Vrima e zezë është një trup qiellor jashtëzakonisht i dendur (i ngjeshur), me një tërheqje rëndesore aq të madhe dhe të fuqishme, saqë nuk lejon largimin e asgjëje, madje as dritës, nga "sipërfaqja" e saj, e emëruar "Horizonti i ngjarjeve". Vrima e zezë është përkufizuar edhe si një zonë e hapësirë-kohës, ku largimi i gjithësisë rreth saj është i pamundshëm.
Qënësia e këtyre trupave qiellor është parashikuar nga Teoria e përgjithshme e relativitetit, dhe pranohet sot nga komuniteti shkencor. Ndërkaq janë të pranishme disa vëzhgime të tërthorta të veprimtarisë astrofizike lidhur me vrimat e zeza, p.sh. në zonat qendrore të galaksive (bërthamave galaktike vepruese nga ang. "Active galactic nucleus") si edhe lëshimet e rrezeve X nga rrezet X të dyfishta. Po ashtu supozohet se vrimat e zeza rrezatojnë energji për shkak të pasojave të mekanikes kuantike të njohura si "Rrezatimi Hokingian".
Vrima e zezë pasi formohet nga një yll ka një masë te pakten tre herë më të lartë se e Diellit, por për shkak të ecurive të ndryshme të humbjeve të masës të shkaktuara nga yjet në fundin e jetës së tyre ndodh që ylli fillestar të jetë së paku dhjetë here më i ngjeshur se Dielli. Numrat e përmendur janë tregues, përsa i përket hollësive të modeleve të përdorura për të parashikuar zhvillimin yjor dhe në veçanti nga përbërja kimike fillestare e mjegullnajave të gazta që i jep jetë yllit të lartpërmendur. Nuk është e papërfillshme mundësia që një vrimë e zezë mund të ketë prejardhje joyjore, siç parashtrohet p.sh. pët të ashtuquajturat vrima të zeza fillestare".
Wikipedia
No comments:
Post a Comment