Racizmi dhe diskriminimi, "të ligjëruar" në Shqipëri
Romët nuk lejohen të pinë as një kafe në bare hotelesh në Tiranë
Racizmi dhe diskriminimi në vendin tonë është prezent, i prekshëm dhe i egër për këdo që e provon në kurriz të tij. Gazetarët e "Fiks"-it janë ndalur në dy momente: E para, në një gjimnaz në Peqin, ku mësimi zhvillohet veçmas për nxënësit e fshatit dhe qytetit. E dyta, gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, nuk janë lejuar në disa lokale të kryeqytetit të pinë kafe.
Në gjimnazin "Zihni Magani" në qytetin e Peqinit, një klasë quhet "Klasa e Fshatit" dhe klasa tjetër paralele "Klasa e Qytetit". Një diskriminim i hapur në ditët e sotme, preteksi është vetëm një lëndë mësimi. Nxënësit që vijnë nga fshati dhe që mësojnë në një klasë veçmas nga ajo e qytetit, si gjuhë të huaj kanë frëngjishten, kurse nxënësit e qytetit anglishten. Dhe ka mjaftuar vetëm ky "fakt", që nxënësit të diskriminohen hapur.
Ky fenomen shkon dhe përshkallëzohet edhe më keq kur bëhet fjalë edhe nëpërmjet shqiptarëve të trojeve të ndryshme, shqiptarë të Kosovës - Maqedonisë, Malit të Zi - çamë, veri-jug, lab-laluc, tirons-durrsak, korçar-pogradecar, elbasanlli - peqins, alidems - kombinats, qytet-fshat demokrat-socialist ...etj etj.
Thua vallë se shqiptarët shtrihen në 28 milion km katrorë e në zona kaq të ndara, për të pësuar ndryshime kaq thelbësore mes tyre? Eshtë koha ta duam njeri-tjetrin, të jemi më bashkë se kurdoherë.
Nuk mund të gjykosh kurrë një individ për rrethanat të cilat nuk i ka zgjedhur ai, për kushtet në të cilat mund të ishe ndodhur edhe ti...
Racizmi është një injorancë e madhe. Jemi të gjithë shqiptarë !
No comments:
Post a Comment