Monday, October 25, 2010

Ngjashmëria e gjuhës hitite me atë shqipe

Arkeologjia moderne dhe filologia, me studimin e shkrimit kuneiform dhe me ndihmën e C14 radioaktiv, kane sjellë në dritë qytetërimin e perandorisë së madhe hitite, kryeqytetit të saj, dhe gjithashtu pjesë nga leksiku i po kësaj perandorie.

Pak pas revolucionit neotilik dhe me ndryshimet e strukturës së saj, gjejmë në Çatal Hüyük (aktualisht Turqi), një qytet të ndërtuar mbi baza traditash të forta, dhe i lashtë të paktën sa Tiro dhe Sidona (7000 vjeçare), duke u bazuar në të dhënat e teknikave të datimit të Bahir Alkim, dhe nga të tjerë kërkues dhe shkencëtarë të njohur.

Winckler zbulon në Boghazköv gjuhën e Hititëve, dhe kryeqytetin e perandorisë së tyre Hatusa, midis Detit të Zi dhe Mesdheut, pranë Haly, e përqëndruar në Jug brenda një mali, në një luginë që hapet drejt Veriut. Ky pozicion nuk bën që të mendosh në rradhë të parë që Hititët kishin përhapur dominimin e tyre drejt jug/jug-lindjes, përtej vargmalit të Tauro deri në Babiloni dhe poshtë në Palestinë. Pra është me rëndësi të madhe zbulimi i perandorisë Hitite në Anatolinë Veriore, në një zonë që nuk ishte e llogaritur ndërmjet qëndrave kryesore të qytetërimit.

Lexuesi po bën pyetjen se përse po insistoj me Hititët..!

E thjeshtë: për mua ata janë Trojanë, dhe gjithashtu Ilirë, Etrusk, Shqipëtarë; dhe mbas ardhjes të Eneas në Itali, edhe Romakë.

Provat i gjejmë në leksikun dhe në arkeologjinë, në etnografinë dhe në monumentet e sjella në dritë nga gërmimet e kohëve të fundit, dhe nga një studim i thellë i antropologjisë, duke mbajtur parasysh që kjo shpesh varet edhe nga kushtet ambientale të veëndeve dhe të rajoneve të ndryshme të botës.
Dhe tani po ju jap një listë të vogël me fjalë hitite, në të cilat gjejmë ngjashmëri me arbërishten (shqipen):


Fjalë hitite - Fjalë shqip

Nï - Ni

Ata - At-i

Asht - Asht-i

Mat - Mat-ënj

Maje - Manj

Njoj - Njoh

Wit - Vit-i

Ane - Anë

Gjun - Gju

Qend - Qind

Ili - Yll

Bait - Baj

Et - Etë

Est - Është

Gurta (qytet)* - (i) Gurtë

Lule - Lule

Dor - Dorë

Mial - Mjaltë

Wesha - Veshje

Urim** - Urim

Shur - Shur

Turija*** - Turi

Nakt - Natë

Ara - Arë-a

Shka - Shkallmoj

Sojoti - Sitë

Hur - Ur-i

Lehit - Lehtë

Lissi - Lis


*Qyteti ishte i gurtë në antikitet, pra fjala rrjedh nga Gur.
**Urim, në hebraisht, është akti me të cilin Saçerdoti i Madh consulton Zotin. Përgjigjja quhej thunim; këtu është evidente rrënja ilirike thom.
***Turija, hit = litar me të cilin lidhej feçka e derrit, i përkthyer nga ilirishtja Turi = Feçkë.

Marrë nga libri Thot, Tat parlava albanese i autorit Giuseppe Catapano

Burimi: http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2010/07/ngjashmeria-e-gjuhes-hitite-me-ate.html

No comments: