Zbardhen fakte që kompromentojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit
të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë
aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e
Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Lalla, dëshmon me fotografi
praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është
valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë
plane për Vorio-Epirin.
“Kur ofrova për lexuesit të dhëna rreth origjinës nga Çamëria të kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatosit, kisha parasysh rrënjët e tij të gjakut shqiptar, por jo ndërgjegjen e tij kombëtare. Sot do të sjellim fotografitë ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomisë së Vorio Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios.
Besoj se hirësia e tij Anastasios nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë. Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan gjatë festës fetare dhjetëra të rinj kishin veshur bluze me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 dhe shpallën shkëputjen e Jugut të Shqipërisë duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla. Tolerimi i shtetit shqiptar ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 19142014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë që nuk duan fqinjësinë e dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë njerëzore për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.
Arben Llalla
Historiani Arben Llalla, ka komentuar edhe reagimin e shtypit grek pas publikimit të studimit për origjinën e Janullatosit. “Pas botimeve të dy studimeve të mia në lidhje për origjinën shqiptare të kryetarit të Greqisë, z. Karlos Papulia dhe të kryepeshkopit të Shqipërisë, z.Anastas Janullatosit, ka patur disa reagime të publicistëve grekë në gazetat e printuara dhe elektronike, por unë do t’i këshilloja që të reagonin me kundër argumenta dy personalitetet me ndërgjegje kombëtare greke, z.Papulia dhe z.Janullatos, për origjinat e tyre shqiptare, pra atë të gjakut dhe jo të reagojnë disa papagaj që vetëm çirren me akuza politike”, shkruan Llalla.
Aktivitetet antishqiptare
Në një kohë kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë trojet shqiptare deri në Prevezë pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e Agimit të Artë. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, për tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike. Gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për ankesimin e Shqipërisë së Jugut janë bërë të zakonshme në Greqi. Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek.
Përmendoret e ushtarëve grekë
Historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Po përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i fshati Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. Adriatik Doçi
http://sot.com.al/politike/anastas-janullatos-val%C3%ABvit-flamurin-e-vorio-epirit-aktivitet-p%C3%ABr-aneksimin-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-s%C3%AB#sthash.IneDTDvm.dpuf

No comments:
Post a Comment