Thursday, April 4, 2013

Serbia dhe Greqia, në 10 vendet që urrejnë Amerikën

Serbia renditet në listën e 10 vendeve që urren më shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto fakte u publikuan në një sondazh të kompanisë ''Gallup''.

Mediat vendase raportojnë se, lista e vendeve antiamerikane udhëhiqet nga Pakistani, Territoret Palestineze, Algjeria, Libani, Egjipti, Irani, Iraku, Jemeni dhe Greqia.

Nga sondazhet e ''Gallup''-it, 57 për qind e serbëve nuk pranojnë udhëheqjen amerikane në botë. Më shumë se 25 për qind e personave të pyetur në 130 vende të botës ka mendim negativ për punën e administratës Obama. Kjo përqindje rritet në 60 në shtatë shtete dhe në 80 në Pakistan. Vetëm 20 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për presidentin amerikan, Obama.

Shekulli Online/ Përgatiti: E.L


No comments: