Wednesday, September 30, 2009

Histori e sajuar...

Me 1991, kur une u diplomova per letersi, isha brezi i fundit i studenteve te deformuar ideologjikisht. I perkisja nje brezi qe e studionte letersine boterore plot gropa, qe e mbyllte ate ne fund te shekullit te XIX-te dhe qe konsideronte si librin me te afert ne kohe "Xhek London" e Martin Idenit. Gjithe letersia e shekullit te XX konsiderohej dekadente, nuk studiohej, ose thjeshte kritikohej ne bllok, pa ditur se cfare kritikonim realisht.

Blendi Fevziu


Letersia nuk ishte e vetmja. Per 12 vjet rresht une kisha perseritur po ato shabllone te nje historie te manipuluar; e kisha mesuar ate sipas deformimit ideologjik edhe pse brenda vetes e dija se kjo nuk ishte e vertete. 20 vjet me pare, une isha nga ata studente, qe nuk e pranonim dot kete deformim dhe u ngritem kunder tij. 20 vjet me pas, kam ndjere te skuqem duke lexuar tekstin e Historise se Popullit Shqiptar XII! Ne ate kohe justifikohej! Ne kete kohe, as nuk falet dhe as nuk justifikohet. E vetmja fjale qe me erdhi neper mend ishte turp, edhe pse ky nuk eshte rasti i pare. Ne 20 vjet rresht, historia merr ngjyrimin dhe tonet e forces politike ne pushtet dhe kjo jo thjesht per aktualitetin, por edhe per menyren se si gjykohet kryengritja e Haxhi Qamilit, lufta e dyte boterore, renditja e forcave ne te, apo ai qe ne jemi mesuar ta quajme: revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit. Ne rastin konkret e shkuara duket se ka gjetur nje lloj kompromisi te kenaqshem (me perjashtim te mungeses se plote te denimit te kryengritjes dhe figures se Haxhi Qamilit), ndersa e sotmja vuan thelle nga pasaktesia dhe komentet selektive. Nuk dua te merrem me nje tekst qe fillon tek pellazget dhe mbaron tek "ceshtja Fazllic"! Me duket absurde qe debatet dhe thashethemet e gazetave te behen pjese e tekstit te historise qe gjimnazistet mesojne ne shkolle. Teksti qe duhet te jete me seriozi dhe me i sakti, sepse eshte historia e vendit dhe ai qe ndikon me shume ne formimin e nxenesve. Dua te ndalem ne dy pika: e para ne pasaktesine e fakteve dhe e dyta ne interpretimin e gabuar apo selektiv te tyre.

E para duket me shume nje mungese kujdesi dhe vemendje. Po shenoj vetem periudhen kohore nga viti 1990 deri me 2009.

Ne shpalljen e pluralizmit dhe ngjarjet e dhjetorit 1990, autoret shkruajne: "Ne dhjetor 1990 shperthyen demonstratat e popullsise se qyteteve te medha si Tirana, Durresi, Shkodra, Elbasani, Kavaja. Keto ngjarje treguan se udheheqjes komuniste i kishte dale situata jashte kontrollit. I ndodhur perballe trysnise nderkombetare dhe grevave e protestave brenda vendit, Ramiz Alia ne nje takim me perfaqesuesit e studenteve te Universitetit te Tiranes, u detyrua te pranonte kerkesen per vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi..."

Ne fakt, cdo tekst deri tani, kur behet fjale per nje moment te ndryshimit te sistemit sic eshte ai i dhjetorit 1990, sqaron se protesta nisi ne 8 dhjetor ne qytetin Studenti dhe se prej pamundesise per ta frenuar ate, erdhi pluralizmi politik. Protestat dhe grevat neper qytete, nuk erdhen para, por pas pluralizmit dhe kjo eshte nje pasaktesi historike. Deri ate dite, grevat dhe demonstratat nuk lejoheshin.

Se dyti, emri i Azem Hajdarit, drejtues i levizjes se studenteve, themelues dhe kryetar i pare i PD nuk permendet fare, nderkohe qe nje paragraf i tere i kushtohet suksesit te "diplomacise parlamentare te Jozefina Topalli" dhe "ndryshimeve qe solli ne politiken e vendit, zgjedhja President e Bamir Topit"!

Ne ngjarjet e 14 shtatorit te vitit 1998 thuhet: "Ne kete dite u pushtuan me force institucionet qendrore te vendit, radiotelevizioni publik dhe Kryeministri i vendit u largua nga Shqiperia. Me terheqjen e forcave qe mbeshtesnin opoziten, qeverisjen e vendit e mori Ilir Meta, nje nga drejtuesit e PS." Cdo njeri e di qe ne fund te shtatorit 1998, Kryeminister u be Pandeli Majko dhe jo Ilir Meta. Madje, Pandeli Majko ka qene dy here Kryeminister i Shqiperise, nje here gjate luftes se Kosoves dhe nuk permendet fare ne tekst, nderkohe qe permendet edhe Bexhet Pacolli edhe Damir Fazllici.

Per periudhen e qeverisjes se Fatos Nanos thuhet: "Gjate kesaj periudhe ndodhen ngjarje te renda. U mbyten ne Adriatik nga luftanija italiane "Sibila" 84 qytetare shqiptare. Gjithashtu, u mbyten duke u lene ne meshire te fatit 19 qytetare shqiptare ne janar te vitit 2004... Kryeministri deshmoi ne disa raste se nuk kishte ndjeshmerine e duhur ndaj ketyre fatkeqesive dhe njerezve qe ishin prekur prej tyre. Per t'u shfajesuar para opinionit shqiptar dhe per te ndryshuar disi raportet brenda PS kreu i saj organizoi mbledhjet e famshme te KPD, ku akuzoi hapur shume drejtues te PS dhe anetare te Qeverise per gjithcka dhe doli fitimtar...".

Asnjera nga keto ngjarje nuk ka lidhje me njera tjetren dhe se paku njera prej tyre as me Fatos Nanon. "I Katerti i Rades" u mbyt ne 28 mars 1997, kur Nano nuk ishte Kryeminister. KPD-ja ku Nano fitoi mbeshtetjen brenda PS u be ne dhjetor 2001 dhe ngjarja e Otrantos ne janar 2004. Asnje lidhje s'ka mes te dyjave sic del ne tekst.

E dyta eshte akoma me e rende. Interpretimi i ngjarjeve eshte problematik dhe ne shume raste i fryn debateve ende te pakonsoliduara politikisht e jo me historikisht. Autoret i quajne ngjarjet e pranveres 1997 "rebelim komunist". Padyshim qe kjo eshte gjuha qe PD ka ruajtur ne gjithe keto vite, por nje gjuhe e kontestuar nga kundershtaret e saj. Perfshirja e nje etiketimi te tille, ngjan me shume si beteje politike aktuale se sa si perfundim historik i nxjerre nga studimi i fakteve dhe te vertetave.

Autoret thone se zgjedhjet e 26 majit u braktisen nga opozita dhe kane te drejte. Por nuk thone se deputetet e opozites u rrahen ne sheshin "Skenderbej" nga policia me 28 maj. Thone qe u shfrytezua renia e firmave piramidale, por nuk thote asnje fjale per kete fenomen.

Nderkohe, vitet 2005-2009 jane po kaq kaotik. Duket sikur ka nje lloj lartesimi per maxhorancen aktuale, por teksti i historise, me shume se sa i tille, ngjan si nje koleksion gazetash te zhurmshme. Nuk po bej asnje koment, por po le disa pjese nga teksti qe te gjykoni vete:

"Opozita e majte per disa vjet e akuzoi qeverine se kishte harxhuar shume burime financiare per rrugen Durres-Kukes, per preferenca te firmave, konkretisht te firmes "Bechtel-Enka", por rruga filloi dhe ne fund te mandatit ishte gati per t'u inauguruar..."

"Pjese e kesaj lufte ishte denoncimi i Qeverise nga opozita per korrupsionin gjigant ne rrugen Durres-Kukes duke akuzuar ish ministrin e Puneve Publike L. Basha si dhe denoncimi i shume rasteve te tjera per tenderet e KESH..."

"... Qeveria u ngarkua me nje barre shume te rende ne lidhje me kete afere, aq sa gjithnje e me shpesh nga opozita po quhej si "qeveria e Gerdecit". Ne keto debate, u trajtua si nje akt korrupsioni edhe ceshtja Fazllic..." Nuk e di nese ceshtja Fazllic apo emri i firmes qe ndertoi rrugen Durres-Kukes, apo debatet per tenderet e KESH, meritojne te jene pjese e nje teksti historie qe fillon me Pellazget, vijon me Teuten e Gentin e Ilirise, vijon me Skenderbeun, rilindesit, Ismail Qemalin, Zogun, Hoxhen e mbyllet, si per ironi te fatit me Fazllic. Po keshtu, qeverisja socialiste e viteve 2001 - 2005 pasqyrohet keshtu: "Ne zgjedhjet e vitit 2001, perseri ne pushtet erdhen socialistet, nen drejtimin e Fatos Nanos, i cili u be serish kryeminister. Por vendin e perfshiu nje vale e papare korrupsioni, trafiku dhe nje gjendje e madhe pasigurie, ndonese Shqiperia kishte filluar rrugen drejt NATO-s dhe MSA (Marreveshja e Stabilizim-Asociimit) per ne BE. Ekonomia ecte ngadale. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomise nuk i pershtatej ende nevojave te zhvillimit". Eshte jo korrekte dhe mbi te gjitha jo e sakte qe nje moment i historise se Shqiperise, te trajtohet vetem me anen e saj negative, duke ju referuar me shume politikes se dites dhe akuzave te saj se sa realitetit. Kjo pjese mund te renditej vetem me faktet, por historia nuk mund te komentohet per sa kohe ajo nuk eshte histori, por ende aktualitet. Pa harruar qe ngjarje si hyrja ne Ambasada, pavaresia e Kosoves, jane trajtuar me thjeshte nje fraze, nderkohe qe personazhe dhe politikane pa ndonje vlere kane zene nje vend qe s'kane per ta pasur kurre ne historine e Shqiperise. Ndaj, mund te them se 20 vjet me pare, nje tekst si ky mund te justifikohej, por 20 vjet me pas, ky eshte nje tekst i papranueshem dhe vetem kaq. Duhet bere gjithcka qe teksti te korrigjohet, ne menyre qe nxenesit e sotem, te mos e mesojne historine te gjymtuar, ashtu sic e mesuam ne, 20 vjet me pare...

Blendi Fevziu, Koha Jonë

No comments: