Një fushë tjetër ku secili mund të shtrijë më tej interesimin e tij për të njohur më mirë Shqipërinë e sotme, Shqipërinë e kaluar dhe historinë e shqiptarëve në trojet e tyre gjatë sundimin otoman është studimi i historisë së Bibliotekave të Evropës, Amerikës dhe Azisë.
E tërë Dija, që ka zotëruar njerëzimi deri në shekullin e 15-të, është gjymtuar e fallsifikuar duke filluar nga shekulli i 16-të e më pas, fallsifikim që e nisën të parët Humanistët Evropianë, e që Iluministët Francezë e çuan edhe më tej.
Shumë autorë po sjellin në dritë çdo ditë prova e të dhëna që provojnë se në shekullin e 16-të e tërë dija e së kaluarës është ndotur krejtësisht nga humanistët e asaj periudhe, se në shekullin e 16-të janë krijuar të gjitha gjuhët e reja dhe ato "të vjetra", se për 270 vjet, nga viti 1500 deri në vitin 1770 e tërë bota është mbajtur në Errësirë të Plotë, se në Evropë dhe në mbarë botën gjatë kësaj kohe nuk ka patur as shkolla fillore dhe as shkolla të mesme, se kjo është koha e artë kur jezuitët u shpërndanë në të gjitha drejtimet, në mbarë botën për të çelur universitete.
Çfarë qenë këto universitete, përse në këto universitete studionin vetëm një "elitë" e vogël?
Si qe e mundur që "eruditët", nga prehri i nënës dhe nga lojrat me top në oborrin e shtëpisë, në moshën 10 – 12 vjeç kapërcenin menjëherë në bangot e universitetit, pa patur nevojë të kalonin më parë në bangot e shkollës fillore dhe asaj të mesme?
Çfarë studjonte kjo "elitë", kur ne e dimë tashmë se në mbarë botën, nga viti 1500 deri aty rreth vitit 1770, i vetmi tekst mësimi, që qarkullonte për mbarë gjindjen, qenë botime të Biblës në vendet e krishtera dhe Kurani për pjesën tjetër?
Në vitin 1505 shkruhet në Evrope Bibla e parë në gjuhët e reja dhe në vitin 1590 shkruhet Bibla e fundit. E megjithatë, ato s'janë biblat që lexojnë sot besimtarët katolike, protestante dhe ortodokse. Duhen botime e ribotime të tjera, më të plota, pa të vijmë në tekstet që besimtarët kanë sot në dorë. Por, dija nuk është vetëm Bibla, bile, Bibla nuk është aspak një Dije.
Ç'ishin këto universite, që lulëzonin në Terrin e shekujve 16-18-të. Kë ndriçonin ato dhe çfarë dije përcillnin?
Në dekadat e para të shek. 16-të në Evrope kemi universitete, por s'kemi akoma një sistem arsimor për miletin. Mungojnë shkolla fillore e të mesme, tekste shkollore: matematike, fizike, gjeografie, kimie, vizatimi, ekonomie etj. ,etj.. E mbi të gjitha, mungojnë mësues. Mungojnë, gjithashtu, biblioteka. Deri në vitin 1770, kur fillon për herë të parë në të gjithë botën arsimi në Gjermani, mësimet jepeshin nëpër kisha e manastire nga murgj e priftërinj. Dhe teksti i vetëm në dorën e të tyre qenë disa kapituj të Biblës.
Përse Evropa dhe mbarë bota, nga viti 1500 deri më 1770 u la krejt në errësirë? Pa mësues, pa libra, pa shkolla dhe pa biblioteka?
Pa libra s'mund të ketë dituri. Në këto shekuj mungojnë bibliotekat dhe librat në qarkullim janë shumë të rrallë. Nga studimi i historisë së bibliotekave të Evropës, Amerikës dhe Azisë rezulton se biblioteka më e vjetër në Amerikë është ajo e Kolegjit të Harvardit, e cila trashëgoi nga themeluesi i saj më 1636-ën vetëm 400 libra. Ky kolegj a universitet njihet si institucion arsimor vetëm në kushtetutën e Masaçusets më 1780-ën. Universiteti nisi të hartojë tekste shkollore vetëm më 1800-ën. Sot, statujën e themeluesit të kolegjit e quajnë në Amerikë statuja e tre gënjeshtrave. Biblioteka e dytë në Amerikë ngrihet më 1731-in nga Benxhamin Frenklin, i cili themelon të parën bibliotekë për libra, që jepeshin me qira në Filadelfia, të cilën britanikët e djegin gjatë luftës më 1812-ën. Biblioteka e parë publike në mbarë Amerikën hapet vetëm më 1833-in në Petersburu të Nju Hempshajërit.
Më 1753 ngrihen në Angli Muzeumi Britanik dhe biblioteka e tij me 40,000 libra. Në perandorinë Habsburge më 1756-ën biblioteka më e vjetër universitare kishte vetëm 2,787 libra. Libraria akademike e universitetit të Vjenës u hap më 1777, në përvjetorin e ditëlindjes së Maria-Terezës, me 45.000 libra. Për të themeluar bibliotekën e parë në Rusi duhet të presim të vdesë Diderot më 1784-ën në France, që Katerina e II të sjellë në Rusi bibliotekën e tij, që bashkë me librat që ajo siguroi nga biblioteka e Volterit dhe librat që u sollën nga Polonia të formohesh fondi i parë i librave të Bibliotekës Kombëtare Ruse.
50 vjet më vonë, fondi i këtyre bibliotekave arrin në 200.000 e më shumë vëllime. Numri i librave në fondet e bibliotekave të Evropës dhe të Amerikës fillon të rritet në progresion gjeometrik, çka reflekton përpjekjet e ethshme për të fallsifikuar gjithçka mbi origjinën, kulturën dhe shkencën e kombeve që po lindin.
Çfarë po ndodh gjatë këtyre pak dekadave, në një kohë kur Erazmi i Roterdamit në vitin 1508 udhëtonte nëpër Evropë vetëm me një arkë me një grusht libra?
E tërë pasuria e Dijes së Njerëzimit në atë kohë ishte katandisur nga Monarkët dhe Vatikani në një thellë?!
Ku shkuan ato qindra mijëra libra, që mykeshin (dhe vazhdojnë të myken) në bibliotekat e monarkëve të Anglisë dhe monarkëve të tjerë të Evropës?
E tërë dija: historia, gjuha, dhe të gjitha lëmijtë e shkencës u manipuluan nga Humanistët dhe Rilindasit e Evropës. Per t'u përhapur kjo dije e manipuluar, kërkoheshin mësues të rinj. U deshën plot 270 vjet per të përgatitur armatën e re të mësuesve, që në vitin 1770 më në fund, vetëm në Gjermani, të mund të hapeshin disa shkolla për miletin. Tashmë gjuhët e reja (dhe ato të vjetra) të Evropës ishin testuar, me to ishin shkruar libra e traktate në mjaft fusha të Dijes.
Në këtë periudhë errësire të padëgjuar, paradoksalisht, shfaqen në literaturë "arritjet" më të mëdha të Dijes dhe të Shkencës. Kuptohet, që kemi të bëjmë me plagjiaturë dhe plagjiatë, për njerëz "eruditë", që nga hiçi dhe në mes të hiçit (deri më 1789-ën vetëm 12 % e francezëve dinin një frëngjishte të çalë) shndërrohen brenda gjashtë muajve apo dy vjetëve studimi në matematikanë të dëgjuar, fizikanë të famshëm, filozofë e biologë, që përmbysin epoka, astronomë e mjekë që ndryshojnë vizionin e krejt shkencës. Nga ky hiç, nga Terri i madh 270 vjeçar që mbuloi mbarë botën, i pa regjistruar më parë në të gjithë historinë e njerëzimit, lindin "Gjenitë", që sjellin në dritë zbulime që askush s'i kishte parë e dëgjuar gjatë 2000 – 2500 vjetëve të fundit.
Më interesant bëhet ky studim kur kohën e themelimit të bibliotekave në kryeqytetet kryesore të Evropës e ndërthurrim me kohën e themelimit të shteteve dhe kombeve, si dhe me procesin e arsimimit të shtetasve të tyre. Panorama që del është groteske!
Këtë punë provoni ta bëni për vendet e Evropës: Italinë, Gjermaninë, Anglinë, Francën, Spanjën, si dhe për vende të tjera si Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Siria apo dhe pak më larg, India, Pakistani, Singapori, Kina, Japonia, e deri në Zelandën e Re.
Vetëm në vitet 30-të shek. të 19-të fillon regjistrimi i çalë i popullsive në Perandoritë dhe mbretëritë e kohës. Ky regjistrim do të vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë krahas konfigurimit gjithnjë e më saktë të kombeve përmes luftrave, genocideve, shpërnguljeve të detyrueshme dhe shkëmbimeve të popullsive. Është kjo histori e re e Evropës, e gatuar qëllimisht në këtë mënyrë, që qëndron në themel të çdo konflikti të hapur apo të heshtur në kontinentin tonë.
Përse historia evropiane deri më sot nuk e kanë vënë në dukje Errësirën e Madhe, që sundoi në mbarë botën në periudhën prej 1500 deri më 1775?
Kush qenë ata që urdhëruan që njerëzimi të zhytej në errësirën më të madhe që njeh historia?
Dhe përse?
Përgjigja edhe për ju besoj se është tani e thjeshtë. Me dijen e manipuluar, me gjuhë e kultura të reja të mbështetura nga ato të "vjetra", me territore të ndara me kufij, me nocionet e reja të kombit, të flamurit dhe me armët moderne në krah aristokratët hodhën në luftra të papara ndonjëherë më parë kombet e sapokrijuara kundër njeri – tjetrit. Që atëhere njerëzimi ka njohur luftra që nuk kanë më të sosur. Me krijimin e kombeve fillon për herë të parë zbatimi i politikës të Monarko - Kryeklerikëve 'Përça e Sundo'.
Njohja e këtij versioni të ri të historisë nuk do të kalojë pa pasoja.
Librat e Konstandinopojës - Apo armiqësia që s'shuhet kurrë e Evropës ndaj shqiptarëve
Për të kuptuar se në ç'botë jetojmë, ne duhet të njohim origjinën dhe të shkuarën e saj, të civilizimeve të kaluara. Për këtë nuk mjafton të mësuarit përmendësh të librave të historisë, por shtruarja e pyetjeve për çdo paragraf të çdo libri të shkruar mbi historinë deri më sot, të çdo paragrafi të teksteve të historisë, që ne mësojmë në shkollë, apo të çdo libri historie që na bie në dorë. Përgjigjet që ne do t'u japim këtyre pyetjeve do të jenë themeli i një historie krejt tjetër nga ajo që ne kemi mësuar mbi të shkuarën e njerëzimit deri më sot.
Sa libra mori Perëndimi kur ra regjimi i Sadamit?
Asnjë. Edhe sikur të binte sot Londra apo Uashingtoni në duart e ndonjë fuqie tjetër, bota s'do të mbetej pa libra. Si në Perëndim ashtu dhe në Lindje, libri është i kudondodhur, ai sapo shkruhet, shtypet, botohet, dhe të nesërmen atë e gjen në çdo cep të botës. Kështu, ndonse pak më ndryshe, ka qenë situata deri në shek. e 15-të kur në Evropë (thuhet se) sundonte Bizanti. Ndonëse shpejtësia e komunikimit nuk ka qenë ajo e sotmja, komunikimi edhe në atë kohë ka qenë i pandërprerë, njerëzit dhe "idetë" lëviznin me shpejtësinë e karrocave dhe anijeve me vela. Por, nga ngjarjet e shek. 15-të neve na ka kaluar pa vënë re një fakt shumë i rëndësishëm:
• Si ka mundësi që vetëm me rënien e Bizantit dhe pushtimin e Konstandinopojës bibliotekat e mbarë Evropës nisin të mbushen e plotësohen me libra?
• Përse mbretëritë evropiane të Lindjes dhe Perëndimit fillojnë të përkthejnë në gjuhët e tyre autorët e Bizantit vetëm pas rënies së Konstandinopojës?
• Në rast se Konstandinopoja ra në duart e Turqve, si ka mundësi që librat përfunduan në bibliotekat e Perëndimorëve?
• Deri në vitin 1543 a nuk ishte Bizanti e vetmja perandoria e Botës dhe Konstandinopoja qendra e botës?
• Në qoftë se Bizanti paska qenë zemra e Evropianëve deri më 1543-in, si paska ndodhur që Evropianët të mos paskeshin pasur qasje në bibliotekat e pasura të Konstandinopojës?
Këtyre pyetjeve të shpejta kushdo mund t'i shtojë një listë edhe më të gjatë pyetjesh për këtë ndodhi në dukje të çuditshme, që demaskon variantin që ne njohim të historisë dhe që shpjegon të gjitha reperkusionet që e tërë kjo ngjarje e stisur (e luftës me Turqve dhe Bizantit dhe e Rilindjes Evropiane) ka patur në ngritjen dhe zhvillimin e kulturës evropiane dhe krijimin e kombeve..
Për ta ilustruar këtë ngjarje, ne duhët të sjellim shembuj, ku si Perëndimi dhe Lindja tregojnë me gojën e tyre se ç'ka ndodhur në Evropë "pas rënies së Konstandinopojës" në fushën e dijes.
Burimi : http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=78&t=2722
Autorë që flasin rreth falsifikimit të historisë:
Zhan Harduin (1646-1729)
http://en.wikipedia.org/wiki/Jean_Hardouin
Edvin Xhonson (1842–1901)
http://en.wikipedia.org/wiki/Edwin_Johnson_%28historian%29
Wilhelm Kammeier 1889-1959
http://de.wikipedia.org/wiki/Wilhelm_Kammeier
Uwe Topper 1940
http://en.wikipedia.org/wiki/Uwe_Topper
Gunnar Heinsohn 1943
http://en.wikipedia.org/wiki/Gunnar_Heinsohn
Anatoli Fomenko 1945
http://en.wikipedia.org/wiki/Anatoly_Timofeevich_Fomenko
Heribert Illig 1947
http://www.biographybase.com/biography/Illig_Heribert.html
Christoph Marx 1957-2002
http://de.wikipedia.org/wiki/Christoph_Marx
Materiale të ndryshme mbi falsifikimin historik në internet:
http://initial.bipedalism.pagesperso-orange.fr/25ma.htm#int
http://www.egodeath.com/newchronology.htm
http://chronologia.org/
http://www.revisedhistory.org/
http://www.radikalkritik.de/index.htm
http://www.egodeath.com/newchronology.htm
Çlirim Xhunga
Çadrat dhe mendjet janë funksionale, vetëm kur qëndrojnë të hapura. Stop Injorancës!
No comments:
Post a Comment