“Ne
synojmë ta ndërrojmë Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Kosovës. Por,
nuk angazhohemi për futjen e Sheriatit. Pas zgjedhjeve do të jemi faktor
serioz në Parlamentin e Kosovës”. Kështu ka deklaruar për gazetën
“Express”, Fuad Ramiqi, anëtar i Lëvizjes Islamike Bashkohu.
Rruga nuk i solli gjë prandaj vendosi që të garojë edhe në politikë. Ish-oficeri i APJ-së për shumë vjet sërish do të provojë rrugën e politikës për të arritur synimet e tij.
Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) synon jo vetëm praninë në Parlament, por edhe njëri ndër faktorët e skenës së ardhshme politike, shkruan “Express”.
Kjo parti e re në Kosovë pretendon se do ta mbrojë identitetin Islam të shqiptarëve të Kosovës.
Nuk do t’i lë anash as protestat në rrugë nëse Parlamenti nuk bën punë.
“Pozita e Kosovës në ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë është treguar i mangët sidomos kur është në pyetje roli i shoqërisë civile. Në veprimtarinë tonë mbi dy vjet e gjysmë në mbrojte të të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën e besimit dhe ushtrimit të lirë ne nuk kemi arritur që t’i realizojmë ato të drejta, sepse mekanizmat e pushtetit kanë qenë më të fortë dhe nuk e kanë respektuar rolin e shoqërisë civile.
Pjesërisht kemi pas sukses dhe metodat dhe mekanizmat që ne i kemi përdorë qoftë me protesta, tribuna apo paraqitje mediale kanë ardhur në një fazë që janë konsumuar. Duke pasur parasysh rolin e pushtetit, atëherë edhe kërkesa e njerëzve, aktivistëve tanë dhe nga analizat tona na kanë çuar drejt asaj që ne të futemi në garë si subjekt politik në kontekstin e veprimtarisë institucionale për të arrit ato që ne i kemi bërë si shoqëri civile”, tha ndër të tjera, Ramiqi. Telegrafi

No comments:
Post a Comment