Tuesday, September 29, 2009

Polonia do tredhë pedofilët. Tusk: Janë njerëz të degjeneruar

Polonia ka miratuar një ligj që e bën të detyrueshëm tredhjen e pedofilëve. Ligji ka ngjallur mjaft polemika në vend, dhe është i pari në Europë i kësaj natyre.

Sipas ligjit, të sponsorizuar nga qendra e Polonisë së Djathtë, pedofilët e dënuar për përdhunimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç ose për përdhunim të një personi të familjes do të duhet t'i nënshtrohet terapisë kimike të organeve gjenitale pas lirimit të tyre nga burgu.

"Qëllimi i këtij aksioni është përmirësimi i shëndetit mendor të të dënuarve si dhe ulja e epsheve të tyre", tha zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë. "Pra mbrojtja e popullatës nga njerëz të tillë, pasi askush nuk garanton se persona të tillë nuk do ta përsërisin më krimin, shtoi ai.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk që vitin e kaluar kishte lajmëruar tredhjen e pedofilëve që ai i quan njerëz të degjeneruar. "Nuk mendoj se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet t'i referohet këtyre lloj ngjarjeve", ka deklaruar ai. Ligji ka tërhequr mendjen e shoqatave për të drejtat e njeriut, por Kryeministri nuk e tërhoqi atë.

Shekulli
Donald Tusk

No comments: