Është pak të themi se jemi të skandalizuar. Aty ku rrinim ne dikur, në lulishte, për të ndarë ndonjë pare muhabet, prej vitesh është rrethuar dhe po ndërtohet një kishë e madhe.
Nuk jemi kundër ndërtimit të kishës, sepse disa prej shokëve tanë janë të besimit ortodoks, por si ushtarakë të vjetër ne nuk mund të mos rebelohemi prej atyre pamjeve që në shohin sytë përditë e më shumë. Në hyrjen anësore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në të djathtë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, janë ngritur armaturat dhe çdokujt që do t’i duhet të hyjë në ministri, mjafton të hidhet nga vendi ku ndërtohet kisha dhe je brenda në institucionin e rëndësishëm shtetëror. A i shohin ministri, vartësit, ata të Policisë Ndërtimore, se çfarë po bëhet?
Me respekt, një grup ushtarakësh në rezervë
Ndërtimi gjigant në lulishten mes ministrive dhe selisë së PS-së, kalon çdo limit. Armaturat kapërcejnë murin ndarës të zyrës së ministrit.
Pas kësaj letre shumë shqetësuese të një grupi qytetarësh për shkeljen e rregullave elementare në fushën e ndërtimit dhe mos reagimit të instancave shtetërore, ne shkruam për ta parë gjendjen në vend. Tabloja për paraqitet është ashtu siç përshkruhet në letrën e ushtarakëve në rezervë. Sipër murit as dy metra të lartë që rrethon pjesën e prapme të Ministrisë së Mbrojtjes, është ngritur një radhë e gjatë armaturash, ndërsa betonimi ka shkuar disa metra lart. Këto pjesë që kanë kapërcyer murin e Ministrisë së Mbrojtjes, mendohet se do të jenë pjesa hyrëse e Kishës së re Ortodokse në qendër të Tiranës. Kisha tashmë i ka treguar përmasat e saj gjigante, duke u bërë fqinje shumë e afërt me disa prej ministrive, si ajo e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Ushqimit, si dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Shtrihet mbi ish-lulishten që shtrihej deri pak vite më parë, mes disa ministrive të rëndësishme dhe selisë së Partisë Socialiste. Sot mjafton të zgjatësh një dërrasë skele që përdorin punëtorët dhe, bujrum, gjendesh në Ministrinë e Mbrojtjes.
Lulishtja ishte rregulluar nga bashkia e Tiranës në vitin 1999, pas prishjes së kioskave dhe lokaleve që kishin zaptuar lulishten pas vitit 1992. Kishte plot stola dhe rrugina për të shëtitur dhe në çdo orë të ditës dhe të natës shikoje familjarë dhe fëmijë që pushonin dhe argëtoheshin.
***

Por, kjo pjesë e gjelbëruar e Tiranës, me vendim të qeverisë “Nano” në 6 shkurt 2003 iu shit trualli, që sipas vendimit ishte në pjesën lindore të pronës që kishte patur, me një sipërfaqe prej 966 metër katrorë dhe me çmim 1 600 lekë metri. Ishte po qeveria e z.Nano që në 23 prill 2004, ndryshon vendimin e një viti më parë, duke e bërë sipërfaqen 1079 metër katrorë. Dy vite më vonë, në 1 shkurt 2006, qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, vendosi që Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i kalohet në pronësi, pa shpërblim, trualli, me sipërfaqe 460 m2, që ndodhet në pjesën veriore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës. Është kjo pjesë ku ndërtimi ka avancuar shumë, duke kapërcyer edhe muret e Ministrisë së Mbrojtjes dhe përballë selisë së Bankës Raiffeisen.
Zyra e shtypit asnjë përgjigje, faqja on-line e Kishës nuk publikon projektin.
Ndërtimi madhështor, asnjë tabelë punimesh
Godina gjigante që po ndërtohet është fiks mbrapa selisë së Partisë Socialiste dhe nga konstatimet, zë një sipërfaqe të konsiderueshme. Nëse ju rastis të kaloni andej, do të vini re se objekti në ndërtim nuk ka instaluar asnjë tabele treguese për godinën e re që po ngrihet. Që të jemi plotësisht të saktë, aty ka një tabelë, por është thjesht paralajmëruese për kalimtarët dhe ka këtë përmbajtje: “KUJDES! LART PUNOHET!”.
Kërkuam pranë zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse në Shqipëri, që të na viheshin në dispozicion disa të dhëna rreth kësaj katedraleje të re. Kontaktuam rreth 4 herë radhazi, megjithatë, kjo e fundit nuk e plotësoi kërkesën e gazetës. Fillimisht, na u tha se personat përgjegjës nuk kishin lënë për zyrën e shtypit asnjë lloj materiali rreth katedrales dhe për fat të keq, ndodhen jashtë për aktivitet, ndaj nuk mund t’ju ndihmojmë me atë që kërkoni. Sidoqoftë, na këshilluan që të interesohemi se ka mundësi të kthehen për 3 ditë. Ashtu bëmë! Megjithatë edhe herën e fundit që ishim, na përcollën me fjalë të ngjashme: “Që të marrim “OK!” e dhënies së informacionit, duhet të autorizohemi nga personat kompetentë, të cilët fatkeqësisht ndodhen akoma jashtë. Kështu që, për çdo gjë tjetër mund t’ju ndihmojmë, por jo për këtë çështje!”. Dhe që të jemi të qartë, hera e fundit që shkuam për t’u interesuar ishte pas disa ditësh. Donim të ishim të sigurt se ishin kthyer këta persona kompetentë, por ja që ishim gabuar. Ka mundësi të jenë akoma jashtë!!!
Hapëm faqen on-line të Kishës Ortodokse Autoqefale, me adresën www.orthodoxalbania.org. Aty gjen materiale të bollshme për të bërë edhe dossierë për historinë, rrënimin dhe ringritjen e Kishës Ortodokse, projekte për ndërtimet, por asnjë rresht dhe asnjë genplan për ndërtimin madhështor në qendër të Tiranës.
Kisha Ortodokse: Kemi hapur qindra vende pune.
“Ne, investitorët më seriozë në vend”
“Që prej vitit 1992, Kisha Orthodhokse ka organizuar një zyrë teknike që ka realizuar shumë projekte ndërtimi. Në katërmbëdhjetë vitet e fundit janë ndërtuar 90 kisha të reja, janë restauruar 80 kisha-monument kulture dhe 5 manastire, dhe janë riparuar 141 kisha. Janë ngritur më shumë se 20 ndërtesa të tjera, të reja. Për më tepër, kompleksi Akademia Theologjike ”Ngjallja e Krishtit” dhe Manastiri i Shën Vlashit janë ndërtuar në vendin e tyre historik, pranë Durrësit.
Kisha gjithashtu ka blerë dhe rinovuar ndërtesa të mëdha për Kryepiskopatën e Tiranës, Mitropolinë e Gjirokastrës dhe Shkollën e Mesme Kishtare ”Kryqi i Nderuar”. Kisha ka blerë ndërtesa për të zhvilluar edukimin shpirtëror dhe shkollor në Lushnje, Shtëpinë e Murgeshave dhe shtëpitë e pritjes në Tiranë, Korçë dhe Kavajë. Janë ndërtuar dhe blerë godina për klinika dhe kopshte në qytete të ndryshme.
Mitropolitë e Korçës dhe të Beratit janë rinovuar, po ashtu Manastiret e Ardenicës, Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, Shën Joan Vladimirit në Elbasan dhe Fjetja e Hyjlindëses në Zvërnec. Së fundi është ndërtuar kompleksi i punishteve ”Nazaret” në Tiranë, që përfshin: shtypshkronjë, punishte qirinjsh, zdrukthtari, punishte për gdhendjen e drurit, si edhe studio ikonografike, mozaiku, restaurimi.
Nëpërmjet projekteve të saj të ndërtimit, Kisha Orthodhokse është duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke hapur qindra vende pune dhe duke ndihmuar shumë firma ndërtimi dhe specialistë. Kisha Orthodhokse është konsideruar si një prej investitorëve më seriozë në vend.
Vendimet e Nanos dhe Berishës, për zgjerimin e Kishës Ortodokse
V E N D I M
Nr. 81, datë 06.02.2003
PËR SHITJE TRUALLI, KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË -
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të nenit 3 e të paragrafit të parë, të nenit 8 të Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave:
V E N D O S I:
1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i shitet trualli me sipërfaqe prej 966 m2 në qytetin e Tiranës, në pjesën lindore të pronës së kësaj kishe, sipas genplanit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Çmimi i shitjes së truallit të jetë 1 600 lekë/m2.
3. Ngarkohet Bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Fatos Nano
***
VENDIM
Nr.241, datë 23.4.2004
Për një ndryshim e shtesë në Vendimin Nr.81, datë 06.02.2003 të Këshillit të Ministrave “Për shitje trualli Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës e të neneve 3. shkronja “b” dhe 8. paragrafi i parë i Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Në Vendimin Nr.81, datë 06.02.2003 të Këshillit të Ministrave, të bëhet ky ndryshim e kjo shtesë:
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon:
“1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i shitet trualli me sipërfaqe prej 1079 m2, në pjesën lindore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtij vendimi”.
b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Të ardhurat, që realizohen nga shitja e truallit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, të derdhen në Buxhetin e Shtetit”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Kryeministri
Fatos Nano
Vendim
Nr.64, datë 01.02.2006
Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të një trualli, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të nenit 3 të Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave:
Vendosi:
1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i kalohet në pronësi, pa shpërblim, trualli me sipërfaqe 460 m2, që ndodhet në pjesën veriore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Bashkia e Tiranës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Kryeministri
Sali Berisha
Vitore Nela, Shekulli
No comments:
Post a Comment