Djalë i urtë dhe kur komunikon me të kupton se është shumë fjalëpak. Pyetjeve u përgjigjet shumë shkurt, çdo fjali që thotë e mat disa herë. Kështu mund të portretizohet më pak fjalë 17- vjeçari Marius Çano, nxënës i vitit të tretë në gjimnazin "Petro Nini". Por ajo që e bën të veçantë Mariusin të duket si një gjeni, është fakti se ai ka arritur të studiojë 20 gjuhë të huaja.
Nëse një moshatari të tij të rrijë mbi libra do i dukej e mërzitshme, për atë është krejt e kundërta. Kohën, ai në asnjë mënyrë nuk e kalon kot, gjatë gjithë ditës ai është duke studiuar.
"Librat janë miqtë e mi më të mirë. Nuk kam asnjëherë kohë të lirë, pasi gjatë gjithë kohës lexoj", - tregon Mariusi.
Ai është krejt ndryshe nga moshatarët e tij; nuk ka shkuar asnjëherë në Pub, nuk e kalon kohën në bare dhe shpeshherë lexon edhe në autobus. Dëshirën për të studiuar gjuhë të huaja ai e ka pasur që i vogël. Në klasë të gjashtë atij i kishte rënë në dorë një fjalorth shqip-italisht dhe pa e ditur askush, ai kishte filluar që ta mësonte vetë italishten. Kur një ditë fare rastësisht nëna e vet e kishte parë, ai kishte treguar se po mësonte italisht sepse donte që një ditë të shkonte të studionte në Itali, pasi atje kishte dhe dajat e tij. Mariusi ka filluar të studiojë gjuhë të huaja në moshën 14-vjeçare dhe ka mundur që për dy vjet të mbrojë 20 gjuhë të huaja. Por edhe pse ai di kaq shumë gjuhë, nuk arrin dot që të bëjë një diferencë se cila prej tyre është më e bukur, pasi për të gjuhët e botës janë të bukura njëlloj. Dëshira e Mariusit është që gjatë kohës që studion në gjimnaz t'i jepet mundësia të ndjekë edhe universitetin. Por edhe pse në shumë vende të tjera të botës talentet përkrahen, në vendin tonë një gjë e tillë nuk është e mundur. Pasi prindërit e tij, për t'i plotësuar dëshirën kanë bërë disa herë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që Mariusit si një talent i rrallë, t'i jepej shansi të ndiqte universitetin ende pa mbaruar gjimnazin. Por edhe pas shumë kërkesave që ata kanë bërë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit.
Ndërkohë që edhe në periudhën e komunizmit talente të tilla mbështeteshin, shembulli më konkret ishte rasti i Lisandër Saraçit, i cili edhe pse ishte në klasën e 6-të, ishte regjistruar në Fakultetin e Matematikës.
Ermelinda Hoxhaj Ballkanweb

No comments:
Post a Comment