Friday, October 8, 2010

"Dhe ne që iu mësojmë fëmijëve tanë frëngjisht..."

Personalisht ndihem shumë i fyer që pikërisht Franca është kundër liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Lexova editorialin tuaj dhe jam plotësisht dakord. Por, do t'i shtoja edhe diçka: Pikërisht kur fliste sekretari francez për votën kundër Shqipërisë, unë isha duke ndihmuar djalin tim 9-vjeçar me mësimet. Dhe një nga librat, mbi të cilin po djersinim ishte...frëngjishtja. Ai është në klasë të tretë dhe këtë vit kanë marrë gjuhë të huaj frëngjishten.

Ne iu mësojmë fëmijëve tanë frëngjisht, kurse Franca nuk na do në dyert e saj?
Kjo nuk është fort e hijshme. Është përçmuese për ne. Unë prapë nuk fajësoj Francën, por burrat dhe gratë që kemi zgjedhur të marrin vendimet për ne.


Ata i thonë vetes politikanë, por për mua janë hajvanë dhe hajdutë të rëndomtë. Haram t'i kenë paratë e vjedhura dhe të mos shesin shumë mend me vizat. Është njësoj si të mburresh se ke dalë i treti në një garë me tre vetë.  rustemaj33@yahoo.com, G. Shekulli


Nëse shqiptarët do të mbijetojnë deri në mijëvjeçarin e dytë, ata do ta shndërrojnë botën, ashtu siç dijnë ata - Michel De Notredame


No comments: