Saturday, September 26, 2009

Islamikët ndalojnë Beyonce


Duket se do të përsëritet historia e dy viteve më parë për këngëtaren Beyonce Knowles, për sa i përket koncertit që ajo ka lajmëruar se do të zhvillojë në Malajzi. Edhe arsyeja është e njëjta:Beyonce vishet shumë seksi, është paraqitje imorale për myslimanët. Më 25 tetor, Beyonce ka parashikuar të mbajë koncertin e saj të radhës në Kuala Lumpur të Malajzisë. Që atje kanë ardhur reagimet se do të ndërmerren aksione për të mos lejuar zhvillimin e koncertit të saj. Ekstremistët e Partisë Pan Islamike pretendojnë se paraqitja e kësaj këngëtareje në skenë është e rrezikshme për të rinjtë dhe imorale. Gazetavogel.al

No comments: