Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se u mungon informacioni për edukatën seksuale. Kemi interes
Adoleshentët nuk marrin informacion të mjaftueshëm në lidhje me edukatën seksuale. Atyre u mungojnë njohuritë se si të mbrohen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme apo si t'i shpëtojnë ndonjë shtatzënie të paplanifikuar.
Kjo për arsye se në shkollat e mesme mungon një lëndë e veçantë, ku adoleshentët të mësojnë mbi edukatën seksuale.
Këtë e pohojnë për gazetën vetë nxënësit e shkollave të mesme, por edhe stafi pedagogjik thekson se këto njohuri duhet të jenë më të bollshme për adoleshentët.
"Mësojmë matematikë, letërsi e çdo gjë tjetër, por për edukatën seksuale nuk bëjmë orë të veçanta, ndonëse të gjithë adoleshentët kanë interes",- pohon Anjeza Koçiu, maturante e gjimnazit "Besnik Sykja".
Ndërsa psikologia e shkollës "Besnik Sykja", Anisa Subashi, theksoi se adoleshentët kanë shumë interes për të mësuar mbi edukatën seksuale dhe sidomos mbi përdorimin e metodave kontraceptive, por, për fat të keq, ende nuk ka një lëndë të veçantë ku t'i mësojnë.
Tashmë ndodhemi përballë fakteve reale se një pjesë e madhe e adoleshentëve kryejnë marrëdhënie seksuale, madje me partner të ndryshëm, por, nga ana tjetër, edukata që marrin mbi këtë aktivitet është tepër e mangët.
Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se janë shumë të rralla orët e mësimit që zhvillohen për njohuritë e edukatës seksuale apo për metodat kontraceptive. "Orët e mësimit që marrim nuk janë të mjaftueshme në lidhje më këto tema. Psikologia e shkollës na ka folur një herë për edukatën seksuale dhe masat mbrojtëse që duhet të marrim.
Të gjithë kemi interes të dimë më shumë dhe mendoj se duhet 1 orë në javë mësim në lidhje me edukatën seksuale",- pohon maturantja Mimoza Koçiu, duke shtuar se burim informacioni për këto tema, momentalisht, kanë internetin, shoqërinë dhe ndonjë fletëpalosje që u bie në dorë.
Të njëjtin mendim me të ndajnë edhe bashkëmoshatarët e saj, të cilët theksojnë se duhet një bashkëpunim më i ngushtë mes nxënësve dhe mësuesve, si edhe psikologut për të biseduar në lidhje me tema të tilla. "Sigurisht që është më mirë të përdoren kontraceptivë se sa të kesh një shtatzëni të paplanifikuar apo ndonjë abort.
Edhe sa u takon infeksioneve seksualisht të transmetueshme, e dimë që janë të rrezikshëm, por për fat të keq nuk kemi ndonjë lëndë apo program të veçantë që të flitet për këto",- pohon gjimnazistja Rudina Nuredini.
Ndërkohë, ajo theksoi se do të ishte shumë më mirë sikur ta gjenin praninë e psikologen në shkollë çdo ditë, sepse ajo është një burim i mirë informacioni dhe këshillimi sa herë që ata kanë nevojë.
Prezenca e saj vetëm 3 herë në javë, sipas saj, është e pamjaftueshme. Gjithashtu, edhe psikologia Anisa Subashi, theksoi se psikologu duhet të jetë i pranishëm çdo ditë në shkollë, madje të ketë edhe një punonjës social, sepse janë mbi 1 mijë nxënës dhe nuk përballohen dot vetëm nga një psikolog, që paraqitet 3 herë në javë në shkollë.
-------------------------- -------------------------- -------------------------- -------------------------- ----
Temat më të preferuara që kërkojnë me ngulm nga psikologia janë temat për edukatën seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me seksin.
Madje ata i kërkojnë vetë këto tema sa herë që psikologia troket në klasat e tyre për të bërë ndonjë orë këshillimi me ta. Këtë e pohon psikologia e gjimnazit "Besnik Sykja", Anisa Subashi, e cila thekson se është pozitiv fakti që të rinjtë tashmë kanë interes për njohuri. "Mendoj se tek të rinjtë është rritur disi ndërgjegjësimi për të përdorur prezervativët.
Kanë interes, por informacionin e kanë të mangët. Ishte një djalë i vitit të katërt një ditë dhe tha se jo gjithmonë e vë kondomin dhe atë e përdor vetëm për të mos lënë shtatzënë partneren, por harrojnë infeksionet seksualisht të transmetueshme që mund të marrin",- pohon Anisa Subashi.
Ndërkohë, ajo shton se në sistemin arsimor të mesën nuk ka një lëndë specifike që flet për edukatë seksuale. Këtë vit, sipas saj, mendohet të futet një lëndë "Aftësia për Jetën", ku shkruhet për duhanin, drogat, seksualitetin dhe metodat kontraceptive, lëndë kjo që do pasurojë njohuritë e adoleshentëve.
Ndërkohë, ajo shpjegoi se gjithmonë ka njohuri, aftësi dhe sjellje që do të thotë një person mund të marrë njohuri, por në sjellje nuk i zbaton ato.
"Pra, puna jonë si psikologë është të ndryshojmë edhe sjelljet e adoleshentëve dhe veçanërisht sjelljet në lidhje me metodat kontraceptive, pasi kështu mund të shmangen shumë probleme që mund t'u lindin atyre, qoftë probleme sociale, ekonomike dhe shëndetësore",- pohon psikologia Anisa Subashi.
Shekulli
Adoleshentët nuk marrin informacion të mjaftueshëm në lidhje me edukatën seksuale. Atyre u mungojnë njohuritë se si të mbrohen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme apo si t'i shpëtojnë ndonjë shtatzënie të paplanifikuar.
Kjo për arsye se në shkollat e mesme mungon një lëndë e veçantë, ku adoleshentët të mësojnë mbi edukatën seksuale.
Këtë e pohojnë për gazetën vetë nxënësit e shkollave të mesme, por edhe stafi pedagogjik thekson se këto njohuri duhet të jenë më të bollshme për adoleshentët.
"Mësojmë matematikë, letërsi e çdo gjë tjetër, por për edukatën seksuale nuk bëjmë orë të veçanta, ndonëse të gjithë adoleshentët kanë interes",- pohon Anjeza Koçiu, maturante e gjimnazit "Besnik Sykja".
Ndërsa psikologia e shkollës "Besnik Sykja", Anisa Subashi, theksoi se adoleshentët kanë shumë interes për të mësuar mbi edukatën seksuale dhe sidomos mbi përdorimin e metodave kontraceptive, por, për fat të keq, ende nuk ka një lëndë të veçantë ku t'i mësojnë.
Adoleshentët
Tashmë ndodhemi përballë fakteve reale se një pjesë e madhe e adoleshentëve kryejnë marrëdhënie seksuale, madje me partner të ndryshëm, por, nga ana tjetër, edukata që marrin mbi këtë aktivitet është tepër e mangët.
Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se janë shumë të rralla orët e mësimit që zhvillohen për njohuritë e edukatës seksuale apo për metodat kontraceptive. "Orët e mësimit që marrim nuk janë të mjaftueshme në lidhje më këto tema. Psikologia e shkollës na ka folur një herë për edukatën seksuale dhe masat mbrojtëse që duhet të marrim.
Të gjithë kemi interes të dimë më shumë dhe mendoj se duhet 1 orë në javë mësim në lidhje me edukatën seksuale",- pohon maturantja Mimoza Koçiu, duke shtuar se burim informacioni për këto tema, momentalisht, kanë internetin, shoqërinë dhe ndonjë fletëpalosje që u bie në dorë.
Të njëjtin mendim me të ndajnë edhe bashkëmoshatarët e saj, të cilët theksojnë se duhet një bashkëpunim më i ngushtë mes nxënësve dhe mësuesve, si edhe psikologut për të biseduar në lidhje me tema të tilla. "Sigurisht që është më mirë të përdoren kontraceptivë se sa të kesh një shtatzëni të paplanifikuar apo ndonjë abort.
Edhe sa u takon infeksioneve seksualisht të transmetueshme, e dimë që janë të rrezikshëm, por për fat të keq nuk kemi ndonjë lëndë apo program të veçantë që të flitet për këto",- pohon gjimnazistja Rudina Nuredini.
Ndërkohë, ajo theksoi se do të ishte shumë më mirë sikur ta gjenin praninë e psikologen në shkollë çdo ditë, sepse ajo është një burim i mirë informacioni dhe këshillimi sa herë që ata kanë nevojë.
Prezenca e saj vetëm 3 herë në javë, sipas saj, është e pamjaftueshme. Gjithashtu, edhe psikologia Anisa Subashi, theksoi se psikologu duhet të jetë i pranishëm çdo ditë në shkollë, madje të ketë edhe një punonjës social, sepse janë mbi 1 mijë nxënës dhe nuk përballohen dot vetëm nga një psikolog, që paraqitet 3 herë në javë në shkollë.
--------------------------
Psikologia Subashi pohon se gjimnazistët kanë interes të dinë sa më shumë për seksin. Kanë frikë nga shtatzënitë, por jo nga infeksionet
Psikologia: Adoleshentët kanë etje të dinë për seksin
Temat më të preferuara që kërkojnë me ngulm nga psikologia janë temat për edukatën seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me seksin.
Madje ata i kërkojnë vetë këto tema sa herë që psikologia troket në klasat e tyre për të bërë ndonjë orë këshillimi me ta. Këtë e pohon psikologia e gjimnazit "Besnik Sykja", Anisa Subashi, e cila thekson se është pozitiv fakti që të rinjtë tashmë kanë interes për njohuri. "Mendoj se tek të rinjtë është rritur disi ndërgjegjësimi për të përdorur prezervativët.
Kanë interes, por informacionin e kanë të mangët. Ishte një djalë i vitit të katërt një ditë dhe tha se jo gjithmonë e vë kondomin dhe atë e përdor vetëm për të mos lënë shtatzënë partneren, por harrojnë infeksionet seksualisht të transmetueshme që mund të marrin",- pohon Anisa Subashi.
Ndërkohë, ajo shton se në sistemin arsimor të mesën nuk ka një lëndë specifike që flet për edukatë seksuale. Këtë vit, sipas saj, mendohet të futet një lëndë "Aftësia për Jetën", ku shkruhet për duhanin, drogat, seksualitetin dhe metodat kontraceptive, lëndë kjo që do pasurojë njohuritë e adoleshentëve.
Ndërkohë, ajo shpjegoi se gjithmonë ka njohuri, aftësi dhe sjellje që do të thotë një person mund të marrë njohuri, por në sjellje nuk i zbaton ato.
"Pra, puna jonë si psikologë është të ndryshojmë edhe sjelljet e adoleshentëve dhe veçanërisht sjelljet në lidhje me metodat kontraceptive, pasi kështu mund të shmangen shumë probleme që mund t'u lindin atyre, qoftë probleme sociale, ekonomike dhe shëndetësore",- pohon psikologia Anisa Subashi.
Shekulli
No comments:
Post a Comment