Berlin - 18-vjeçarja afrikano-jugore me tipare mashkullore ka fituar në finalen e 200 metrave. I ati i del në mbrojtje: “Nuk kam patur kurrë dyshime rreth gjinisë së saj.”
Thashethemet që qarkullonin para fillimit të botërorit të atletikës në Berlin, kanë shpërthyer me gjithë forcën e tyre, sidomos pas finales së 800 metrave mbrëmjen e djeshme.
Thashethemet që qarkullonin para fillimit të botërorit të atletikës në Berlin, kanë shpërthyer me gjithë forcën e tyre, sidomos pas finales së 800 metrave mbrëmjen e djeshme.
A është me të vërtetë një grua Kaster Semenia? Zyrtarisht po, por tiparet, forca fizike dhe zëri, nuk e vërtetojnë versionin zyrtar. Fakti që Semenia, pas finales nuk dha konferencën e zakonshme për shtyp, ka shtuar edhe më tepër zërat në lidhje me të.
Ndërkohë, i ati, Jakob Semenia del në mbrojtje të së bijës: “Shpresoj ta lënë të qetë time bijë. E kam rritur vetë dhe nuk kam patur kurrë dyshime rreth gjinisë së saj. Ajo është një grua, këtë mund ta përsëris një milion herë,”- ka thënë i ati i atletes.
Federata Ndërkombëtare e Atletikës nuk e beson këtë dhe ka në plan të kryejë analiza për të përcaktuar identitetin gjinor të afrikanes. Por megjithatë, do të duhet një kohë e gjatë, ndoshta një muaj, për të patur përgjigjet e testeve.
*start* Rezultati ishte : hermafrodit
No comments:
Post a Comment