Friday, September 25, 2009

Meshkujt nuk i kuptojnë femrat ?

Kur flitet për seksin mashkulli bllokohet fare. Në një studim ku morën pjesë 280 studentë (femra dhe meshkuj) rezulton që meshkujt keqkuptojnë interesin e femrave ndaj tyre, duke krijuar në kokë një “kështjellë rëre”.

Meshkujt mbivlersojnë interesin e femrave që mund të kenë ndaj tyre, shpesh keqkuptohet edhe një buzeqeshje simpatike dhe tërheqëse e femrës, duke menduar që ajo po e bën për ti tërhequr vëmendjen mashkullit.

Tek femrat, 68 % e tyre kanë konfirmuar që të paktën një herë të kenë pasur rastin të jenë keqkuptuar në këtë drejtim. Mashkulli ngatërron interesin e femrës, mes miqësisë dhe dashurisë.




Me një fjalë meshkujt nuk dinë të interpretojnë “fytyrë-ëmbëlsinë” e një femre me atë që ajo mund të ketë në kokë, miqësinë apo dashurinë.

Dhe për më tepër mesa duket edhe kur flasin me femra pikërisht për interesa me natyrë seksuale, meshkujt humbasin orientim dhe flasin për miqësi. Femrën që kërkon seks tek ne, nuk arrijmë ta shohim kurrë edhe pse e kerkojmë gjithmonë, tek gjithë të tjerat.



Pregatiti A.Çupi

No comments: