"Problemi më i madh me komunikimin është iluzioni se po ndodh vërtetë"
George Bernard Shaw
Hap ndonjë ditë, cilëndo ditë, ndonjë nga të përditëshmet e shtypit shqiptar dhe tek këmbët e tua do bien si insekte gjithëfarësoj analizash shtypi me tema të perceptuara në module psikoekzistenciale (sa inteligjente tingëlloi kjo huh?), të trajtuara në mënyrën që të ngjajnë elitare, gati të tejbotëshme, mbushur me fjalë të huaja, të panjohura, mbytur me koncepte të largëta sa google.com, por gjithësesi të vështira, si për të provuar me shkrim se autorët i përkasin tjetër rangu, tjetër klase. Këta janë mësuesit e kombit, farisej të gatshëm për të ligjëruar pafund për çdosend. Kujdes nga këta, se realisht nuk thonë shumë përveçse "shikomëni mua sa i dijshëm (lexo provincial) jam".
Këto analiza e debate skarco janë vepra të atyre që në gjuhen e plebejve si ne quhen llafollogë profesionistë, që shkruajnë jo aq për të përcjellë mesazhe sesa për të masturbuar me ëmbëlsinë e tingullit të zërit, apo gërmës së tyre. Të vetëkënaqur ngrihen në ajër si tullumbace të fryra prej fjalësh të mëdha e termash që për t'i lexuar e shqipëruar njeriut normal i duhen gjithëfarësoj shtrembërimesh t'ia dali. Opinionet e tyre, njëherësh nihiliste dhe të vetëkënaqura, janë editorialet e debatucëve, "perlat" e midhjeve tona elitare, që prodhojnë pafund mendim. Këta gjela, dy, tri herë në javë bëjnë vezë mendore. Por, pafat, s'janë veçse mufka, adoleshentë të thinjur e të papërmbushur.
A na nevojiten debate profesionistësh apo profesionistë debatesh?
Ndize televizorin për të ndjekur një transmetim debati dhe do gjesh po këta tipa euriditë, analistët e shtypit (dhe televizionit...dhe të çdo mediumi nën diell) duke dhënë më shumë mend. Këta opinionistët tanë të kudogjendur e të gjithëdijshëm kanë një tabiat të padurueshëm për tu marrë me gjithëçka. Nuk ka rëndësi ç'është tema, analistët e qytetit buzë Lanës janë të gatshëm të shprehen për çdosend.
Qoftë mbarështimi i bletëve, marksizmi, turizmi, Kushtetuta, letërsia, zgjedhjet amerikane, centralet bërthamore, kultivimi i trangullit, filozofia, ndërtimet pa leje, seksi, historia e Gjergj Kastriotit, moda, sallameria, ekonomia etj etj...këto janë të gjitha brenda fushës së tyre (pafund) të ekspertizës. Këta pleq janë të gatshëm të diskutojnë çështjet e rinisë... këta burra japin mend për problemet e gruas.
Nuk është aspak çudi që në të njëjtën mbrëmje, në të njëjtën orë, në kanale të ndryshme televizive të shikosh të njëjtit syresh duke folur për tema pa lidhje njëra me tjetrën... Janë të habitshëm, mrekullues, shterpë. Janë arratisur ekspertët, janë harruar akademikët dhe profesionistët. Larg qëndrojnë teknokratët, heshtin ekonomistët, struken juristët. Civilët na mësojnë mbi ushtrinë. Ushtarakët të mbajnë shënime! Në televizionet shqiptare dominojnë psikopatët e gjithëdijshëm.
Këta kanë uzurpuar studiot dhe faqet e shtypit, janë opinionistë dhe opinionbërës, natyrisht janë edhe opinon analizues. Këta në bashkëpunim me njëri tjetrin janë viktimat dhe autorët e shterpësisë së debatit publik ndër shqiptarët. Këta nuk i lënë rradhë ekspertëve, nuk u lëshojnë vend atyre që vërtetë kanë diçka për të thënë e për të dhënë. E kështu, pa e kuptuar as vetë kontribuojnë në sterilizimin e vazhdueshëm të mendimit në këtë vend. Janë mistrecë nga natyra, apo mistrecë të stërvitur. Shesin mend, e blejnë kravata - gjithësesi pa shije.
Unë nuk di të them se çfarë e mundësoi forcimin e këtyre tipave opinionisësh batutaxhinj, aq sa nuk di të them çfarë i bën hijenat të arrijnë t'i marrin thelën luanit, por keqardhje ndjej. Sepse ky vend ka ekonomistë, bujq, biznesmenë, juristë, filozofë, historianë, gjuhëtarë e gjithfarë profesionistësh brilantë që kanë shumë më tepër për të dhënë se debatucët, por që nuk gjejnë më as dëshirën për të hyrë në biseda të kota me ata që kujtojnë se dinë, e që në këmbim mbeten jashtë debatit publik. Kjo është një kosto reale për shqiptarin e thjeshtë, që në vend se të informohet dhe edukohet nga profesionistët, sorrollatet hundësh nga hajvanët që kanë përmbytur hapësirat mediatike.
Në këto kushte shoqëria jonë rrezikon të mbetet e varfër, injorante dhe e mefshtë, e paedukuar dhe e pa dije. Si mund të formojmë opinione të mirëinforumuara kur gjith' ç'dëgjojmë e ç'lexojmë është produkt i narcistave të vegjël analistë që kërcejnë pupthi çdo rast që u jepet për t'u shfaqur në televizion? Është koha të bëhemi të ndërgjegjshëm, pak më të shkathët e pakëz më të mençur, për të kuptuar se kemi nevojë të lexojmë e të dëgjojmë nga ata që dinë çfarë flasin e flasin shkoqur për çfarë dinë. Mjaft me këta që të llafosurën e kanë për profesion, e profesion s'kanë, pos llafollogjisë. Duhet të kuptojmë që koston e paguajmë vetë ne si shoqëri kur debati real, edukues dhe informues për çështjet mungon, kur komunikimi i vërtetë mungon.
Blendi Salaj
peshkupauje

No comments:
Post a Comment