Alket Rizai ,shqiptari që ka bërë tre super arratisje nga burgjet greke ka folur sot në një lidhje direkte nga burgu i Malandrinos.
“Mua me akuzojnë për katër vrasje ,nuk kam bërë asnjërën. Në këtë shtet nuk gjen drejtësi jo vetëm unë, por gjithë shqiptarët.”- nënvizon Alketi.
Ai është shprehur se prokurorët dhe gjykatësit e kanë nxjerrë të pafajshëm, ndonëse në procesin kundër tij kanë marrë pjesë 72 dëshmitarë dhe asnjëri nga ata nuk nuk ka vënë dorën mbi të, por janë detyruar të dëshmojnë kundër tij.“Gjendja ime tani është shumë e mirë, ndodhi ajo që patë, mora peng 7 policë. E bëra për të dhënë një mesazh, na dënojnë kot se jemi shqiptar. Mua më akuzojnë kot. Më akuzojnë për 4 vrasje. Në këtë shtet nuk e gjen dot të drejtën, jo unë por të gjithë shqiptarët."
Ai ka apeluar për ambasadën shqiptare që të shkojnë të shohin ,pasi pas arratisjes nga Trikala është ushtruar dhunë mbi të burgosurit shqipatarë duke u thyer duart dhe brinjët 70 prej tyre.
I pyetur se cfarë rruge do ndjekë ai për të qënë i lirë, Rizai shton, “Kush është ai qorr që nuk do sy. Nuk e di surprizën e radhës, por do riarratisem. Që nesër do doja të kthehesha në Shqipëri për gjykim, jam 100% i pafajshëm nuk po them se nuk jam ëngjëll, as djall por këta më kanë kapur për ngjarje që si kam bërë. Nuk kam lidhje fare me vrasjet. Fundja fundja e kam pranuar që kam grabitur bankat greke. Deri në pikën e fundit të gjakut tim do luftoj jo vetëm për vete por për mijëra shqiptar të dënuar padrejtësisht”, tha ai më tej.
AVOKATI: ARRATISJET E RIZAIT, JO PËR SHOW, POR SHENJA ANKIMI
Për News 24 është prononcuar edhe avokati i Alket Rizait. Sipas tij “Në Greqi ekziston një racizëm ekstrem 50% e të burgosurve janë të huaj atje, pjesa më e madhe janë turq dhe shqiptarë”, sqaron avokati.
Ai thekson se, Greqia është vendi i 4 në botë për racizëm në vendimet që jep për të burgosurit e huaj.
“90% e dënimeve jepen vetëm sepse janë shqiptarë”, tha ai më tej.
Ndërsa arratisjet e klientit të tij i cilësoi si shenja ankimi për këto vendime dhe jo shou. (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment