Mbetjet e ricikluara kanë përbërje toksike por do të përdoren për ambalazhimin e ushqimeve
Foto 3 km pranë Delvinës
Importi i mbetjeve në Shqipëri mund të sjellë edhe mbetje toksike. Në listën e Bazelit nga e cila qeveria ka marrë një pjesë të mbetjeve, të cilave ju ka dhënë “ok” për import gjenden edhe mbetje të tilla. Alarmi është dhënë nga shoqatat ambientalistët në një takim të zhvilluar dje me qëllim parandalimin e zbatimit të vendimit të qeverisë. Të shohim listën e Konventës
së Bazelit me mbi 200 elemente me mbetjet e rrezikshme nga centralet bërthamore. Këtu jemi para një fakti që në shoqëri civile na del si detyre të kërkojmë anulim vendimi”, thotë ambientalisti Lavdosh Ferruni. Pas një sërë konsultash në lidhje me rrezikshmërinë që kanë për shëndetin publik dhe katastrofat natyrore ambientalistet kanë nënshkruar një promemorie, ku i kërkojnë qeverisë pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, mbi listën e gjelbërt të mbetjeve që duhet të importohen.
Argumentet
“Ambientalistët kanë saktësuar se nuk është respektuar Konventa e Arhusit, sipas të cilës transparenca me publikun është kusht në miratimin e këtyre vendimeve. Sazan Guri në këtë takim ka pretenduar edhe se shumë produkte të dala nga riciklimi siç janë edhe qeset mund të kenë përbërje me elemente toksike
“Krimi më i madh që i bëhet një populli që me qese të ricikluara jepen produktet ushqimore si bulmeti, ndërkohë që qese të tilla duhet të jenë për përdorim të dytë për lule, plehra, mbetje”, thotë Guri.
Një tjetër problem i ngritur nga ambientalistët është mënyra e asgjësimit të mbetjeve. Ata kundërshtojnë vendimin ku thuhet se asgjësimi i plehrave do të kryhet duke i depozituar ato mbi, në dhe nën tokë, trajtimi i tokës, injektim i thellë, duke përfshirë injektim me pompim të mbetjeve të lëngshme brenda puseve. Një tjetër pikë është edhe depozitimi sipërfaqësor, ku është parashikuar vendosja e lëngjeve apo llucërave të shkarkuara në gropa, pellgje ujore apo laguna, etj.
Asgjësimi
Në vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet landfill me disenjim inxhinjerik të veçantë dhe shkarkimi në një trup ujor përveç deteve/oqeaneve. Sipas vendit parashikohet shkarkimi në dete/oqeane përfshirë futjen në shtratin e tyre dhe trajtimi biologjik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdonjërit nga operacionet e kësaj liste. Gjithashtu trajtimi fiziko-kimik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdo njërit nga operacionet e kësaj liste. Në listën e shpërndarë nga Ministria e Mjedisit është parashikuar incinerim/djegie mbi tokë dhe incinerim/djegie në det. Sipas vendimit ruajtje e përhershme si përshembull vendosje e kontejnerëve në një minierë dhe grirje apo përzierje para dorëzimit për trajtim në çdo njërin nga operacionet. Gjithashtu parashikohet ri-paketim/ambalazhim para dorëzimit për trajtim në çdonjërin nga operacionet dhe ruajtje në pritje për tu përdorur në çdo njërin nga operacionet.Ne si GRQ do ti kërkojmë mirëkuptimin Qeverisë, që ashtu si kundër dhe vetë ajo ka menduar ta pranojë që ta lerë këtë vendim në paraim për aq kohë sa të merren masat e nevoshje bashkëvepruese të kësaj VKM-je.
Kërkesat e ambientalistëve për qeverinë
1. Të kontrollohet dhe të kthehet në një rutinë rigoroze lista e futjes së mbetjeve nga importi deri më tashme
2. Të ngrihet dhe të monitorohet infrastruktura enkas për këto
3. Të pranohet në parim dhe jo në zbatim, VKM-ja mbi importin e mbetjeve
4. Të kryhet një studim i nivelit strategjik që të nxjerrë në pah nevojat e kompanive dhe potencialet teknologjike për të përpunuar lëndën e parë nga mbetjet importit dhe /ose vendit.
5. Të hartohet së shpejti një ligj i paketimit i kompostimit i vend-groposjeve ekologjike nga KE sipas direktivave të shtatorit 2010.
6. Të mbushet apo të plotësohet së pyetësori për listën e gjelbër, ik akorduar nga KE sipas direktive të shtatorit 2010
7. Të hartohen më parë marrëveshje për të specifikuar kodet e mbetjeve, standardin e kontrollit (e ndaluar e lejuar, kontroll i lartë kontroll i ulët) me ato shtete, kompanitë e të cilave do të kryejnë importin e mbetjeve
8. Të hartohet lista e gjelbër me grupe ose progresive në përputhje me infrastrukturën teknologjike dhe kompanitë respektove që krijohen
9. Të realizohen sa më parë në vendin tonë praktikat e ngritjes së shesheve dhe teknologjive të trajtimit të mbetjeve me anë të kompostimit vendgroposjes dhe djegies teknike.
Ambientalistët bojkotojë takimin me qeverinë: Na quajtën mafioz
Përfaqësuesit e 38 shoqatave për mbrojtjen e mjedisit kanë bojkotuar tryezën me përfaqësuesit për qeverisë ku do të diskutohej vendimi për importin e mbetjeve në Shqipëri. Të kontaktuar nga gazeta përfaqësues të shoqatave kanë pohuar se nuk pranuan të ulen në një tryeze me përfaqësues të qeverisë pasi pak ditë më parë kreu i qeverisë i ka cilësuar mafi0ozë. Në dy salla të ndryshme dy palët kanë dhënë argumente e tyre pro dhe kundër vendimit të këshillit të ministrave. Përfaqësuesit e shoqatave në një letër i hapur i janë drejtuar presidenti të vendit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha kryetares së parlamentit Jozefina topalli dhe Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu për të pezulluar këtë vendim deri në plotësimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme për menaxhimin e tyre.”Mbase jeni njohur me një nga vendimet e fundit të KM, me anë të së cilës miratohet lista e gjelbër e importit të mbetjeve, ne si grup i Reagimit Qytetar- GRQ, pikë së pari mbështesim grabitjen dhe miratimin nga ana e qeverisë së një liste të gjelbër (List Green), që nënkupton një listë me mbetje, që në fakt nuk janë lëndë të rrezikshme (non hazadrous), ndryshe nga ato të rrezikshme të përcaktuara sipas Konventës Bazel, që kërkojnë masa të rrepta transportimi dhe asgjësimi”, thuhet në letrën e hapur. “Sigurisht, në kuptimin e hapave drejt inkuadrimit evropian, ky angazhim shpreh shumë sens, por ne si grup qytetar, brenda së cilit përfshihen edhe ekspertë mjedisorë të vendit, ju sjellim në vëmendje se duke qenë se importi i mbetjeve të 56 llojeve të miratuara në këtë VKM, jo se nuk sjellin dëme e pasoja në shëndetin njerëzor e mjedisor të një vendi, sidomos kur vendi ynë sipas eksperiencës sonë është i papërgatitur, sidomos kur ato gjatë ruajtjes në kushte magazine dhe pas përdorimit mund të kthehen sipas ligjeve inxhinierike, në të dëmshme dhe/ose të rrezikshme” citohet në letër. “Duke qenë se këto mbetje pas përpunimit do të prodhojnë mbetje, dhe në këto kushte kërkojnë vend-groposje speciale, duke qenë se, shpesh, lëndët që riciklohen apo përpunohen, japin një produkt të një niveli më të ulët dhe me ndotje më të lartë” theksojnë ambientalistët. Sipas tyre për të gjithë këto arsye duhet të pezullohet vendimi deri në marrjen e të gjithë masave .
Ministria e Mjedisit, urdhër pushtetit vendor të ndajë plehrat
Vitin e ardhshëm bashkitë dhe komunat duhet të vendosin kazanë të veçantë për hedhjen e mbeturinave organike dhe atyre inorganike. Strategjia e ministrisë së Mjedisit, e cila pritet të miratohet së shpejti, synon pikërisht ndarjen e mbetjeve që në burim. Në këtë mënyrë industria e riciklueshme në vend do të ketë lëndë të parë pa qenë e nevojshme ta importojë atë. Sipas specialistëve të dikasterit të mjedisit përfitime nga ky proces ka edhe pushteti vendor, i cili do të sigurojë fonde nga shitja e mbetjeve. “Duke filluar nga muajt në vijim bashkitë tona do të jenë të detyruara që të ndajnë mbetjet në kazanë të veçantë që në burim. Duhet të dini që ky nuk është një proces që bëhet sa hap e mbyll sytë, ky është një proces i vështirë dhe i ngadaltë që do të kërkojë kohën e vetë të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut. Do ti duhet kësaj industrie të riciklimit të drejtohet tek lënda e parë”,- deklaroi zv. ministri Taulant Bino. Edhe pse strategjia do të jetë e detyrueshme për pushtetin vendor, për bashkitë dhe komunat nuk janë përcaktuar penalitete të qarta në rast se nuk do të bëjnë ndarjet në burim të mbetjeve. Ministria e Mjedisit parashikon që deri në vitin 2015 të riciklohen 25% e mbetjeve në vendin tonë, shifër kjo që pritet të arrijë në 50% në vitin 2020.
Mbetjet kimike, në dëm të shëndetit publik
Specialistë të shëndetit publik dhe kimist bëjnë të ditur se në listën e mbetjeve që do të importohen në Shqipëri janë të rrezikshme. Në listë është një grup mbetjesh të kanë përbërje kimike të cilat në reaksione të ndryshme kthehen në helme. Specialistët pohojnë se nuk mund të përcaktojnë ekzaktësisht llojet reaksioneve, por pohojnë se shumë prej tyre janë shumë të dëmshëm. Shqipëria është një ndër vende më të ndotura në Evropë. Sipas studimeve të ISHP-së, mendohet se jeta e shqiptarëve shkurtohet me rreth 2 vjet dhe sjell rreth 1400 raste të reja me kancer. Ndotja e ajrit në vendin tonë është mbi normat e lejuara nga BE dhe kjo po shkakton pasoja të parikuperueshme mbi shëndetin e si pasojë po ulet jetëgjatësia e njerëzve.
Napoli, protesta të dhunshme kundër përpunimit të plehrave
Kanë vazhduar edhe gjatë natës të së premtes protestat kundër vendgrumbullimit të mbeturinave. Forca të shumta policore mbushën rrugët e qytetit ndërsa protestuesit i vunë zjarrin disa mjeteve. Një grua mbeti i plagosur nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve. Rrugët e qytetit janë mbushur me mbeturina dhe qytetarët e këtij rajoni kanë më shumë se tre ditë që protestojnë bëjnë të ditur mediat italiane. Berluskoni premtoi se do të investonte 14 milionë euro për organizimin e një ladfilli për të ruajtur shëndetin e popullsisë së Napolit por banorët kundërshtojnë çdo mënyrë përpunimi të mbetjeve në këtë zonë. Ata pretendojnë se sëmundja e kacerit në mushkëri është shumë e përhapur në këtë zonë dhe po merr jetë njerëzish për shkak të mbetjeve të grumbulluara në këtë zonë.
G. Sot
No comments:
Post a Comment