Ky
është një nga rastet e shumta se si CEZ mbifaturon qytetarët. Një çift
pleqsh në Shkodër, të cilët jetojnë vetëm dhe përdorin gazin për të
gatuar, janë faturuar për një muaj plot 11 milion e gjysëm lekë.
Kjo faturë ka ardhur në shtëpinë e Zef dhe Lula Bregu për muajin dhjetor, ndërkohë që një muaj më parë atij i kishte ardhur një tjetër faturë e fryrë prej 4 milionë lekësh. Aktualisht, CEZ pretendon nga çifti i moshuar që t’i paguajë 17 milionë lekë.
Duke folur në një intervistë për “Shqip”, Zef Bregu thotë se CEZ, në vend që të verifikojë gabimin, kërkon nga ai pagimin e këtyre faturave stratosferike, ndërsa ato do të kontrollohen më pas, nëse ka pasur mbifaturim.
Prokuroria ka nisur një hetim për mbifaturimet e CEZ dhe deri më tani rezulton se rreth 15 mijë abonentë janë mbifaturuar.
Shqip

No comments:
Post a Comment