Monday, October 25, 2010

Etimologjia e fjalës: "Djalli"

Aristofeja nuk pret që rasti t’i ikë, që koha të kalojë e plaga që ka pësuar t’i mavijoset e t’i gangrenizohet. Jo, ajo u mblodh në Romë pasi e ardhmja e vet po rrezikohet, e në Tiranë u përpoq të rivendos rregull, që askush të mos lajthisë nga mësimet e djallit e të heretikëve.

Në një shkrim të dt. 25 shtator te Telegrafi mbi Djallin, ishte një shkrim pa autor, Aristofeja kërkon të mbrohet duke larguar shigjetat e kritikës nga vetja e duke rikonfirmuar përmbajtjen e konceptit Djall, që vetë ka përpiluar e shkruar me kujdes në çdo fjalor të botuar deri më sot. Autori anonim sjell në këtë shkrim trajtesën bajate mbi prejardhjen e fjalës djall: djall, thotë, vjen nga greqisht “dia”, tutje, dhe “vallein”, hedh, flak.

Shikoni ç’ka ndodhur në greqisht: nga shprehjet shqipe hedh vallen dhe shkel me këmbë greqishtja ka marrë vallen për hedh, flak, dhe shkel për këmbë !!) dhe në krah të fjalës diavolos vë anglishten devil.

Autorit të shkrimit s’i bën aspak përshtypje përse te anglishtja devil mungon parashtesa greke dia (d.m.th. tutje) dhe folja greke vallein (flak ?!) dhe as merr mundimin të na shpjegojë se çdo të thotë hebraishtja ha-Satan, arabishtja shajtaan dhe shqipja shejtan.
Hebraishtja ha-Satan, arabishtja shajtaan dhe shqipja shejtan kanë në temën e tyre sinonimet J dhe At, të cilat ky autor e ka të vështirë t’i mësojë.
Antishqiptarizmi s’e ka bërë aq të zgjuar (e veç për këtë Aristofeja e mban dhe e majm si shërbëtor besnik të saj pasi i ditur kuptohet që s’është), ndryshe ai nuk do të guxonte të vinte në shkrimin e tij gjithë ato fjalë, kuptimin e të cilave vetëm një Kod, ai i SHQIPES, mund t’i zbërthejë.

Në anglishten e vjetër devil shkruhej deofol dhe në anglishten mesjetare devel.

Ato bashkë me latinishten diabolicusdhe greqishten diavolos duan të na kumtojnë njeriun e keq, që për Aristofenë është cilido që DI e që Përhap të vërteta si barazimin Ay = Yll.

Një nga karakteristikat e greqishtes është shprehja e mjaft koncepteve me dhjetra fjalë.
Siç shihet, edhe këtu shqipja ia kalon greqishtes e shumë gjuhëve, që mburren me fjalorin e tyre të madh miliona fjalësh.  

Në shqipe, në shumicën e rasteve, sendi dhe koncepti shprehen me një fjalë, dhe kjo shpreh peshën e konceptit dhe qëndrueshmërinë e gjuhës, që e ka krijuar atë.

Në greqisht dia vjen nga fjalë si diavolos apo latinishtja diabolicus, dhe jo e kundërta.

Termi diavolos, njeriu i keq, apo diçka e keqe “qui inspire la haine”, që fut grindjen mes njerëzve (te Bailley), vjen nga shqipja e do të thotë (po e përsërisim dhe një herë për të dashuruarit pas greqishtes së “vjetër ?!” dhe asaj të re) “Di Ay Yll Është”.

Ky njeri që dinte të fshehtat e gjuhës e që guxonte t’ua mësonte të tjerëve bashkë me sekrete të tjera të dijes u deklarua në Mesjetë heretik.
Heretik don të thotë “AR E (= I, të gjithë) them janë”, pra, Ar, Yll, (këtu: Perëndi) janë Të Gjithë Njerëzit e Të gjithë Popujt”.

Djalli dhe Heretiku, janë e kundërta e asaj që pretendon Aristofeja. Dhe kjo del nga vetë goja e saj, nga mësimet që ajo ka përhapur p.sh. në Kinë. Duke njohur për herë e më shumë Kodin e Shqipes ne do të mësojmë se Aristofeja ato që i thotë në një gjuhë, i hedh poshtë në një gjuhë tjetër, atë që nderon te një popull, e poshtëron te një popull tjetër. Por, kësaj loje, besojmë, se po i vjen fundi. Dhe bash për këtë Aristofeja është fort e shqetësuar.



Për kinezët Ai është mashkullia (viriliteti), dhe dashuria, dhe CHIEN AI është rruga përmes së cilës shkohet në lumturinë dhe mirëqenien shoqërore. CH’ I EN AI, vjen nga shqipja dhe do të thotë “(Atëhere Kur) Të Gjithë Të Jenë Ai = Perëndi, (Në Shoqëri Do Të Ketë Paqe Sociale, Mirësi Dhe Mirëqenie Për Të Gjithë).”

Kjo maksimë e filozofisë kineze (e ndërtuar siç shihet me brumë shqiptar) vlen dhe për ne shqiptarët.
Shekuj robërie, shtypje dhe obskurantizmi nuk arritën të përkulin shpirtin shqiptar, shqiptarin nuk arriti ta “qeverisë” askush, as i huaji, e siç po shohim me sytë tona, as ndonjë shqiptar, apo kastë shqiptarësh. Dhe këtu s’kemi të bëjmë me ndonjë instinkt Vetëshkatërrimi, por me instinktin e Mbijetesës.

Në trojet shqiptare rron një racë ku secili është një PERËNDI.
Vetëm atëhere kur shqiptarët do ta kuptojnë në thelb këtë vlerë, vlerën e të qenit popull - perëndi, kur ata do ta respektojnë njëri – tjetrin si Perëndi, kur të punojnë për përsosjen e tyre morale, lartësimin intelektual e të kuptojnë se pushtetin e tyre s’mund t’ia falin askujt, për asnjë çast, e kur të gjejnë rrugën e një vetqeverisjeje të drejtë, ku të dëgjohet e të peshojë zëri i çdonjërit, ku të punohet për një organizim të tillë shoqëror ku i “përfaqësuari”, në se do të ketë atëherë ndonjë të tillë, të revokohet në çdo çast që ta dëshërojnë votuesit e tij, vetëm atëhere shoqëria shqiptare do të shkonte shumë më mirë.

Kjo do të ishte një shoqëri ku përfaqësuesve s’do t’u vente mendja kurrë të guxonin të merrnin qoftë edhe për një çast nëpër këmbë një individ, ta injoronin votuesin e të shfrytëzonin pushtetin për interesa të tyre.
A janë këto mendime një utopi?
Sot këto fjalë janë utopi, por nesër kur të merren vesh gjëra që ne sot, jo për fajin tonë, s’i dimë, s’do të ketë forcë të ndalë njerëzit për të ndërtuar e për të patur për vete një shoqëri më të mirë.
Ne duhet të punojmë e të luftojmë për një shoqëri ku mbreti ynë të ish FSHESARI i turnit të tretë. Atë ditë kur ky fshesar do të kërkonte të flakte fshesën e do të na thoshte se kërkon të mbretërojë mbi ne, ne do ta shkarkonim, sepse ne bënim (përpara) dhe pa të.
Dija është kaq e rëndësishme për mbijetesën, sa që të parët tanë kanë uluritur me shpresë se ne një ditë do t’i dëgjonim, e do t’i kuptonim: ULURASIM ! është një nga fjalët e panumërta kuptimplote që ne e trashëgojmë nga të parët, por deri më sot, fatkeqësisht, s’kemi ditur t’ua vëmë veshin, të kuptojmë se ç’kanë kërkuar të parët tanë të na kumtojnë. Ne s’dimë ende se ç’pasuri e madhe, ç’filozofi fshihet në fjalët e thesarit tonë gjuhësor. Kjo vlen për të gjitha gjuhët e tjera pa përjashtim. Njerëzit kudo nuk e dinë domethënien e fjalëve që flasin për ditë.

Kujt i ka shkuar vallë ndërmend të hetojë më parë një gjë të tillë? Në cilën vepër mund ta keni lexuar këtë gjë? Ende, dhe këto ditë ne lexojmë përralla për gjuhët e gatshme, të ardhura nga lart, apo nga ndonjë anë tjetër e horizontit, apo nga ndonjë kometë që na u vërtitka mbi kokë çdo 3000 vjet?!
Aristofeja gjithmonë do të gjejë kalemxhinj të shkathët për të na treguar prroçka të tilla e për ta larguar vëmendjen tonë sa më larg nga e vërteta.
ULURAS shpreh një barazim semantik e fjalëformues i shfrytëzuar gjërësisht në shqip dhe në të gjitha gjuhët e tjera : UL, Yll = Ur, Ar.

Duke njohur barazime të tilla të thjeshta (shih shkrimet tona te Republika nr. 217 – 220) dija bëhet më e lehtë, me 20 faqe tona fëmijët tanë dinë më shumë, nisin të mësojnë gjëra që deri më sot i mësonin vetëm pjella mbretërish, princash e princeshash, mbase në Kembrixh, mbase diku tjetër.
Dija me kohë është përmbledhur në disa pohime të thjeshta, që Aristofeja i ka përvetësuar e s’pranon të përhapen ndër popull, ndryshe rrezikojmë të bëhemi “të barabartë” e s’do të kemi më elitë.
Ajo ka bllokuar të vërtetën mbi shqipen, por dhe të vërteta të tjera të thjeshta në shkencat e sakta. Fëmijët tanë duhet shtrydhin trutë për të nxënë diçka në tekstet e dobëta shqip, pasi akoma te ne s’ka dalë një njeri, që TË VËRTETAT E DIJEVE TË SHKENCAVE NATYRORE T’I KTHEJË NË NJË GRUSHT POSTULATESH TE THJESHTA.

Na duhet një Lajbnic, apo një Rasëll për ta bërë këtë, e dikush që të marrë guximin t’i përhapë, si dhe një lloj klase politike tjetër (meqë pa të thonë hëpërhë s’kemi nga t’ja mbajmë), që jo vetëm të mos ta ndalonte DIJEN, por ta mbështeste atë si një pasuri të paçmuar për ne shqiptarët.

Çlirim Xhunga
Tiranë, më 26 shtator 2006

No comments: