik – sepse korr drithëra; gusht – zagushi, gunë, ngushtohet dita-ngusht; shtator, tetor – vjeshta e parë, e dytë ose vjelja e parë, e dytë; nëntori – thirrej brumeri për shkak të brymës, brumës që është fjalë tipike shqipe; dhjetori – quhesh dimën-ditë të mënuara, ditë të zemëruara, të ngrysura; janari thirrej kalnue nga të qenit kalkan; dhe shkurti thirrej farori sepse hidhej fara e të lashtave, vonë kur Perandori August i mori një ditë për gushtin, u quajt prapë me emërtim shqip ngaqë ngeli i shkurtër.
Pra, kjo na bën të mendojmë se ky popull ka pas qenë i orientuar me kalendar qysh në kohët e para lashtësisë. Ndërkohë që popujt e tjerë, si sumerët, babilonasit, asirët, egjiptianët, më vonë grekët, e më vonë latinët, kujtonin se secili nga ata, mbasi e “vidhte” kalendarin nga gojëdhënat dhe nga ato shkrime të mbijetuara, e bënin si të tyren. P.sh., sumerët e matnin me daljen mbretit të parë në skenën e historisë së tyre (me nfilimet), egjiptianet e matnin me kohën e ndërtimeve të mumieve për personifikimin e përjetshëm të faraonëve (kujdes – fara jonë), grekët e matnin me lojërat e para olimpike të tyre të kryera në Spartë më 780 para Krishtit, romakët i matnin datat me pushtimet e Cezarit, por të gjithë së bashku, në kalkulimet e tyre kishin në mendje ato të pellazgëve, që janë ruajtur në pllakat sumere, etruske, mot a mot, në malet Pindus, në zemrën e maleve të Labërisë, Çamërisë dhe në bjeshkët e Veriut-Gegënisë (popuj mbetës të pellazgëve të rrudhur apo të shtrydhur).
Gjithsesi, kalendari i parë zyrtar mbahet ai i kohës së Jul Cezarit, ku një mesap kalabrez (fis prej ilirësh, prapë racë shqiptare), avokat për nga zanati, Lilius e thërrisnin, i propozon Perandorit kalendarin e vet, me bazë egjiptiane, më saktë me bazë shumeriane, i ndërtuar si kalendar i pastër diellor, pothuajse ai që kemi sot, por me gabime (një ditë në 128 vjet), që u korrigjuan me dekret të Papës Gregoriani XIII, më 1582. Vetë Perandori Cezar hoqi emërtimin e muajit korrik të mbërritur deri në kohë të vet prej perandorëve etruskë (që sunduan Romën nga vitet 770 deri në ato 350 para Krishtit), dhe e quajti Jul, ndërsa pas tij qe Perandori tjetër, i nipi, Oktavian Augusti, që pasoi me ambicien e të ungjit, duke hequr emrin e gushtit dhe e quajti augusto, madje guxoi më tepër se i pari, duke marrë dhe një ditë nga shkurti dhe e vendosi te ky muaj, ndaj dhe kemi qysh atëherë korrikun e gushtin me 31 ditë.
Ky kalendar ndoqi shekujt e mëpastajmë, ku kombet, një nga një, fillimisht ata katolikë pastaj ata protestantë, pasuan dakordësinë e tyre me këtë tip, derisa edhe ortodoksët grekë e rusë në fillim të shekullit 20 arritën dhe e morën për kohëtregues. Prandaj dhe Revolucioni i Tetorit i Leninit, i ndodhur më 17 tetor sipas kalendarit rus, sot quhet si i 7 tetorit, sepse kalendari gregorian hoqi 10 ditë nga ai i Cezarit për të përputhur saktësisht kohën diellore me atë kalendarike.
Veç kalendarit diellor ekzistojnë edhe kalendarë tipikisht të pastër hënorë, me të cilët përputhen llogaritjet e kalendarit mysliman për të kryer ritet e festave të Ramazanit, e Kurbanit të Madh apo të Kurbanit të Vogël. Pastaj kemi dhe kalendar diellor hënor, si ai shumerian, dhe hënor diellor si ai kinez e izraelit, dhe/ose kalendar si ai i fiseve Maya, që përshtat ciklet e diellit me ato të hënës. Por, klasifikimet e kalendarëve nuk kanë të sosur. P.sh., një tip është ai që bazohet në rregulla (si ai i Maya-ve apo ai gregorian dhe ai cezarian). Ka kalendarë që bazohen në observime astronomike, si ai mysliman, që llogarit saktë momentin e sekondave të para të shfaqjes së draprit të hënës, që iu duhet për festimet, siç shpjeguam më lart. Por, ka edhe nga ata kalendarë që bazohen në llogaritje astronomike, si ai kinez dhe izraelit.
Gjithsesi, kalendari bazë mbetet ai i hartuar nga pellazgët nëpër pllaka shumere, por i ruajtur nga shqiptarët, që bazohet tipikisht në fillimin e një viti të ri, sipas ciklit diellor, që përmbushet pikërisht më 25 dhjetor dhe konvecionalisht apo me marrëveshje dëftehet më 1 janar.
Pse më 25 dhjetor? Dihet se data 22 dhjetor përfaqëson solsticin dimëror, ku nata pushon së rrituri dhe/ose dita pushon së ngrëni. Dita e parë dhe e dytë pas kësaj, pra, 23 dhe 24 dhjetori, përfaqësojnë pushimin (stillstand), ose ekuilibrin, ose marrjen e forcave të ditës, ose gjenerimin, ose lindjen e ditës, që realisht fillon të marrë e të mund t’i maten sekondat e para pikërisht më datë 25 dhjetor. Pra, këto sekonda përbëjnë realisht sekondat e para të një dite të re, të një jave të re, të një muaji të ri apo të një viti të ri, por jo vetëm ditë, por edhe dritë më shumë, por edhe fotosintezë më shumë, por edhe oksigjen më shumë. Pikërisht në këtë moment, uji fillon të pjellë ujë, ose të gjenerojë vetveten, që në kuadrin e dy javëve apo gjysmë cikli hënor, duke i hedhur dhe kryqin më 6 janar me nitrat argjendi si katalizator, ai arrin të shpërndahet në gjithë ujërat e botës dhe kushdo mund të marrë nga ky ujë në çdo pikë të globit dhe të të mos i prishet, prandaj dhe ai në këtë ditë quhet ujë i bekuar. Po në këtë moment fillon zgjimi, avash-avash, i kafshëve, shkundja nga letargjia, përgatitja për një jete të re e botës së gjallë, çelja e sythave të shumë bimëve, si mimozat etj.
Pra, jeta, gjithandej lind, por mbi të gjitha njeriu.
Dhe pikërisht këto ditë, duke filluar qysh nga data 17 dhjetor deri më 24 dhjetor, festoheshin saturnalet, ditët e at-it të planetëve, me hare e gëzim të madh, me të pira e të ngrëna, me dhurata për një vit të mirë e të ri për të hedhur dertet pas, dhe më 25, njerëzia i kthehej punës nga e para. Këto festa, që ndryshe quheshin pagane, festa të mirëfillta natyrore, po aq shkencore sa as sumerët, as babilonasit e as asirët, as egjiptianët e as grekët më vonë, e as romakët më vonë akoma, nuk mundën t’i përçudnonin, përkundrazi, i zhvillonin po aq, e mos më tepër, vetëm me ndryshimin se gjoja i kishin shpikur vetë për nder të perëndeshës së bujqësisë me emrat e vet, por që vetëm ky komb i ruajti si në fillimet apo origjinalin e vet.
Vonë-vonë, më 385 të erës sonë, ky rit u zyrtarizua për të krishterët, se në këtë datë paskësh lindur edhe i madhi Krisht, që në fakt, sipas Biblës, ishte lindur pa zbritur barinj nga mali që i bie diku nga ditët e shën Mitrit ose fundi i tetorit, por me që festa pagane (lindja e vitit sipas kalendarit pellazg) ishte më e fortë në memorien e njerëzve, e çuan lindjen e Krishtit më 25 dhjetor.
Pra, festat, datat, muajt, ritet, javët e kalendarët ishin shpikur njëherë, ku një popull si shumerët i ruajti në gur dhe një popull si pellazgët, më vonë shqiptarët, i ruajtën në lahutë. Prandaj dhe ne shqiptarët nuk kemi asnjë lidhje me festën e Vitit të Ri më 01 janar, përveç asaj kohe të diktaturës ose kur të tjerët na e kanë detyruar, dhe ne si popull i vogël, për të ruajtur fjalën e parë të dhënë Zotit ose natyrës për ata që nuk besojnë, gjoja i kemi respektuar, por jo besuar. Kësisoj, festa për t’u festuar ndër ne shqiptarët, sot është ajo e të parëve tanë – 25 dhjetori, që as përhapja e kulturës greke, as pushtimi romak, as sundimi bizantin, as dyndja turke e as ateizmi i kuq nuk mundën të prishnin këtë datë, si në fillimet e veta.

No comments:
Post a Comment