Saturday, September 26, 2009

Çfarë na thonë historianët e lashtë?

Herodoti (shk.e V p.k.): "Helenet mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronxit, ndërtimin e qyteteve dhe fortifikimit" (f.340 DHP) Flavius Jozefi (viti37 pas Krishtit) "Në të vërtetë kam gjetur se ndër greket gjithçka është e mëvonshme…me këtë unë nënkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga te gjitha gjerat, me e vonshmja, apo qe nder ta mungon, është meraku për te shkruar " (f.14 AM) "Asnjë tregues, madje me i vogli, nuk ka provuar ekzistencën e grekeve para shk.VIII(f.15 AM)

Vete Homeri, historiani i pare i shoqërisë njerëzore nuk i ze ne goje as greket dhe as Greqinë ne te dy veprat e tij, sepse siç pohojnë historianet e shekujve te mëvonshëm, ne atë kohe i gjithë Ballkani banohej nga fiset e shumta pellazge me emërtime te shumta.

Tani shtrohet pyetja: Kur historianet e lashtë pohojnë se në kohën e luftës së Trojës fiset ndërluftuese ishin pellazge dhe se greket morën shumë më vonë prej tyre perënditë, artin, ndërtimin si dhe shkencat, përse nxënësit shqiptar duhet të mësojnë njohuri të pambështetura në shkencën historike?



Perse nuk flitet për Dodonen e famshme pellasgjike (ne Camerine Thesprote) dhe simbolet, mitet dhe qytetërimin e saj te cilin, gërmimet arkeologjike e kane barazuar me atë te Mikenes? (kl 5 e përshkruan me 7 fjale). Ne asnjë nga tekstet e historisë nuk thuhet se te vetmet popullsi te Ballkanit zanafillor me emërtime Ilire, Maqedonase, Thrake, Epirote si dhe degëzimet e shumta te tyre ishin te nje etnie THRAKOILIRE te trungut pellazgjik " me te njëjtin moral ", e qe flisnin dialekte te se njëjtës gjuhe PELLAZGE te trashëguar ne ditët e sotme me gjuhen shqipe. Si u shpjegohet nxënësve gjuha shqipe ? Sa per gjuhen shqipe, neper tekstet e historisë qe studiojnë nxënësit shqiptar i vetmi karakterizim qe i behet është " si një gjuhe qe nuk ka lidhje me asnjë gjuhe tjetër megjithëse hyn ne grupin e gjuhëve indoevropiane ".Se gjuha ilire nga rjedh shqipja dhe aq me pak pellazgjishtja nuk njihen dhe se gjuha etruske deri me sot nuk është deshifruar dot. Si eshte e mundur valle qe jemi kaq te ndryshëm dhe te veçante nga te gjithe ?

Mos valle jemi "aliene " ? A thua valle se historianet tane, nuk jane ne dijeni se qe me 1961 Z.Majani dhe me 1984 N.Falaski (Vlora) i bene Etrusket te flasin dhe enigma e tyre mori fund? Qe ne vitin 1984 studiuesi i shume disiplinave shkencore, arbereshi Xhuzepe Katapano botoi librin e tij studimor " Thoti fliste shqip " ku i çuditur edhe vete nga rezultati i kërkimeve te tij ne zberthimin e hieroglifeve egjiptiane shprehet :
Te dashur miq lexues e Vellezer Arbereshe, Egjipti i lashte eshte plot me fjale shqipe, duke filluar nga emri i Kreut te Shtetit: Faraon,qe do te thote "fisi jone" (fara = fare, fis, soj, prejardhje; one = e jona), pra njerezore. Faraoni emeronte Keshillin e te Dhjeteve (i ngjashem me kabinetin e Qeverise se Demokracive moderne), me dekret mbreteror, te quajtur UDJA,etimoni i se ciles eshte, pa asnje dyshim, fjala e shqipes dhe e arberishtes:

UDHE-A qe do te thote pikerisht: rregull, norme, ligj, komunikim, arsye, drejtesi…(f.55 XHK)

Thot-i themeluesi i shkences se lashte, fetare sa dhe laike, krijuesi i muzikes e shkrimit, e ka ndertuar alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si çeles gjuhen shqipe" (f.16 XHK)


Por edhe ne shtypin shqiptar keto vitet e fundit kane dale shume shkrime dhe libra si ato te C.Xhunges, A.Mollaj, A.Matit, P.Zheit, R.de Angely, E.Kocaqit, A.Kola, e shume te tjereve,shqiptar e te huaj, qe deshmojne lidhjen e gjuhes shqipe me gjuhet e sotme evropiane po dhe me ato te lashta qe nuk perdoren me.

" Shqipja barbare eshte Nena e gjuhes se Homerit, Eskilit, Horodotit dhe Tuqiditit si dhe gjuhes se famshme te njohur si dialekti i Atikes ! Domethene eshte gjuha e lashte e para ardhesve tane me te lashte, pellazgeve " (f186 AK) Po te pyesni emigrantet tane qe punojne ne te gjitha shtetet e Europes do t'iu japin shembuj te shumte te fjaleve me rrenje ose qe kane kuptim ne shqip, e qe gjenden ne perdorim ne keto vende. Pra gjuha shqipe jo vetem nuk eshte indo-europiane, apo paleoindo-europiane (emertime te pa bazuara historikisht) por duke qene pasuesja e drejtperdrejte e gjuhes pellazgjike ka lidhje te shumta fjalesh e rrenjesh te perbashketa, gramatikore dhe sintaksore me te gjitha gjuhet europiane qe u formuan mbas ndryshimesh te shumta nder shekuj tek pasardhesit e popullsise pellazge. Gjurme te gjuhes pellazgo-shqipe i gjejme edhe tek popujt e tjere te mevonshem qe u vendosen ne tokat e banuara nga pellazget. Lind natyrshem pyetja se, mire nxenesit e fillores, po ata me moshe me te rritur qe i lexojne keto libra te blera neper librari, si do ta presin valle shpjegimin e mesuesve ne shkolle per gjuhen " qe s'ka lidhje " shqipe?

Si trajtohet ne tekstet e historise ndryshimi dhe ngjashmeria e tradites, gjuhes, kultures etj. te shqiptareve me popujt e tjere te Ballkanit?

" Qindra dhe mijera vjet me pare shqiptaret visheshin ne menyre te atille qe dalloheshin nga popujt e tjere " (f.61 kl.4) Cila valle te qe kjo " mode " e pellazgeve dhe kush ishin " te tjeret "? Sepse para mijera vjetesh ne Ballkan e me gjere kane jetuar vetem pellazget. Tradita, kultura dhe menyra e jeteses se shqiptareve, sipas teksteve te historise "jane te ndryshme " me popujt e tjere te Ballkanit, por nuk flitet se ku e ka bazen historike ky ndryshim dhe me cilen popullsi, dhe ku verehen ngjashmerite dhe pse.

Sigurisht qe kombi shqiptar, ka nje kulture, gjuhe, tradite te tijen (specifike) qe dallon nga popujt e sotem te Ballkanit. Por po aq e vertete eshte qe po ne gjuhe, folklor, tradita ka edhe afrime, fakt qe nuk permendet ne tekstet tona. "Haberland pohon se ne Shqiperi gjenden pothuajse te gjitha kostumet qe perdoren ne Ballkan. Ai shton se ndikimi i popullsive te lashta thrako-ilire dallohet me lehtesi ne kostume, ne rite dhe zakonet e Ballkanit, Europes qendrore, Italise se jugut (nga Roma deri ne Sicili e Kalabri) te Epirit, te ishujve te Egjeut, te Thrakes, perreth Dardaneleve, nga deti Marmara deri ne Galipoli dhe nga pak kudo neper Azi te Vogel " (f.75 AM)

A thua qe studiuesit tane te historise nuk e kane vene re kete ngjashmeri dhe u mesojne femijeve shqiptare se " me te gjithe jemi te ndryshem historikisht "?

A do ta pranojne valle shkruesit e teksteve te historise te shkollave tona tezen, se kjo ngjashmëri vjen jo aq nga hua-marrjet dhe hua-dhenjet e popujve te sotem te Gadishullit, se sa nga nenshtresa pellazgjike qe u përcolli te ardhurve te mevonshem ne Ballkan, jo vetem elemente te gjuhes por edhe te zakoneve, riteve ,miteve, folklorit etj ? " Vallja me e bukur e Greqise se sotme eshte vallja çame dhe kangjeli" (f.343 AK) Ne fakt ajo qe i dallon shqiptaret me popujt e tjere te Ballkanit eshte fakti se ndjenja kombetare per ta, ne te gjitha kohërat historike, ka qene mbi besimet dhe ndjenjat fetare.

Duke lexuar mbi ndryshimin midis popullsise shqiptare dhe popullsive te tjera qe bashkejetojne sot ne Ballkan (te dhene me argumenta jo shkencore dhe historike),te vjen ne mend " Doktrina e perjashtimit te shqiptareve nga rajoni e mbeshtetur mbi çdo tipar te ndryshem te tyre : ne pikpamje etnike, kulturore, fetare "(f.316. SH.S) te propoganduar ne revisten greke " Nemesis " dhe te aresyetuar nga studiuesit serb. Pra historia, duhet shpjeguar e plote dhe me vertetesi, e jo e qethur me gersheret e dhenve.

A do te vazhdojne te mesojne nxenesit shqiptare nje histori qe "nuk ndryshon", ne kundershtim me ligjin e zhvillimit, dukuri e te gjitha shkencave?

Nga sa shihet per historine e lashtesise ka shume kundershti, dukuri normale per te gjitha shkencat e tjera. Ne fatkt nepermjet kundershtive dhe shtrimit te shume tezave mbi te njejtin problem, shkencat gjejne rrugen e drejte per te ecur perpara, per "tu zhvilluar".

Ky debat midis tezave te ndryshme per te njejtin problem mund te zhvillohet neper Kuvende, Konferenca, programe televizive apo faqet e shtypit. Por çuditerisht, me gjithe botimet dhe studimet e shumta qe kane sjelle mendime te ndryshme nga ato qe studiohen neper te gjitha nivelet e shkolles sone per gjuhesine dhe historine shqiptare, nuk eshte bere asnje debat ne asnje nga format e mundshme te thena me lart. Duhet pohuar se debati shkencor ne shtypin tone, deri tani eshte zevendesuar me shkrime me mallkime te tipit "sharlatan!" drejtuar historianeve serioze dhe keshilla dashamirese qe "historine e vertete te shqiptareve duhet t'ua leme ta shkruajne komshinjte, se e shkruar nga shqiptaret ajo nuk ka besueshmeri"("Gazeta shqiptare" Milosao dt.7.10.2007) Si mund ta shpjegojme kete mungese debati duke ditur se kemi dy Akademi te Shkencave shqiptare ? A nuk eshte nje nga problemet thelbesore te tyre te ndjekin zhvillimet e studimeve brenda dhe jashte vendit mbi gjuhesine dhe historine tone te autoreve shqiptar dhe te huaj? Sa nga keta studiues qe kane nxjerre librat e tyre neper librarite e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise apo vendeve te tjera mbi gjuhen dhe historine shqiptare jane ftuar ne zyrat apo sallat e ketyre Akademive per te folur e debatuar mbi studimet e tyre me koleget e tyre te Akademise apo Universiteteve?

Fatbardha Demi

No comments: