Sa
trokas në derë, ti ashtu si ai qingji që blegërin e merr dhenë, lëshon
lodrat e tua në tokë e nisesh krahëhapur drejt meje. Dhe pasi të marr
hopa e të shkis me të puthura, ti që nuk di akoma si të shprehësh
emocionet e tua, më tregon dritën edhe pse ajo është e shuar, më tregon
kopsën e zinxhirin e xhupit, hundën a veshin tim dhe çdo fjalë tjetër që
ke mësuar.
Pastaj më kërkon të dëgjosh lalixhan-ët, romale-të, jakenge-të, kumake-të e tua të preferuara dhe më fton bashkë të kërcejmë.
E ndërsa hidhemi e kërcejmë të dy hopthi dhe ti imiton aq bukur lëvizjet e mia, unë humbas në shkëlqimin e syve të ty plot dritë, që i japin aq kuptim fytyrës tënde ëngjëllore, kur gëzon.
Humbas e dehem në pafajsinë e botës tënde plot ngjyra, plot dritë. E në ato çaste lodrimi jam edhe unë një fëmijë që ka harruar gjithçka ia kishte ngrysur ditën. Asnjë prej arsyeve që kishin frymëzuar psherëtimat e mia të trishta nuk ekziston më. Dhe ti vazhdon e qesh dhe unë vazhdoj të zhytem edhe më në thellësi të asaj bote paqeje ku kapur përdore, më dërgon ti.
Ti nuk lodhesh kurrë së lodruari, madje e njëjta lojë të duket gjithmonë e bukur dhe unë të shoh me zili, po aq sa ti mua me habi. Ti nuk e kupton pse ne duhet të ndahemi. Nuk e kupton pse duhet të shkojmë në punë gjithë ditën dhe ty të të dërgojmë në atë çerdhen ku ulërasin ato tetat "duargjata". Por këtë as unë nuk e kuptoj, ku përmes të qarave të tua gjithë dënesë më duhet të të kthej shpinën duke të lënë në duart e tetave që veshin çdo mëngjes buzëqeshje 500 lekshe.
E madje të të them të drejtën nuk e di as se ku dua të dal përmes këtyre rrjeshtave që po shkruaj. Mbase pa e kuptuar në pamundësi të të flas ty e ti të më kuptosh mua, po dua të depërtoj përmes mjegullës që lëshon kjo brengë, për të kuptuar veten.
Ti e di fare mirë sa e bezdisshme është të flasësh, të kërkosh, të shprehësh dëshirat e tua dhe askush mos të të kuptojë. E kam vënë re shpesh kur me atë gjuhën tënde të ëmbël dy-rrokshe më kërkon diçka që nuk e kuptoj dhe pas disa tentativash të dështuara shfryn me një mëri, që gjithsesi mbetet e magjishme.
Ti po rritesh e po hedh shtat çdo ditë. Bluzat e tua të preferuara me macen pa gojë Kiti po të shkojnë tek bërrylat. Ti zbukurohesh e rritesh bashkë me ato kërkesat e tua që gjithmonë e më me vështirësi ti plotësojmë. E kështu dalëngadalë po del nga ajo strofkulla e sigurt, e dashur prindërore për të eksploruar vetë këtë botë të madhe që të rrethon.
E pikërisht këtu nis e merr jetë kjo brenga ime e madhe.
Kjo bota që na rrethon, e cila po bëhet gjithmonë e më e vogël, më grabitqare, më e pabesë. Kjo botë që krijesat e pafajshme i trajton si viktima dhe buzëqeshjet e tua i vështron me përçmim.
Kam vërtetë frikë se si do sillet kjo botë me dritën e syve të mi. Kam frikë se sa i aftë do jem ta mbroj ëngjëllim tim prej perversiteteve të kësaj bote. Nuk e di sa mundësi do kem të jem gjithmonë aty pranë teje kur ti të kesh nevojë bebushja ime dhe janë pikërisht këto mendime që ma trondisin në themele qënien time.
O Botë, të lutem trajtoje me dashuri e respekt krijesën time sepse në rast të kundërt, monstra do të jem unë vetë.
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment