Wednesday, October 13, 2010

Historia: sajesë apo shkencë?

Ky është libri në 7 vëllime i Anatoly Fomenko-s, që flet për një mashtrim të madh, falsifikim, manipulim të historisë së lashtë, monedhave, mbishkrimeve, e pjesës më të madha të fakteve historike të lashtësisë. i kryer nga jezuitët, në mesjetë.

Eshtë një libër që duhet ta lexojnë të gjithë shqiptarët, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur vërtetë pas rënies së shtetit të Arbrit, pas rënies së Kostandinopjës, para krijimit të gjuhëve (të reja e të vjetra bashkë), lindjen e kombeve dhe identiteteve të reja pas shekullit të XV-të.
Si është sajuar historia e Egjiptit të Lashtë, Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake? Ç'kanë qenë ato në të vërtetë? Kush dhe pse ka kryer këtë mashtrim të madh botëror?  Stop Injorancës


Kush është Anatoly Fomenko?

Fomenko u lind më 1945. Ai është anëtar i Akademisë Ruse të Shkencave, Akademia Ruse e Shkencave Natyrore dhe i Akademisë Ndërkombëtare së Arsimit të Lartë për Shkencat, si dhe Doktor i fizikës dhe matematikës, profesor, dhe kryetar i Katedrës së Matematikës dhe Mekanikës në Universitetin Shtetëror të Moskës.
http://en.wikipedia.org/wiki/Anatoly_Timofeevich_Fomenko#Historical_revisionism
 http://en.wikipedia.org/wiki/New_Chronology_%28Fomenko%29
Librat në anglisht mund ti lexoni edhe në internet: http://books.google.com/books?id=YcjFAV4WZ9MC&printsec=frontcover&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false


Çështja mbi kronologjinë  http://www.amazon.com/gp/blog/post/PLNK2RMD60LT1UD5E

"Historia është një grusht me gënjeshtra rreth ngjarjesh që kurrë nuk kanë ndodhur të treguara nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë atje." – Xhorxh Santajana, filozof amerikan (1863 – 1952).

Enciklopedia Britanike e njeh Jozef Julius Skaligerin (1540-1609) si themeluesin e kronologjisë konsensuale që ne njohim sot. Skaliger e mbante veten një matematicien i madh dhe mburresh se kishte zgjidhur problemin klasik "të lashtë" të "Katrorit të Rrethit", i cili u provua më pas se ishte i pazgjidhshëm.

Veprat e tij kryesore Opus Novum de emendatione temporum (1583) dhe Thesaurum temporum (1606) paraqesin një varg të gjatë datash të vendosura pa kurrfarë prove, që konsistojnë në një sekunecë datash që përsëriten pas intervalesh të barabarta duke u bazuar në numrat kryesorë kabalistikë 333 dhe 360. Në atë kohë numerologjia konsiderohej si shkenca kryesore dhe J.J. Skaliger ishte kabalisti më në zë në kohën e tij.

Filozofi anglez Ulliam Okhaim (që thuhet se ka jetuar më 1225 – 1279) thoshte se: "entitetet nuk duhen shumëzuar përtej domosdoshmërisë." Brisku i Ojhamit i zbatuar në histori na jep një ide mbi njerëzimin sipas të cilit qytetërimi ka marrë jetë jo më herët se shekujt 8 dhe 10 të erës tonë, në qoftë se ne qytetërimin e kuptojmë si një sistem hierarkik që përbëhet nga shteti, ushtria, ideologjia, feja, komunikimi dhe shkrimi.

Si J. J. Skaliger, ashtu dhe pasuesit e tij, klerikët dhe humanistët, nuk i kushtuan shumë vëmendje ligjit të Okhamit kur thurrën historinë e Antikitetit Grek dhe Romak. Klientët e tyre ishin lidera të rinj të cilët kërkonin legjimitet në të shkuarën e tyre për t'u bërë Papë, Kardinalë apo për të themeluar dinasti mbretërore si ajo Mediçi. Ata paguan mirë njerëz për të sajuar një të kaluar të lavdishme por të paqenë.

Një punë kërkimore e gjithanshme na tregon se nuk ekzistojnë të dhëna të besueshme rreth ngjarjeve përpara shekullit të 8-të, dhe se ka shumë pak informacion që na vjen nga shekulli i 8-të deri te ai i 10-të. Në fakt, shumë nga ngjarjet e "Lashtësisë" kanë ndodhur në periudhën prej shekullit të XI deri në shekullin e XVI-të, të cilat janë pasqyruar në letër gjatë periudhës 1400 – 1600 të erës tonë, pasi janë ripërpunuar dhe projektuar në një të shkuar të largët imagjinare nën etiketat Greqia e Lashtë, Roma, Egjipti dhe Persia.

Ne kemi marrë në shqyrtim në detaje Almagestin e Ptolemeut "të lashtë", që konsiderohet si një gur themeli në historinë klasike dhe që mendohet se është shkruar në vitin 150 të erës tonë. Ne pohojmë në mënyrë përfundimtare se: Almagesti është hartuar në shekujt 16-të – 17-të duke u mbështetur në të dhënat astronomike të shekujve 9 – 16-të, prandaj dhe Mbreti i astronomëve dhe të 13 volumet e Almagestit janë fallsifikime të mesjetës së vonë.
Ne kemi zbërthyer kodet e 34 horoskopëve "të lashtë" egjiptianë që janë pikturuar në varret e Luginës së Mbretërve apo që janë gdhendur në Dendera dhe Esna. Egjiptologjia i daton këto horoskope ose në kohëra që s'mbahen mend ose thotë se për to nuk mund të përcaktohet një datë.
Kjo është krejtësisht e pavërtetë! Këto horoskopë përmbajnë të dhëna të mjaftueshme astronomike për të llogaritur datën e përpilimit të tyre, dhe të gjitha datat e zbuluara rezultojnë se nuk janë më të hershme se shekulli i 11-të.

Ne kemi bërë kontrolle duke kryqëzuar metoda arkeologjike, dendro-kronologjike, paleografike dhe atë të karbonit mbi datimin e burimeve dhe artifakteve të lashta. Ne kemi zbuluar se të GJITHA këto s'janë të pavaruara, të sakta, ato janë statistikisht të pambështetura, kontradiktore e për rrjedhim përfundojnë në një rreth vicioz pasi bazohen ose kalibrohen mbi bazën e një kronologjie konsensuale të njejtë.

Sado e pabesueshme që të duket, nuk ekziston asnjë element i vetëm evidence të qëndrueshme me shkrim që mund të datohet në mënyrë të besueshme dhe të pavaruar para shekullit të XI. Edhe monedhat e pafallsifikuara, monedhat 'e lashta' greke dhe romake, janë mesjetare, sasia e tyre e madhe i përket periudhës të së drejtës së njohur të feudalëve vendas për të emetuar monedha. Historia klasike bazohet shumë në kopjet e bëra në shekujt 15 – 17-të mbi origjinale "që fatkeqësisht kanë humbur".

Zgjatja artificiale e etapës kohore me mijra vjet i bën vlerësimet mbi rritjen e popullsisë dhe parashikimet për ndryshimin e klimës të pabesueshme. Teoria jonë thjesht e kthen Kronologjinë e Historisë Botërore në mbretërinë e matematikës së aplikuar nga e cila ajo u sekuestrua nga klerikët në shekujt 16-17-të. Ne kemi zhvilluar një numër metodash të vlefshme e të verifikueshme të kërkimit shkencor të bazuar në statistikën, astronominë dhe logjikën.

Për shembull, ripërllogaritja e bërë me ndihmën e kompjuterit mbi eklipset dhe krahasimi me përshkrimet e hollësishme të bëra gjoja në "Lashtësi" tregon se ato ose kanë ndodhur në Mesjetë ose nuk kanë ndodhur fare. Një zbatim i thjeshtë i astronomisë të kompjuterizuar në përllogaritjen e rregullave të krishtlindjeve të përcaktuara në Librin e Krishtlindjeve të paraqitur nga Koncili i Nikeas gjoja në vitin 325 të erës tonë tregon se eklipsi nuk mund të ketë ndodhur para vitit 784 të erës tonë.

Lidhur me sa u tha më lart mund të shtrohen mjaft pyetje: kur dhe ku lindi Jezu Krishti, kur u kryqëzua ai?


Analiza kronologjike e Dhjatës së Vjetër tregon përfundimisht se ajo eshtë shkruar në shekujt 14-16-të pas Dhjatës së Re, duke u dhënë ngjarjeve mesjetare një pamje biblike. Kronologjia e Re nuk është një përpjekje e vrazhdë për "të mohuar historinë", ajo nuk fshin emra personash, ngjarje, artifakte, Piramidat, murin e Madh, etj. … por u përcakton atyre një vend më të mundshëm në kohë dhe hapësirë.

Përktheu Çlirim Xhunga
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Paraqitje e librit dhe gjithçka ai trajton, në video: http://video.google.com/videoplay?docid=7300345524047693918#

No comments: