Më pëlqen kinemaja, më shumë më tërheq ajo e Tarantinos, kritikë të ndryshëm thonë që me Ungloriuos Bastards do shikojmë një Tarantino ndryshe, ndoshta. Ky ishte një nga trailerat që po shfaqeshin në kinema në momentin që po prisnim të fillonte Angels & Demons. Pas Unglorious Basterds, filloi një trailer tjetër, bëhej fjalë për filmin “The Taking of Pelham 1 2 3” ,remake i atij te 1974 lidhje :http://www.imdb.com/title/ tt1111422/ , regjia nga Tony Scott. Protagonistët kryesorë, Denzel Washington, John Travoltadhe James Gandolfini(The Sopranos) etj. Në shtëpi duke lundruar në internet lexova një artikull të postuar në një blog i cili me prezantoi me një protagonist tjetër të këtij filmi, Victor Gojcaj, shqiptar. Kurioziteti bëri të tijin, gërmova më tepër, vajta tek linku i Imdb-së së filmit, shikoj që një tjetër shqiptar bënte pjesë në kast, Robert Vataj. Lexova më tutje për tramën e filmit, bëhej fjalë për një grup personash të cilët rrëmbenin një tren të metrosë në New York, pjesëtarë të bandës ishin edhe të dy shqipëtarët. Nëse do isha një 15 vjeçar do mendoja sa mirë : armë, luftë, aksidente. Më pëlqenin shumë filmat aksion, por kësaj rradhe thashë me vete “filloi edhe Hollywood-i”.
Arsyeja se pse mendova këtë gjë është se duke jetuar në Itali, vend i cili mund të konsiderohet fqinj, ne nuk kemi një reputacion të mirë si shqipëtarë, jo vetëm ne por të gjithë ata të huaj të cilët për disa faktorë ndodhen në një situatë historike disi komplekse.
Problemi qëndron se me fqinjët këto janë pak a shumë gjëra normale,bashkëjetesa këto ka, me dikë vete mirë me dikë tjetër ke raporte më të këndshme, dhe deri diku mund edhe të kuptohen, problemi siç e thashë më-parë qëndron kur keq për ty flet e gjithë lagjia. Kjo nuk është diçka e këndshme apo një situatë e cila të ndihmon në jetesën tënde në atë ambient.
Filloi me filmin “Inside Man“, një bandë hajdutësh të cilët po kryenin një grabitje në një bankë, për të vështirësuar punën hetuese të policisë, në sfond të bisedave kishin vendosur një fjalim të “Enver Hoxhes”, një përfshirje jo drejtpërdrejt të Shqipëtarëve në një situatë jo të këndshme. Pastaj sërish me filmin “Taken“, ku një agjent i CIA-s pasi i rrëmbyen vajzën, gjendet në një situate ku ka të bëjë me një bandë shqiptarësh të cilët ishin kriminelë, banditë, drogmenë, trafikantë të qënieve njerëzore dhe në film përshkruheshin si të një niveli jo-njerëzor, nga funksionarë të policisë franceze. Së fundi, siç e lexuat në fillim të artikullit, me filmin “The Taking of Pelham 1 2 3″, sërish një përfshirje e shqiptarëve në një situatë të tillë, shqiptarë rrëmbyes.
Besoj lind natyrshëm pyetja, mos gjë-vallë po “etiketohemi”? Hollywood-i në rastin tonë luan rolin e atij që nuk flet mire për ne në lagje, duke parë edhe fuqinë që mbart në ndikimin e opinionit publik. Ky lloj prezantimi në nivel botëror nuk besoj se do luajë një rol pozitiv. Fuqinë influencuese që ka Hollywood-i të gjithë e dimë, ndaj shpresoj që filma të tille ku nacionaliteti ynë si shqiptarë të mos jetë vetëm në këtë aspekt negativ si në rastet e mësipërme. Duhet theksuar që me këtë shkrim sidoqoftë qëllimi nuk është kritikimi në asnjë mënyrë i profesionalitetit të aktorëve të këtyre filmave (Arben Bajraktaraj, personazhi Marko në filmin Taken, ka qenë pjesë e kastit edhe në filmin Harry Potter and the Order of the Phoenix e shumë të tjerë akoma, pra kapacitetin dhe nivelin për filma Hollywood-ianë e kanë ), këtu bëhet fjalë për nacionalitetin si personazhe të protagonistëve në këto filma. Do mbarojë me kaq, apo do shikojmë sërish prodhime të tilla nga ana e Hollywood-it? Po “etiketohemi”?
P.S. Egziston një fshat në Itali, quhet Corleone. Para pak vitesh me shumë këmbëngulje, bashkiaku i tij kërkoi që të ndryshonte emrin e fshatit, duke qëne se kishte një imazh të keq prej filmit The Godfather.
Burimi: Einar, eklipsi.com

No comments:
Post a Comment