Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe do të keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.
Rusoi me duket se i shkruajti për ne këto fjalë, dhe nuk e di pse na ngjisin kaq shumë. Tashmë ritmi i të bërit filloi.
Kot më kot me apo pa dritë fikur rëndësi ka që filloi. Pasi u qelbëm rrugëve me këta njerëz që nuk dinë seç duan e pasi festojnë si të marrë për një festë që nuk i takon vetëm atyre, pa asnjë çudi janë njerëzit më periferikë që mbushin forumet e partive. Janë gati të grushtohen për partinë, sa mirë do qe sikur të grushtoheshin për të mirat e tyre duke dalë shesheve për halle më të mëdha se ato të partisë! Apo për ato komplekse të indiferencës qytetare! Për partitë dalin, për hallet e tyre jo. Kjo do të thotë që janë të kënaqur. Por çfarë i ndan militantët e sotëm nga ata të partisë së punës? Në fakt asgjë. Asgjë sepse edhe atëherë bëheshe i partisë, edhe tani për disa të mira po përsëri i partisë. Aq të mira që të jep partia brenda një zarllëku, brenda këtij rrethi je më mirë të përdoresh. Duan të fillojnë të bëjnë pis mendimin po përsëri në fund ja dalin që të qelben në të.
Janë po ata që masturbojnë mendërisht me partinë dhe kjo e fundit bën qefin e saj. Në mënyrën më të mundshme të të shfaqurit, militantizmi nuk mund të krahasohet me tifozllëkun sportiv, për çdo tifo birre skuadre, derbi apo finale. Ata janë të ndarë në fshatçe dhe qytetas. Por si është e mundur një fuqi e tillë që nuk ka atë që meriton, dhe madje është shkaku që masturbon kaq shumë mendërisht sa Niçe e quan; Fuqi pa fitore. - Njohja më e fortë (ajo e mungesës se plotë te lirisë së vullnetit njerëzor) është gjithsesi me i varfëri i sukseseve, sepse ka gjithnjë kundërshtarin më të fortë, krenarinë njerëzore. Në këtë unazë, vota shkon per atë lider partie qe ka prapa tij një tufë me militantë më periferikë që më shumë është djathtas, dhe me një tufë tjetër që është majtas, se votën duhet ta japësh që ai të mbrojë qytetarinë.
Dhe fjala është po pse kë të votojmë Doktorin që merr me vete një tufë njerëzish periferike?
Pra shumica ia jep votën Piktorit për këtë arsye; se Piktori është më qytetar brenda pikturës së çmendur, madje nga një familje qytetare dhe për më shumë mban edhe portretin ikonë të Krishtit në zyrë. E dukura shfaq se kjo gjendje militantësh janë absolute në besë, sedër, idealizëm naiv, verbëri skllavërie për partinë, gjë që nuk e braktisin kurrë. Kjo dukuri do të vazhdojë për sa kohë ka ngopje për ta nga poshtë lartë nga ku tradita e mbushjes së duarve është po e njëjtë si ajo me veteranët e dekoratave, me pllakat e përkujtuara. Atëherë idealizmi dhe ndershmëria prej naivësh apo budallenjsh, për ti dhënë partisë më shumë se sa përfitonin në ndershmëri, për tu kuptuar edhe nga ata vetë se ca politikanë i vlerësojnë dhe i duan si emra, fytyra, fleta votimi, shifra, zëra në mitingje dhe ditë votimesh.
Më ndryshe si mish për orgjira mendore, për media dhe mbi të gjitha si mish vote. -Shhhh, qetësi, tani kanë fikur dritën edhe atë të mendjes dhe po bërtasin, janë në një fazë të mirë. Njëherësh ata janë e kundërta kush ska veshë le të dëgjojë kush ka sy mos të shikojë. Ata të lajnë edhe këmbët. Ata kanë një emër, shokë MILËT, që vjen nga fjala militant. Ata kërkojnë vende të pamerituara.
MILËT hapin dyert e zyrave për qef, rrethojnë tavolinat zyrtare, bërtasin sa herë që nuk u plotësohet dëshira e radhës.
MILËT janë të fuqishëm, elegantë e të shkathët, kavalierë dhe njëherësh servile, denglaxhinj, personazhe njerucësh të dalë nga Vilhem Raih. Ata janë si ajo fjala e Agollit, shkërdhatokratë politikë, ata janë njeherësh edhe homoseksuale politikë. Te lënë përshtypjen se masturbojnë me flamuj, afisha me dhe pangjyra, bertasin rrugëve a thua se po kërkojnë më shumë dhe kanë kohë pa e bërë, dhe në fund mblidhen tek selia për tu bërë pis.
Tashmë orgazmën e arritën, bërtitën, sokëllitën, u çorrën, su shporrën, çfarë duan më tani? -A më falni, duan shpërblimin. Nuk ka për tu rregulluar asgjë për sa kohë duhet të dalim në shesh se na dhemb koka neve dhe jo liderit të partisë, do dalim në sheshe vetëm kur të kemi një shoqëri civile të fortë, që do shqetësohet edhe për llojin e pemës së mbjelle. E kështu injoranca militante, një pjesë më në masë e shoqërisë duket se në mënyrën se si bën seks ne po atë mënyrë bën edhe militantizëm; ne po atë mënyrë që nuk di të bëj dashuri në po atë mënyrë nuk di të bej as militantizëm. Tashmë orgazma plasi. Mbase edhe Vilhem Raih ka shumë të drejtë kur thotë se: -Do të dish se çje Njeruc? Dëgjon në radio reklamat e ilaçit kundër kapsllëkut, të kolinozit, parfumeve e të tjera, por nuk arrin të dëgjosh dhe të kuptosh muzikën e propagandës. Nuk arrin të kapësh budallallëkun e pafund, she sirenat gustokëqia e të shpifura që i kanë sajuar për të tërhequr vëmendjen.
G. SOT nga Nga Eljan TANINI
No comments:
Post a Comment