Del Ponte ka patur shumë kritikë Karla Del Ponte është etiketuar "Gestapo e re", "Bushtra", "Raketa e paorientuar" dhe "Personifikimi i kokëfortësisë". "Këto tregojnë se unë po bëj punën", është kundërpërgjigjur ajo ndaj tyre...
Libri i Karla Del Ponte - përplotë pretendime
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
Gazeta The Times shkruan se vizita e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ishte një "ofensivë sharmi".
Vizita, shkruan gazeta, pasoi kërkcënimin rus me veto me qëllim të bllokimit të vazhdimit të shërbimit të tij, në pozitën e kreut të Kombeve të Bashkuara.
Diplomatët perëndimorë shprehin frikën se shefi i Kombeve të Bashkuara mund të bëjë lëshime të mëdha ndaj Rusisë, lidhur me çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Rusia refuzon ta pranojë.
Kremlini, shkruan The Times, po bën presion ndaj zotit Ban Ki Mun, që të injorojë, apo që së paku të zgjasë periudhën tranzitore prej 120 ditësh që i është përcaktuar Kosovës pasi ajo shpalli pavarësinë nga Serbia.
Diplomatët mendojnë se ka gjasa që ai të detyrohet të bëjë emërimin e një ndërmjetësi për të rifilluar bisedat mes kosovarëve dhe serbëve.
Rezultati i kësaj, shkruan gazeta, është se përkundër deklaratës së pavarësisë, Kosova mund te gjejë veten sërish në një periudhë të "përkohëshme" me një status të paqartë.
Daily Telegraph ndërkaq sjell shkrimin për të burgosurit serbë dhe pretendimet se atyre u janë marrë organet gjatë luftës në Kosovë.
Shqiptarët kosovarë kanë përfituar nga shitja e organeve të nxjerra nga të burgosurit serbë gjatë luftës së vitit 1999, - janë këto pretendimet që nxirren në librin e botuar nga ish krye - prokurorja e tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte.
Burimet serbe që citohen në libër akuzojnë shqiptarët se kanë përfituar nga këto veprime.
Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ana e këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili gjatë viti 1999 ishte udhëheqës i UÇK-së.
Zonjusha Del Ponte raporton se këto akuza vijnë nga disa burime, dhe thuhet se qarqet kryesore të UÇK-së, kanë qenë në dijeni të këtyre veprimeve.
Qindra të rinj serbë, thuhet në artikull pretendohet të jenë marrë me kamionë prej Kosovës për në veri të Shqipërisë ku u janë hequr organet të cilat pastaj janë shitur.
Të gjitha këto janë botuar në librin e saj "Zbulimet e gjahut : Unë dhe kriminelët e luftës".
Megjithatë, Del Ponte, shkruan gazeta, ka cekur se ajo nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të dalë në gjyq me to.
Zyra për krimet e luftës në Beograd ka njoftuar se edhe ajo po fillon hetimet që vet ka për t'i zhvilluar.
Shqipëria kundër akuzave të Carla del Pontes
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, Preç Zogaj, reagoi kohë më parë në foltoren e Kuvendit ndaj librit të ish-kryeprokurores së Hagës, Karla del Ponte.
Fjala është për pretendimin e ekzistencës së një klinike të improvizuar në Gurrë të Matit ku, sipas zonjës Del Ponte, bëheshin transplante organesh të ushtarëve serbë.
Zogaj kërkoi nga kryeprokurorja, Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi të shprehin qëndrim në lidhje me akuzat që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Ndërkaq, deputeti i PS-së për Matin, Qemal Minxhozi, tha se bashkë me banorët e Gurrës kanë vendosur ta padisin penalisht për shpifje në Gjykatën e Strazburgut ish-kryeprokuroren e Hagës.
Minxhozi tha se në asnjë rrethanë nuk egsiston asnjë fakt i vetëm që të vërtetojë se në zonën e Gurrës ka shkelur këmba e ndonjë ushtari apo civili serb, sipas tij, qoftë edhe i sjellë forcërisht gjatë periudhave të trazirave në Kosovë të vitit 1999.
Shqipëria mohon klinikat e transplantimit
Ka dyshime për trafik fëmijësh nga Shqipëria jashtë
Shqipëria mohon kategorikisht që në vend të ketë ndonjë klinikë ilegale të transplantimit të organeve.
"Në territorin e Shqipërisë nuk ka asnjë klinikë për transplant organesh," tha ministri shqiptar i Rendit Publik, Igli Toska, për BBC në shqip duke reaguar ndaj zhurmës së ngritur në media kohët e fundit lidhur me ekzistencën e klinikave të tilla të fshehta në Shqipëri.
Deklarata e zotit Toska për BBC-në pason edhe qëndrimin publik të Shërbimit Informativ Shtetëror të martën se nuk kishte informacione për ekzistencën e organeve të fëmijëve në Shqipëri.
Në fakt, drejtues të mëparshëm të këtij shërbimi kanë deklaruar se ky lloj krimi as që ka qenë pjesë e veprimtarisë gjurmuese.
Kjo çështje është ngritur kohët e fundit edhe nga zyrtarë të BE-së, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare për të hetuar lidhur me informacionet në shtyp.
Jam i sigurt se policia atje dhe gjetkë do t'i hetojë këto pretendime deri në fund.
Chris Patten, komisioner evropian
"Një numër pretendimesh na u ngritën ne dhe ne i kaluam këto pretendime tek autoritetet e interesuara, jo vetëm ato në Shqipëri," tha komisioneri i BE-së për çështjet e jashtme Chris Patten kur u pyet nga gazetarët gjatë një takimi të ditëve të fundit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, nëse i qëndronte deklaratave të tij lidhur me trafikun e organeve në Shqipëri.
"Jam i sigurt se policia atje dhe gjetkë do t'i hetojë këto pretendime deri në fund, dhe do të na informojnë ne për rezultatet kur të jenë gati," tha ai.
Ministri shqiptar Toska tha se autoritetet në Shqipëri kanë reaguar lidhur sinjalizimet në shtyp dhe nga zyrtarët evropianë.
"Para se Chris Patten dhe organizma të ndryshëm ndërkombëtarë të sensibilizojnë një çështje të tillë ne kemi pasur informacione dhe kemi reaguar pas këtyre informacioneve," tha zoti Toska.
"Ne kemi ngritur një grup pune të posaçëm në drejtorinë e policisë," tha ai duke shtuar: "Ne jemi në minimumet tona historike për sa i përket trafikut të qënieve njerëzore".
Dyshimet
Mjekë shqiptarë thonë se është e pamundur të bëhen transplantime në Shqipëri
Dyshimet për fëmijë të trafikuar drejt Greqisë apo vendeve të tjera për t'u bërë transplant organesh, apo për t'u grabitur organet e brendshme, qarkullojnë në Shqipëri prej të paktën katër vitesh.
Vitin e fundit filloi të zërë rrënjë edhe një dyshim tjetër: ai i ekzistencës së ndonjë klinike private në qytetin e Fierit, ku mund të realizoheshin ndërhyrjet kirurgjikale.
Ky dyshim hidhet poshtë nga specialistë të mjekësisë, të cilët arsyetojnë se shkencërisht nuk është arritur ende në Shqipëri që të realizohen transplante të organeve.
"Aktualisht Shqipëria nuk ka kapacitet për të organizuar transplantet brenda saj," thotë për BBC-në mjeku reanimator, Tritan Shehu.
"E quaj krejtësisht të pamundur që kjo të realizohet në klinikat publike, sepse kjo kërkon ekipe të gjera mjekësh ... dhe nuk mund të kryhet në mënyrë sekrete në spitalet publike," tha ai duke shtuar se ekzistenca e klinikave ilegale "është e pabesueshme".
Të përfshirë në një mënyrë apo tjetër vorbullën e thashethemnajës edhe drejtues të materniteteve në Tiranë kanë hedhur poshtë mundësinë e rrëmbimit të foshnjave prej spitaleve.
Nga ana tjetër, mjeku Tritan Shehu, ashtu si edhe një opionion më i gjerë, nuk do të habiteshin nëse fëmijë të caktuar trafikohen diku jashtë shtetit, mbase në Greqi, ku ekzistojnë kushtet shkencore për heqjen dhe ruajtjen e organeve.
Trafik jashtë
Rrethi i dyshimeve duket se ngushtohet më shumë tek ekzistenca e një rrjeti trafiku fëmijësh nga Shqipëria për në vendet fqinje.
Gazetari investigativ, Zylyftar Bregu, tregon se përvoja e tij ia përforcon këto dyshime.
"Unë mund të them se ka trafik të fëmijëve shqiptarë për në Greqi, por dyshoj se mund të bëhen transplante në Tiranë," tha zoti Bregu.
Gazetari Bregu kujton se para katër vitesh u dyshua për zbulimin e disa arkivole fëmijësh në Tiranë, për të cilët u fol se ishin bosh:
"Nuk u dha asnjëherë një përgjigje se cilat ishin përfundimet e këtyre hetimeve," tha zoti Bregu.
Në qytetin e Korçës është zhvilluar një proces gjyqësor ku disa persona janë dënuar me akuzën e organizimit të trafikut të fëmijëve drejt një klinike në qytetin Kozani të Greqisë.
Një nga gazetat më të mëdha në Greqi ka shkruar rreth dyshimeve për ekzistencën e kësaj klinike.
Gazetari Roland Beqiraj, në qytetin e Korçës, që ka hetuar nga afër dhe ka ndjekur gjyqin e zhvilluar thotë se sipas hetimeve ka rreth 14 raste ku gratë kanë shkuar për të lindur në një klinikë private në Greqi dhe janë kthyer prej andej pa fëmijë.
"Gra nga Korça dhe Peshkopia kanë shkuar dhe kanë lindur fëmijët e tyre në këtë klinikë dhe nuk i kanë marrë ato pas," thotë zoti Beqiraj.
"Kam kontaktuar me një qytetare nga Korça, quhej Donika Hajdini, e cila është edhe një ndër dëshmitaret kresore të akuzës për procesin e njohur për dënimin e trafikantëve ose të atyre që ia kishin blerë këtë fëmijë duke filluar nga shtatëzania dhe lindja që kishte bërë në këtë klinikë," tregon ai.
"Mjeku grek i tha se fëmija i kishte vdekur, por ajo as nuk e pa me sy dhe nuk mori asnjë dokument shoqërues që të vërtetonte vdekjen e kësaj fëmije," thotë gazetari Beqiraj.
Dëshmitë e gazetarit janë tronditëse dhe kapërcejnë kufijtë e imagjinatës se si një prind mund të nxjerrë në treg, apo akoma më keq të sjellë në jetë një fëmijë me një porosi të parapaguar për t'i marrë organet e brendshme.
Edhe ministri shqiptar i rendit, Igli Toska, e pranon se ka ekzistuar fenomeni i fëmijëve të trafikuar jashtë territorit shqiptar.
Ai thotë, megjithatë, se është e vështirë të përcaktosh statistikat se në ç'masë ka ndodhur ky fenomen.
"Nga informacionet zyrtare rezulton se janë prindërit vetë që i kanë dërguar fëmijët jashtë territorit të vendit," tha zoti Toska.
Një tjetër fakt që i rrit dyshimet se fëmijë shqiptarë janë pre e një trafiku organesh është edhe përgjigja që ka ardhur në fund të vitit të shkuar nga avokati i popullit në Greqi për homologun e vet në Shqipëri.
Sipas avokatit grek, nga institucionet e rehabilitimit në Greqi, për një periudhë katër vjeçare, janë larguar pa ditur se ku më shumë se 500 fëmijë shqiptarë.
Pra, ka dyshime të forta se në Greqi, fëmijët shqiptarë me prejardhje nga shtresat më të varfra, kanë rënë dhe vazhdojnë të bien pre e një trafiku kriminal organesh.
Kushedi sa kohë do të duhet që drejtësia në të dy vendet fqinje të hedhë dritë për të zbuluar të vërtetën se cilët janë ata që pasurohen në një prej mënyrave me makabre që kanë shpikur mendjet e mbrapshta njerëzore.
OKB nuk gjen prova trafikimi organesh
Rusia dhe Serbia kanë kërkuar hetime për rastin
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ka thënë zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Karvan.
Sipas saj, Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, por nuk kanë gjetur fakte për akuza të tilla dhe, siç tha ajo, nuk ka bazë për vazhdimin e hetimeve.
Akuzat janë bërë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte në librin e saj të fundit, në të cilin ajo shkruan se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë një numër serbësh të cilët i kanë transportuar në veri të Shqipërisë dhe më pas kanë shitur organet e tyre.
Zonja Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm.
Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka nxitur autoritetet e Kosovës të bëjnë hetime lidhur me akuzat e zonjës del Ponte.
Edhe Rusia e Serbia kanë kërkuar hetime për rastin.
Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, i kanë quajtur këto akuza fabrikime me qëllim të njollosjes së luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prokurori serb në Tiranë
Prokurorët dhe ekspertët serbë nuk do të hetojnë në terren për ekzistencën e një klinike të trafikimit të organve të ish-ushtarëve serbë në një fshat të Matit në Shqipëri.
Ky pretendim është ngritur nga pala serbe dhe në shkrimet e ish- kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia”, ku përmend ekzistencën e një klinike të transplatimit të organeve të serbëve të kapur nga ish-UÇK-ja me qëllim trafikimin e tyre.
Zëdhënësja e Prokurorisë shqiptare Holta Zhiti tha për BBC-në se pëlqimin për hetime nga pala serbe e japin vetëm shteti shqiptar, autoritetet dhe prokuroria shqiptare.
"Ende nuk mund të them se në ç’tratativa janë këto bisedime,”- tha zonja Zhiti.
Njoftimi zyrtar i Prokurorisë shqiptare është bërë pas takimit të Kryeprokurores Ina Rama, me Prokurorin serb të krimeve të luftës Vladimir Vukçeviq, i cii të hënën mbërriti në Tiranë
Në njoftimin zyrtar të prokurorisë shqiptare thuhet se zonja Ina Rama në takim me zotin Vukçeviq ka bërë prezent rezultatet e një procesi ispektimi dhe verifikimi të përbashkët të kryer në vitin 2005 dhe me hetues të ardhur nga Haga dhe prokurorë të Matit në disa zona dhe ambiente në Burrel, ku u arrit në konkluzionin e përbashkët se nuk kishte gjë të vërtetë rreth shkrimeve të Karla del Pontes për ekzistencën e një klinike të transplantimit të organeve të serbëve të depërtuar nga ish-UÇK-ja për në Shqipëri.
Ministri shqiptar i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pak ditë më parë duke folur për këtë çështje në programin Zigzag të BBC-së tha se "nuk mund të fillojë çështje penale thjesht nga delli poetik i zonjës Del Ponte," e cila, sipas tij, ka patur detyrim moral dhe ligjor që këto dyshime t'i bënte gjatë kohës që ajo ishte në detyrë.
Ndërkohë, mediat e Tiranës citojnë deklaratat e zëdhënësit të prokurorit serb Vukçeviq për shtypin e Beogradit se frytet e takimit ishin të kënaqshme, ndonëse palët ndajnë qëndrim diametralisht të kundërt përsa i përket ekzistencës vite më parë të klinikës që, sipas pretendimeve serbe, u ka hequr organet ushtarëve serbë.
"Refuzimi në përputhje me ligjet"
Prokuroria në Shqipëri ka reaguar pas akuzave te prokurorit serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç, mbi refuzimin e kërkesës serbe për hetim në Rripin e Matit ku sipas serbëve janë keqtrajtuar serbë të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë.
Zëdhënësja e prokurorisë Holta Zhiti bëri me dije se ky refuzim për hetime është në përputhje të plotë me normat ligjore të shtetit shqiptar.
“Refuzimi për hetime serbe nuk ka qenë një veprim i nxituar, por një vendim në përputhje me ligjin, “ bëri të ditur zëdhënësja e Prokurores së Përgjithshme.
Pala serbe nuk ka mbetur e kënaqur nga hetimet e prokurorëve te Hagës dhe atyre shqiptarë të cilët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shkrimeve të ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia “se në Shqipëri në kohën e luftës në Kosovë ka ekzistuar një klinikë që trafikonte organet e serbë të rrëmbyer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Për këto hetime para pak ditësh në Shqipëri mbërriti dhe kryeprokurori serb për Krimet e Luftës.
Në takime pala shqiptare i dha argumentat e mësipërme për mosekzistencën e një klinike të tillë.
"Plaku i transplanteve”, padi në Gjykatë për dëmin moral
BURREL - Teksa i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Marty, takonte zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar për të rinisur hetimet rreth transplantit të organeve trupore të 300 ushtarëve serbë në Shqipëri, Abdulla Katuçi, banori i fshatit Gurrë, i vënë në shënjestër nga ish-prokurorja e Hagës, ende nuk e ka vënë dëmin moral në vend.
*panorama*& shqip.dk
Carla Del Ponte...http://www.youtube.com/wat ch?v=nFMShAsbaaM

Carla Del Ponte...http://www.youtube.com/wat
No comments:
Post a Comment