Thursday, October 21, 2010

Plumbi i pushkës së ndryshkur.

Shtëpitë tona ishin përballë.
Vetëm dy gjëra na ndanin, lumi i shpejtë dhe i zhurmshëm dhe shtëpia e saj. Në fakt lumi ndante gjithë fshatin, ndërsa familja e saj ne të dy. Gjithë ditën mendoja për të, të njetën gjë më thoshte edhe ajo në ato pak raste që ua vidhnim cdokujt për t`u takuar. Si mënyrë kontakitmi në mes ne të dyve pothuajse kishte mbetur ”lëvizja e perdeve”. Nganjëherë qëllonte që une i lëvizja më parë perdet, nganjëherë ajo.

Zakonisht këtë gjest neve e kryenim tre herë në ditë. Një herë në mëngjes, pasi njerëzit e shtërpisë, ca ngjiteshin në mal me bagëti, ca për të prerë dru, dikush kishte dalur në bjeshkë, disa të tjerë shkonin në arat e vogla dhe të pjerrta për të punuar. Unë pothuajse gjithë ditën pas dritares rrija, por perdet ishin të mbyllura. E shikoja dritaren e saj, mendoja për të, e dija se pas asaj dritareje sic isha ulur unë, ishte ulur edhe ajo. Kur im atë hynte në shtëpi me trup të kërrusur, me një fytyrë të pjekur, të kuqe në të zezë, me rrudha që i skaliteshin thellë përgjatë fytyrës, flokë të thinjura që i kishin shkuar crregullt në drejtime të ndryshme, me një zë që të jepte përshtypjen sikur kishte shumë nevojë që të kthente në fyt një tas plot me ujë të ftohtë, thërriste duke më dridhur zemrën sepse isha plotësisht i përqendruar me sy, mendje e zemër te dritarja e saj.
Ngrehu! Ngrehu nga ajo dritare! Djali tetëmbdhjetë vjec rrin gjithë ditën në dritare!
Tani je berë burrë ose nuk do bëhesh ndonjëherë. Në moshën tënde gjyshi yt ka qitur pushkë, u rrit jetim dhe i mori gjakun babait të vet. Edhe ti je bërë për të të blerë pushkën. Po më vrau dikush nesër, kështu do të ma marrësh gjakun, ti!?
Unë rrija me kokën ulur pa folur asnjë fjalë, nuk doja të dëgjoja të tilla muahbete, unë e urreja pushkën po ta shikoja, por po të ma blinin ajo do t^ishte një vegël e keqe që do të më shoqëronte kudo, sikur të kisha lindur me të.Po të shkoja në mal më duhej ta merrja, po të shkoja te miqtë, shokët, të afërmit e mi përseri do të merrja përseri do ta merrja me vete, aq më keq edhe në dhomën e gjumit dom ë duhej ta varja te koka e krvatit. Këto mendime qe më vinin rrotull më torturonin pa masë cdo here që përmendej fjala ”pushkë”. Në shtërpine toneë që përbehej nga dhjetë anëtar, vetëm nënën time kisha aleat. Sa herë që gjendesha përball kritikavetë tim eti, nëna ishte nër krahun tim e më mbronte deri në momentin që babai, si zot shtëpie në të gjitha aspektet, e shikonte nënën duke bashkuar vetullat e tij të trasha dhe duke u ndryshuar drejtimin rrudhave të fytyrës së tij. Kjo mjaftonte që nëna ime ose të dilte jashta oset ë qendronte aty pa folur asnjë fjalë. Ishte e shtunë, nata kishte kohë që po muzgej, hëna ishte e plotë, unë isha ulur në një gur që ndodhej në oborrin e shtëpisë time i cili përngjante me një stol të vjetër natyror. Ndodhesha në mes te dy zhurmave, prapa krahëve të mi degjoheshin të folurat e familjes time, që ndodheshin brenda, kush duke përgatitur darkën e kush duke u marrë merregullimin e bagëtive. Nganjëherë ndonjë e qarë e vëllait të vogël mbytej nga zhurma që bënte lumi i vogël i cili kalonte poshtë shtëpisë tonë. Dallgët kapricioze zbrisnin me shpejtësi dhe përplaseshinme shkëmbinjët duke krijuar një ushëtimë që dëgjohej shumë larg. Sytë e mi ishin përqendruar te shtëpia e saj. Vështroja hyrjet dhe daljet, nga dera për në oborr dhe pastaj te kasollja e bagëtive. Ndër ata njerëz që po lëviznin në oborrin e saj mundohesha të dalloja Bjeshkëzen time. Në oborr frynte një erë e freskët, që kur merrje frymë e ndjeje  të të kalonte plot aromë deri në fundin e mushkërive. Në majat e maleve, dëbora ende nuk kishte shkrirë dhe krijonte një pamje mahnitëse që shquhej fort nga errësira e natës në kontrast me ndricimin që i bënte hëna. Në mënyrë të vazhdueshme ndër ato maja që ngriheshin mbi shtëpinë e Bjeshkës dëgjoheshin britmat e gjedheve të egra, ulërima e ndonjë ujku, klithmat që lëshonin shpendët e natës, etj. Papritur në katin e dytë të shtëpisë së saj, në dritarëne vogël që ngjante me një frengji lufte u ndez një dritë pishe, perdet u hapën njëherë dhe u mbyllën përseri. Ishte ajo. Zemra më rrahu fort, u ngrita në këmbë në mënyrë që të më dallonte, drita u zhduk përseri dhe dritarja nuk po dallohej më. Ndihesha shumë i gëzuar sepse atë pasdite isha takuar me Bjeshkëzen. Kur unë e pashë të shkonte për në krua me një buljerë në krah, nuk durova, mora një këmesë, gjoja për të prerë gjethe për gjënë dhe u drejtova për te kroi. Atë e gjeta aty, e kishte mbushur buljerën dhe po freskohej duke mbushur grushtat me ujë e duke ia hedhurë fytyrës së sajt ë bardhë që kishte marrë një ngjyrë të kuqërremtë nga uji i ftohtë. Kur më pa mua tek shkoja nåe drejtim të saj, fytyra i shndriti, sytë e sajt ë zinjë shkëlqyn dhe mori një pamje mahnitëse sikur të ishte një zanë mali. Iu afrova, e përshendeta, piva pak ujë në buljerën e saj dhe i putha dorën e bardhë e të lagur që kishte mbështetur te një gur i kmroit. Ajo me gjysëm zëri nga frikam ë tha se duhej të ikte dhe se nesër do të vinte në kishë. I humbur në mendime me të dy sytë e mbyllur duke i rikujtuar këto momente te dera e shtëpisë sime u degjua zëri i nënës që më thirri të haja darkë. U ngrita në këmbë hyra brenda dhe vërejta që rreth e qark sofrës ishin ulur të gjithë, u ula fillova të ha, por kënaqësi për t`u ushqyer nuk kisha. Vetëmn mendoja për të., mendoja që nesër do e shikoja tek kisha. Pas darkës shumë shpejt në dhomë u ndodhëm vetëm unë dhe im atë, i cili e mbushi cibukun me duhan që e kishte grirë me dorën e vet. Mori një gacë nga oxhaku e ndezi dhe e thithi dy herë radhazi me aq forcë saqë tavani u mbush me shtëllunga tymi. Passi nuk do ta shoqëroja me duhan u ngrita dhe u drejtova nga dera duke i uruar natën e mirë. Në vend të pëgjegjës ”natën e mirë dhe ti” ai më kërkoi që të qendroja. U ula pranë tij me veshtrim te cibuku që e mbante në dorë dhe po prisja se cfarë donte të më thoshte. Me një zë të qetë dhe një të folur të ngadaltë ai mu drejtua: Dukagjin, tani je rritur, une jam sot per nesër, ti do të më zëvendësosh mua. Janë disa gjëra mjaft të rëndësishme që tani duhet t`i dish. Biri im shtëpia e Balë Dedës janë hasmit tanë.
Aq befasuese ishte, sa për momentin nuk më dukej serioze, nuk më dukej një bisedë reale. Por kur u perqëndrova mendja më shkoi tek Bjeshkëza. Mos vallë Bjeshkëza ishte hasmi im, sepse vëllai i saj i madh ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjec i dyti gjashtëmbdhjetë, me ta sa herë ishim bashkuar në mal kur kullosnim bagëtin. Gjithëfarë mendimesh më vinin në kokë. Im atë vazhdoi: Familja jonë është në hasmëri me familjen e tyre që prej nëntëdhjetë e dy vjetësh. Mes këtyre viteve vetëm dy herë nuk kemi qenë në hasmëri. Një herë kur krahinën tonë e sulmuan pushtuesit serbë dhe ne luftuam krah per krah me ta për ta larguar pushtuesin, dhe tani që prej trembëdhjetë vjetësh. Përpara trembëshjtë vjetësh kishin shumë pak meshkuj në shtëpi. I ati i Bjeshkëzës, Arbrit dhe Kushtrimit vdiq duke lenë jetimë. Për këtë arësye gjyshi i tyre Bala na dergoi fjalë që neve jemi në besë deri kur djali i madh Arbri të mbushte gjashtëmbdhjetë dhe nga momenti në moment besa mund te prishet.
Isha i tronsitur, mendoja per Bjeshkëzen. Gjatë gjithë asaj nate nuk vura gjumë në sy. Mendoja gjithcka, por mendimi më i keq më vinte shpesh në kokë dhe shtërngoja duart e mundohesha të mos e mendoja ishte ndarja me Bjeshkëzen.
Zbardhja e ditës më zuri në këmbë para dritarës, me sy nga dritarja e saj, por më larg se kurrë nga ajo dritare. Sikur e ndjellëm nese bisedën që bëmë mbrëm, dy orë pas zbardhjes së dritës katër burrat më moshuar e ë dëgjuar të fshatitu shfaqen përpara shtëpisë sonë. Im atë u priu duke i futur brenda. Pinë duhan dhe kafe të idhët dhe qendruan sikur të ishte mort. Kur i përcollën kafet, babai na e bëri me shenjë të dilnim jashtë. Biseda mes tyre zgjati reth një orë. Ata ikën, bababi u kthye. U mundua të më inkurajonte. -Biri im, kjo na ka rënë për hise, nuk e di kur do të përfundojë kjo histori e shemtuar, ndoshta do të zgjasë edhe nëntëdhjetë e dy vjetë të tjera-dhe sytë iu lagën. Iu afrova tim eti e përqafova dhë e shtërngova fort në krahët e mi. Dëgjova aromën e tij që më kishte pëlqyer gjithëmonë, por dridhej nga tensioni. Nëna e kishte kuptuar dhe doli nga shtëpia duke qarë. Im atë iu drejtua me një zë urdhërues duke i thënë që të hynte brenda, sepse është ulje të shikonte katundi.
-Je shoqja e Jakin Gjonit ti?
Kaluan ato ditë që zgjasnin njëmijë orë. Unë qendroja në dritare, shikoja nga kulla e Bjeshkëzës sime dhe e hasmëve të mi. Ajo shpesh dilte në oborr, por nuk shikonte nga kulla ime. Vëllëzërit e saj që rrinin shumë në oborrin e tyre tani nuk i shikoja më. Ndoshta më kishin zënë mua pritën dhe prisnin e prisnin gjihtë ditën që unë të shkoj dhe të merrnin gjakun e vjtër dyzet e pesë vjecar. Kur e shikoja kullën më ngajnte m një tjetër nga ajo që kisha parë më pak ditë më përpara. E shikoja kaq shumë sa ngajëhrë më dukej si një fytyrë njerëzore që më shikonte me urrejtje. Dritaret e vogla më dukeshin si dy sy, ajo dorë e shkurtër më dukej si një gojë që më së shumti rrinte e mbyllur e ndersa catia si flokët e atij portreti. Edhe qeni i shtëpisë së tyre kishte marrë inat me qenin tonë , nuk donte ta degjonte. Kur qeni ynë lehte menjëherë pa u ndalur lehte dhe qeni i tyre. Tri ditë më pas në në darkë vonë dikush trokitin ë derë. Nëna u ngrit në kembë e hapi derën dhe brenda hynë dy burra. Njëri kishte në krah një pushkë dhe në dorë mbante një pushkë tjetër, kurse tjetri pas tij me një plis të bardhë në kokë me ca mustaqe bishtat e të cilave shkonin deri tek veshët. Pushka që mbante në dorë burri i parë ishte për mua, babai hyri brenda, shkoi tek arka e tij vonoipak dhe u kthye med isa para të vjetëruara që i shtërngonte në grusht. – Ja – tha duke ia drejë burrit. Këto i kisha mbledhur në vite për të blerë rrobat kombëtare që do ti mbaja ditën e vdekjes sime. Burri i mori paratë u përshendet me tim atë dhe doli përjashta.  
Ajo ishte pushka ime. Tani isha bërë burrë. Me atë pushkë ose do I bëja varrin vetes ose dikujt tjetër. Cdo here e harroja në ato vende ku isha duke qëndruar.
Kaluan ato dy javë të zymta, unë I mbyllir Brenda kujtoja kohën e shkuar me Bjeshkëzen, takimet tona të shpeshta.Tmerrohesha kur mendoja se ajo nuk më donte më. Por zemra më thoahte se ajo më donte përseri. E shikoja dritaren, prisja që perdet të lëviznin përseri. Sytë i kisha gozhduar te dritarja, por për ta parë nuk e shikoja. Kisha humbur i tëri në atë shikim. Dicka e vrau syrin tim dhe bëri që unë të përqendrohesha. Pamja mu kthjellua, dritaren po e veshtroja qartë, perdet lëvizën dy herë. Ishte ajo. Sytë e mi që prej dy javësh nuk kishin qeshur, tani po shkëlqenin. Isha teper i gëzuar dhe këtë e shfaqja edhe me pjesëtarët e familjes. Përqafova nënën dhe e putha fort. Nuk më rrihej në një ven, lëvizja nëpër shtëpi, u ngjitesha shkallëve dhe si pa e kuptuar përfundoja në katin e dytë, zbrisja përsëri, hyja sa në dhomë në tjetrën. Doja të dilja jashtë, por ishte mollë e ndaluar, si gëzimet apo hidhërimet duhet ti konsideroja brenda katër mureve.
Atë mëngjes vere qielli ishte zgjuar i mbushur me grumbuj resh me ngjyrë grin ë të errët, pas pak një shi i imët dhe i dendur u shoqërua me disa bubullima rrënqethëse. Sa më shumë kohë kalonte duke rënë ai shia q më shumë qielli pastrohej nga retë. Pa pritur shiu pushoi dhe në qiell me gjithë madhështinë e tij u shfaq dielli. Ylberi shumëngjyrësh kishte rrethuar si një kurorë hyjnore kodrën në të cilën ndodhej shtëpia e Bjeshkëzës. E veshtroja këtë peisazh mahnitës më i kënaqur se kurrë. U ngrita në këmbë shkova në dhomën e gjumit. Aty ishte im atë. Nga freskia që kishte sjellë shiu Ttë e kishte zënë gjumi në një divan të vjetër, pranë kokës kishte mbështetur pushkën. I veshur me të gjitha rrobat po gërhiste me forcë në gjumin e tij më të mire. Poshtë në plevicë nëna ishte duke mbrujtur bukën. Shkova përsëri te vendi im më I preferuar, te dritarja ime. Shikova andej tej, por nuk pashë asgjë. Sytë me shkuan tek rruga e ngushtë që gjarpëronte përmes pemëve, shkurreve, lisave poshtë shtëpisë së Bjeshkëzës. Rruga pothuajse kishte të njejtat kthesa dhe drejtime me lumin, nganjëherë zbulohej e dukej qartë ngaqë ishte zhveshur nga pemët. Papritur në këtë rrugë vërejta se po lëvizte një vajzë që në shpinë mbante një thes. Ishte ajo, Bjeshkëza. Edhe pse ishte larg e dallova. E dallova nga trupi i saj i gjatë dhe i drejtë, nga flokët e saj ngjyrë ari që i binin valë valë mbi supe e përfundonin në belin e sajt ë hollë. Ajo rrugë të conte në krye të fshatit, në një vend ku lumi ishte më i thyeshëm dhe binte pingul me forcë të madhe, atje ndodhej mulliri i ndertuar me mure të thatë dhe i mbuluar rrasë guri, me një derë të vjetër, bashkimi i dërrasave krijonte një hapërsirë aq të madhe sa mund ta kaloje dorën pa pengesë. Ky mulli i vjetër në mes të lumit nuk dihej as nga pleqtë e fshatit sa kohë kishte që ishte ndërtuar. Ndoshta ishte i vjetër sa gjaku i jonë. Bjeshkëza ishte drejtuar atje për të bluar misrin që mbante në thes. E ndoqa me sy derisa nga dritarja nuk mund ta shikoja më. Në mendjen time u ngulit idea që duhej ta takoja patjetër. Këtë ide nuk mund ta mposhtë asgjë, as mendimi që unë isha në gjak dhe po ta kaloja pragun e derës, drejt meje mund të shprazeshin një ose më shumë grykë pushkësh. Dola në koridorinbe  vogël të shtëpisë sime, nuk ishte askush, hyra përsëri në dhomë kapa në dorë pushkën që ishte e mbështetur te muri, e hodha në krah dhe dola përjashta. Sapo dola në derë në sytë e mi ndjeva një dhembje të thellë, pamja  mu errësua saqë nuk shikoja dot asgjë. Nuk isha mësuar me dritën e natyrës, kishte aq kohë që sytë e mi nuk e kishin parë dritëne diellit. Dalëngadalër pamja filloi të më qartësohej. Gjënë e parë që dallova ishte shtëpia e Bjeshkës. Nga ajo pamje më kaploi një ndjenjë frike. Mendja më shkoi të hyja përseri brenda, por jo nuk e bëja dot. Duke e mbajtur pushkën me të dyja duart, me trup të kërrusur që të mos dallohem, fillova të ecja me një hap të shpejtuar, por të kujdesshëm mes pemëve derisa dola në rrugë sipër shtëpisë së Bjeshkës. Në ndonjë pjesë të rrugës dalloheshin gjurmët e këmbëve që kishte lënë ajo. Vazhdoja të ecja në atë rrugë tatëpjetë, me frikën që mposhtej nga dëshira për të takuar Bjeshkëzën. Shpesh herë në atë rrugë të ngushtë nga prania e ndonjë shkembi të madh ishin krijuar kthesa të forta. Në të tillav ende prisja që pas shkembit të shfaqej fytyra e Arbrit me pushkë në dorë. Për një moment ktheva mendjen nga pushka, Arbri e Bjeshkëza ma largoi një gjarper shumë i gjatë, i shkruar bukur me plot ngjyra përgjatë trupit, që më nderpreu rrugën qetë pa patur frikë aspak nga prania ime, sikur donte te më sfidonte. U ngjita edhe pak dhe dola ballë për ballë me mullirin.
Zemra filloi të më rrahë me shpejtësi, gjymtyrët e mia u dobësuan, nuk arrija të ngopesha me frymë. Iu afrova mullirit. Që të hyj brenda duhet të kaloje mbi një urë të improvizuar me dy trupa lisi, pa parmakë që këpusnin gjysmën e lumit dhe përfundonin te dera. Qëndrova pak në këmbë që të mbushesha frymë. Fillova të ecja i pasigurt përgjatë asaj ure. Pasi bëra dhjetë hapa u gjenda përpara derës. Zhurma që krijonte shkëputja e lumit dhe përplasja e tij nga një lartësi mjaft e madhe, të krijonte pamjen e një ujëvare të mahnitshme, e cila nuk lejonte të dëgjohej as zhurma që krijonte mulliri tek bluante drithine Bjeshkëzës. E vendosa dorën tek dera, e shtyva lehtë. Dera u hap përgjysmë dhe përpara meje u shfaq ajo që doja më shumë në jetë. Ishte ukur në një stol të madh prej druri me kokën poshtë. Flokët i kishin mbuluar fytyrën. Kur dëgjoi zhurmën time ajo ngriti kokën e frikësuar. Me fytyrë të skuqur dhe lotë që i rridhnin pa pushim nga sytë ajo më veshtroi habitur. Nuk munda ta duroja, një mall më pushtoi shpirtin, sytë mu mbushën dhe mua më lotë. Ajo u ngrit në këmbë dhe u nis drejt meje. U përqafuem. Trupat tonë u shtërnguan fort. E ndjeja butësinë e trupit të saj. Lotët e sajt ë ftohtë lagën faqet e mia.
Qendruam për një kohë të gjatë ashtu të shtërnguar pa folur asnjë fjalë. I vendosa duart në faqet e sajt ë ngrohta, e shikova, i largova flokët nga fytyra. I fshiva lotët. Ia putha sytë e zinjë. Qerpikët e gjatë ende lageshin nga lotët. E shtërngova përseri në gjoksin tim, duke e puthur kudo në qafën e gjatë e të bardhë, e cila kishte aromë të këndshme. Faqet e shendetshme, gushën e rrumbullakët. Buzët e sajt ë buta u lagën nga buzët e mia. Vazhdonim të putheshim pa pushim, nuk kishim kohë për fjalë. Gjoksi im ndjente prekjet që i bënte gjoksi i saj i fortë e aq i bukur i formuar. Buzët e mia nuk donin të ndaheshin nga buzët e saj. Puthjet e mia rrëshqitën nga buza në mjekër e dolën ngadal në qafë, pastaj u gjenden në gjoksin e saj, tamam aty ku ndahet gjoksi. Dallohej vija që ndante ate gjoks, sepse në të dyja anët e saj  fryhej aq bukur sa që ngjante me një skulpturë mjaft të arritur. Ndërsa po i puthja lehtë gjoksin e sajt ë fortë dallova një shenjë ngjyrë kafe në lekurën e sajt ë bardhë, ishte një nishan në mes të krahërorit të saj. E puthja dhe nuk dnjeja të ngopur në atë nishan. Ajo foli. Ishte hera e parë qëfliste. Kishim qendruar kaq gjatë pa folur asnjë fjalë.
Të lutem… - duart mi vendosi në kokë duke më përkdhelur flokët.
Dukagjin, kemi nevojë të flasim, duhet të cmallemi. E ngrita kokën, ia putha përsëri buzët. I mbërthyem përsesi duart me njëri tjetrin dhe ajo vazhdoi:
Ti, o trimi im rrezikove jetën vetëm për të më takuar. Po sikur vëllai im të të kishte parë? Arbri është betuar se do të vrasë, ai ka thënë se do të marrë gjakun. Unë e vështroja. Kur fliste këto fjalë i merrej zëri.
Unë të dua shumë si do t`ia bëj pa ty. Mua s`më duhet jet apa ty. Dukagjin mbrëmë kam pare ëndërr sikur të shpëtova jetën, isha shumë e gëzuar. I vështroja sytë që i shkëlqenin dhe ndihesha shumë i lumtur. Mulliri vazhdonte të bluante dhe ishte pothuaj në drithin e fundit. Nga fjalët që fliste ishte shumë e mallëngjyer.
Si na ndodhi neve kjo? – përshpërsite ajo. Cfarë faji kemi une dhe ti?
Zemra ime, edhe unë të dua shumë ty. Të dua për jetë të jetëve. Duhet të jesh e forte. Mielli mbaroi së bluari. Ajo tha se duhej të largohemi sa më parë sepse dikush tjetër do të vijë për të bluar në mulli. Ndërsa u ngrit në këmbë sytë iu mbushën përsëri me lotë. Mu hodh në qafë duke më thënë me zë të drishur. Dukagjin kam një parandjenjë të keqe. Kam frikë se ky do të jetë takimi ynë i fundit. Jo, Bjeshkëza ime, neve dot ë jemi bashkë. Ti gjithëmonë do të jesh këtu në zemren time. Asgjë nuk do të na ndajë. Dolëm përjashta, kaluam nëpër urën që nxirrte tej lumit. Ndihesha I pasigurtë. Kur po përpiqesha të ndahesah nga Bjeshkëza ime, dëgjova një zë që thërriste emrin tim. E njoha atë zë. Shikova në drejtim të zërit dhe pashë atë. Atë që kasha patur frikë gjatë gjithë rrugës se do e shikoja. Ishte Arbri, vellai I Bjeshkëzës, në dorë mbante një pushkë që ma kishte drejtuar mua duke më thenë.  
Tani nuk ke ku të shkosh, do të paguash gjakun e të parëve të mi, po ajo motra ime cfarë do me ty? Do e paguajë shtrenjtë edhe ajo, - dhe mbushi pushkën. Bjeshkëza kur dëgjoi këto fjalë doli me vrap përpara meje. Arbër, vëlla I dashur, ule pushkën. Dukagjinin e dua, pse do e vrasësh? Të lutem, nëse do ta vrasësh atë më mire vramë edhe mua. Ai kur dëgjoi këto fjalë bërtiti duke urdhëruar që të largohej. Ajo nuk u largua përkundrazi mu afrua dhe më tepër, pothuajse u bë një me mua. Pas kësaj dëgjova një krismë pushke dhe Bjeshkëzën që u shemb përpara këmbëve të mia. U ula, I vendosa dorën nën kokë, nga krahërori po i rridhte gjak. Një plumb e kishte marrë pran nishanit që ia kisha puthur aq shumë.  

Ai vazhdonte që qëllonte në drejtimin tim. Për fatin tim të keq lumi ndodhej shumë afër, unë rashë në të dhe shpëtova, por duhej të kisha vdekur atë ditë, bashkë me Bjeshkëzën time.
Unë tani qëndroj në atë dritare duke vajtuar për të. Dikur jetoja me atë dhe kanunin. Tania jo iku e unë po jetoj vetëm me KANUNIN.

Fran Shkëmbi
Dituria.se

No comments: