Por
nga të gjitha krahinat që kam parë, arnauti (shqiptari) më është dukur
më i veçanti. Ata janë vendasit e Arnautisë, Maqedonia e lashtë dhe edhe
pse ata e kanë humbur emrin e maqedonasve, diç ruajnë ende nga guximi e
trimëria, duke qenë milicia më e mirë në perandorinë turke dhe të
vetmit që kontrollojnë jeniçerët. Ata janë këmbësorë; kemi pasur një
roje prej tyre, të ndërruar në çdo qytet të konsiderueshëm që kemi
kaluar: të gjithë ata vishen e armatosen me shpenzimet e tyre,
përgjithësisht djem të rinj e të fuqishëm, veshur në fustanella të
pastra, që mbanë armë me një gjatësi të jashtëzakonshme, duke vrapuar me
to ngarkuar mbi shpatulla aq sa duket se ata nuk e ndjejnë fare peshën e
tyre, i pari ndër ta duke kënduar një lloj melodie të vrazhdë - jo të
pakëndshme - dhe pjesa tjetër duke e ndjekur në kor.
Këta njerëz, që jetojnë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe që nuk shquhen për zënka, deklarojnë se janë krejtësisht të paaftë për të gjykuar se cila fe është më e mira, por, për të qenë të sigurt se nuk do të hedhin tërësisht poshtë të vërtetën, ata me shumë urtësi ndjekin të dy fetë dhe të premteve shkojnë në xhami e të dielave në kishë, duke u justifikuar, se në ditën e gjykimit ata do e kenë të sigurt mbrojtjen nga profeti i vërtetë, por, që se cili ai është, ata nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë.
Unë besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet.
Letters from the Right Honourable Lady Mary Wortley Montagu 1709 to 1762
Montagu, Mary Wortley, Lady, 1689-1762
London: J.M. Dent & co.; New York, E.P. Dutton & co., 1906
Nga Besir Bajrami

No comments:
Post a Comment