Lëvizja Vetëvendosje refuzon ftesën e kreut të PS-së, Edi Rama
për takimin që do të mbahej në datë 14 prill në orën 17.00 në Prishtinë.
Në një deklaratë për mediat, Vetevendosje ka sqaruar arsyet e këtij
refuzimi dhe gjithçka tjetër që e motivon të mos jetë pjesë e këtij
takimi.
Qëndrimi pro dialogut, vlerësimi i qeverisë së Thaçit, qëndrimi për 21 janarit e koalicioni me LSI dhe qëndrimi për nacionalizimin janë arsyet pse vetëvendosje nuk do të jetë në takim dhe që e ndajne me politiken e Rames.
“Shqiptarëve ju duhen organizime progresive politike që politizojnë shoqërinë, ekonominë e kombin, e jo konjuktura shtesë të pushtetit që privatizojnë shoqërinë, ekonominë dhe idenë kombëtare. Me këto struktura politike tashmë e kemi të qartë se Shqipëriadhe Kosova edhe pas 23 qershorit do të jenë të njëjta sikur ato të 21 e 22 qershorit”- thote Vetevendosje.
Deklarata e Vetevendosjes
Njoftojmë publikun se e kemi refuzuar këtë ftesë, për arsyet e mëposhtme:
Së pari, siç e kemi bërë të qartë përmes dokumenteve statutorë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ne si subjekt parimisht jemi të hapur për bashkëpunim,pjesëmarrje dhe ftesa nga subjektet politike që organizojnë takime tematike, që përkojnë me programin tonë politik, siç janë bashkimi kombëtar, zhvillimi ekonomik i bazuar në prodhim, subjektivimi politik i qytetarëve, emancipimi shoqëror, drejtësia dhe barazia. Këto tema për ne janë prioritare, dhe ndaj tyre na lidh një besnikëri politike, për hir të së cilës vijojmë të mbetemi këmbëngulës për bashkëpunime që i çojnë përpara ato, dhe jo në tubime partiake ku përqendrimi është te organizatori e jo te tema.
Së dyti, rreshtimi dhe elozhet për kah Kryeministri aktual i Kosovës si dhe partia të cilën ai drejton, na bën me dije se një keqkuptim i madh qëndron në mes. Të mbështetësh sot, pa nevojë, dialogun e padrejtë politik midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe të afirmosh një forcë politike e cila e ka futur Kosovën në një qorrsokak politik, ekonomik dhe shtetëror, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit, do të thotë qëndrim në të kundërt të interesit të Kosovës dhe atij kombëtar. Në ditën kur populli në Kosovës solidarizohej me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes një demonstrate masive, PDK-ja e kryeministrit Thaçi mbante Konventën e vetë të Gjashtë Zgjedhore ku u profilizua si parti e djathtë me parullën “Familja,Prona, Shteti” dhe në të cilën z.Rama mori pjesë e thuri lavde për Thaçin.
Së treti, Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes një komunikimi publik të kohës, ka bërë të ditur qëndrimin e saj për çka ndodhi në Protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë, pas vrasjes së katër protestuesve. Aso kohe theksonim, siç theksojmë ende edhe sot se në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse me 21 janar e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Ajo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës. Shqiptarët e pakënaqur, kudo që janë, duhet të organizohen për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me gjuhën e vullnetit dhe interesit të tyre. Përndryshe, pa organizim politik ka veçse përfitime partiake e humbje kombëtare.
Në këtë frymë edhe qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste të Shqipërisë për koalicionin e ardhshëm është i papajtueshëm me vetë atë çka protesta shenjoi.
Shqiptarët kanë arsye të forta për të protestuar për shkak të jetesës së mjerë, nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar dhe mungesës së perspektivës si qytetarë. Koalicionet që zbusin apo mënjanojnë këtë frymë nuk janë në shërbim të kombit shqiptar i cili është më i varfëri dhe me papunësinë me të lartë në Evropë përderisa i ka politikanët më të pasur se gjithë kolegët e tyre në Evropë krahasuar me buxhetin e shteteve përkatëse.
Së katërti, disa konsiderata në lidhje me çështjen e nacionalizmit mes shqiptarëve. Ne jemi të shqetësuar nga retorika që po përdoret diku për arsye elektorale, diku për arsye ideologjike e cila njëson nacionalizmin me konservatizmin, anakronizmin e prapambetjen duke deklaruar madje se nacionalizmi është primitivizëm. Është e udhës të theksojmë se nuk ekziston “një nacionalizëm”,të cilin të mund ta përdorësh si vend grumbullimi për etiketime negative. Mes shumë shfaqjeve të nacionalizmit, mund të dallojmë qartë dy grupe të mëdha, nacionalizmin represiv pra, desubjektivues, shoven, imperial etj. dhe nacionalizmin çlirimtar atë subjektivues, vetëvendosës, emancipues, anti-kolonial që mëton barazinë mes kombeve.
Në rastin e Lëvizjes Nacionaliste Shqiptare, për vetë kushtet e krijuara, ndjenja frymëzuese që ka çuar përpara lëvizjen, e mbështetur gjerësisht prej popullit, është kjo e dyta, pra nacionalizmi çlirimtar.
Po ashtu, termi i preferuar si korrekt, “atdhedashuria”, nuk mund të themi se është koncept emancipues, apo më i dobishëm, se nacionalizmi çlirimtar. Nëse nacionalizmi çlirimtar qëndron për fuqizimin e shoqërisë dhe komb-shtetit si mënyrë që siguron rezistencën ndaj shtypjes së padrejtë në relacionet ndërkombëtare, “atdhedashuria” na rikthen në një situatë vetëm emocionale, romantike, individualiste, e cila përgjithësisht nuk themelon kurrfarë politike e dobie kolektive.
Atdhedashuri apo nacionalizëm? Kjo është kundërthënie e rrejshme. Në SHBA, si një ‘melting pot’ që është, flasin për patriotizmin meqë nacionalizmi i nxjerr njerëzit irlandezë, polakë, shqiptarë etj. Në Evropë, kemi nacionalizmin, dhe ai mund të jetë i ndryshëm nga patriotizmi, deri diku, vetëm në ato pak shtete si Zvicra e Belgjika (çfarë nuk është Shqipëria, natyrisht). Kjo kundërthënie e rrejshme është edhe më e dëmshme seç duket sepse zbërthehet kështu: atdhedashuria është dashuri për Shqipërinë administrative, kurse nacionalizmi dëshirë a vullnet për bashkim kombëtar. Atdhedashuria e vendos kombin (shqiptar në Shqipëri) në funksion të shtetit (të Shqipërisë londineze). Nacionalizmi e vendos shtetin (e Shqipërisë e të Kosovës) në funksion të kombit (shqiptar në Ballkan dhe kudo që ai është). Pra, nuk ka të bëjë me pushtetin e lirinë, por me horizontin e vetëpërcaktimit dhe të vetëpërfytyrimit. Atëherë, çfarë lloj nacionalizmi? Nacionalizëm shovinist-hegjemonik (si ai i regjimeve në Serbi e Greqi), apo nacionalizëm çlirimtar-antikolonialist (si ai shqiptar) ? Kjo pra është kundërthënia e vërtetë.
Te shqiptarët në përgjithësi kemi shumë subjekte politike, tepër shumë. Por në tërë këtë spektër grupimesh shohim pak progresivitet. Pra, shqiptarëve ju duhen organizime progresive politike që politizojnë shoqërinë, ekonominë e kombin, e jo konjuktura shtesë të pushtetit që privatizojnë shoqërinë, ekonominë dhe idenë kombëtare. Me këto struktura politike tashmë e kemi të qartë se Shqipëria dhe Kosova edhe pas 23 qershorit do të jenë të njëjta sikur ato të 21 e 22 qershorit.
http://www.panorama.com.al/2013/04/14/vetevendosje-refuzon-ftesen-e-rames-ja-arsyet/

No comments:
Post a Comment